Muslimanët e Afrikës kërkojnë sallën e lutjes në spital

Publikuar në Jan. 19, 2018, 11:19 p.m.

"Ne jemi të gatshëm të sigurojmë dhe të mbajmë objektin tonë nëse na jepet hapësirë", thotë aktivisti social

Myslimanët në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria apeluan të hënën tek autoritetet për të detyruar një spital të madh në qytet për t'u siguruar atyre një vend lutjesh.

"Për tre vjet, ne kemi kërkuar autoriteteve që të na japin një dhomë lutjesh në Spitalin Akademik Steve Biko, por ata kanë injoruar thirrjen tonë", tha për Agjensinë Anadolu, aktivisti social Yusuf Abramxhi.

Ai tha se kishte paraqitur një ankesë në emër të muslimanëve në Komisionin për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve Kulturore Fetare dhe Gjuhësore për të arbitruar në këtë çështje.

"Ka shumë mjekë muslimanë, staf dhe pacientë që vazhdojnë të vijnë në spital, por nuk kanë vend për të kryer lutjet e tyre", tha ai. Muslimanëve u kërkohet të luten pesë herë në ditë.

Aktivisti pretendoi se të krishterëve ishte caktuar një vend lutjesh në spital. "Ne jemi të gatshëm të japim dhe të mbajmë objektin tonë nëse na jepet hapësirë", tha ai.

Ibrahim Vawdwa, një studiues në Rrjetin e Rishikimit të Medias me bazë në Johanesburg (MRN), një grup advokues mysliman, i tha Agjencisë Anadolu se muslimanëve iu ishte dhënë lehtësira për lutje në shumicën e hapësirave publike duke përfshirë aeroportet dhe ata do ta vlerësonin nëse spitali u jepte hapësirë.

Ai tha se kushtetuta e Afrikës së Jugut respektont  lirinë e adhurimit dhe muslimanët gëzonin marrëdhënie të mira me grupe të tjera besimesh në vend.

Zëdhënësi i Departamentit Provincial të Shëndetësisë, Lesemang Matuka tha se ata kishin dëgjuar për këtë çështje dhe do të komunikonin me mediat për çështjen "në kohën e duhur".

Myslimanët përbëjnë rreth 2 për qind të popullsisë 55 milionë të Afrikës së Jugut. Pavarësisht numrit të tyre, ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke përfshirë tregtinë, akademinë dhe politikën.