Izraeli nuk e liron ‘vajzën e guximshme palestineze’

Publikuar në Jan. 19, 2018, 1:10 a.m.

Është marrë vendim që ‘vajza e guximshme palestineze’, Ahed Tamimi e cila u xhirua gjerësa goditi ushtarët izraelit, të qëndroj në paraburgim deri në përfundim të çështjes në Gjykatën Ushtarake Izraelite.

Gjykata Ushtarake e Izraelit morri vendimin e saj të parë mbi Ahed Tamimin e cila në protestat e Jeruzalemit, muajin e kaluar goditi ushtarët izraelit në Bregun Perëndimor nën okupimin e Izraelit: Do të mbetet në paraburgim deri sa të përfundoj çështja gjyqësore.

Pamjet e Ahed Tamimi, vajzës e cila është marrë në paraburgim duke i’a bastisur shtëpinë pas incidentit dhe për të cilën u kërkua 10 vite burgim për 12 akuza të ndryshme, ku ajo ka goditur dy ushtarët izraelit të cilët kishin ardhur në hyrje të shtëpisë së saj, kanë zgjuar interes të madh në rrjetet sociale.

‘LIRI E SHPREHJES, JO AKTIVIZËM SOCIAL’

Gjyqtari ushtarak, major Haim Baliti hodhi poshtë kërkesën e vajzës 16 vjeqare për ‘lirim në pritje të gjykimit’. Gjyqtari ushtarak i cili tha se Gjykata e Lartë e Izraelit bazohet në mendimin se ‘liria e shprehjes nuk lejon prishjen e rendit dhe qetësisë ose përdorimin e dhunës’, deklaroi se trupi mbrojtës ka gabuar kur ‘veprimet provokative’ të Tamimisë i ka mbajtur ekuivalente me protestat e aktivizmit social.

‘DËSHMITË KUNDËR SAJ JANË SHUMË TË SIGURTA’

Baliti i cili tha se: “Ka dëshmi të sigurta kundër Tamimi”, argumentoi se ‘është një listë e gjatë lidhur me sulmet e mëparshme të vajzës ndaj Izraelit’, këtë herë ‘ka përdorur dhunë të rëndë dhe për këtë arsyje përbën rrezik.’ “Nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të urdhëroj që të mbahet në paraburim derisa të përfundoj çëdhtja gjyqësore”- tha ai, duke argumentuar se të qenurit nën moshën 18 vjeqare është një faktor që duhet të merret parasysh po nuk është alternativ për mbajtje në paraburgim.

KUSHËRIRA E LIRË, NËNA NË BURG

Njëra nga tri femrat në videon ku u goditën ushtarët izraelit, kushërira e Ahed, Nur u lirua me kusht javën e kaluar. Ndërsa, nëna e Ahed, Neriman gjendet ende në burg. Kur Ahed u morr në paraburgim, Ministri izraelit i Arsimit pati thënë se: “Do t’i përfundoj jeta në qelinë e burgut.”



Burimi : Sputnik News