Vizita e shefit ushtarak dhe të sigurisë së Turqisë Rusisë

Publikuar në Jan. 19, 2018, 12:59 a.m.

Komandanti i shtabit kryesor të forcave ushtarake turke gjenerali Hulusi Akar dhe shef i shërbimit sekret turk(MIT) Hakan Fidani kanë arritur në Moskë në të cilin do të bisedojnë me komandantit e shtabit të forcave ushtarake ruse gjeneralin Valerij Gerasimov. Takimi kryesisht do të dedikohet diskutimit për situatën aktuale në Siri, si dhe gjatë bisedimeve do të shqyrtohen edhe problemet e sigurisë rajonale dhe detajisht zhvillimi i mëtutjeshëm i ngjarjeve në Siri dhe të harmonizojnë qëndrimet e Moskës dhe Ankarasë për procesin e bisedimeve paqësore që po zhvillohen në Astana, Gjenevë dhe Soçi.

Të përkujtojmë  se  në fund të këtij muaji Rusia do të jetë nikoqire e Kongresit sirian kombëtar. Iniciues i bisedimeve për konfliktin sirian në Soçi është presidenti rus Vladimir Putini.

“Ankara është në kontaktet e afërta me Moskën lidhur me nisjen e operacionit të përbashkët në hapësirën siriane të kantonit të Afrinit. Kurdët në kantonin e Afrinit kanë lidhje të fuqishme me Rusinë dhe  gati nuk kanë fare kontakt me trupat amerikane të cilët bashkëpunojnë me forcat kurde të YPG-së në verilindje të Sirisë. Megjithatë, presidenti turk Erdogan ka paralajmëruar nisjen e fushatës kundër Kurdëve në Afrin dhe kjo nuk mund të bëhet pa lejen ruse. Në ndërkohë Ministria e punëve të jashtme turke ka publikuar deklaratën në të cilin akuzon Washingtonin se nuk i ka plotësuar premtimet e dhëna lidhur me bashkëpunimin me kurdët në Siri.

“Washingtoni nuk i ka plotësuar premtimet për Sirinë të cilët i ka dhënë Turqisë, për shkak të cilës po rritet mosbesimi i Ankarasë kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme të Turqisë Mevlut Çavushogllu.”Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë thënë se sasitë e mëdha të armëve që janë dorëzuar forcave kurde të YPG-së në Siri, pas operacioneve të zhvilluara të Rakasë do të kthehen, por kjo nuk ka ngjarë”, ka thënë Çavushogllu.

Njashtu ai ka shtuar se Washingtoni nuk e ka realizuar premtimin për tërheqjen e forcave kurde nga qyteti sirian të Manbixhit. Çavushogllu ka theksuara se Ankaraja në disa raste ka shprehur shqetësimin e saj Washingtonit. Por SHBA-të nuk ka dhënë përgjigje adekuate, për këtë mosbesimi i Turqisë ndaj SHBA-së po rritet. Arsyet e mospajtimeve aktuale në mes Ankarasë dhe Washingtonit janë për shkak të problemeve të brendshme amerikane.

Më herët ka thënë se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka planifikuar që në Siri të dislokoj forcat e sigurisë kurde nga 30.000 trupa të cilët do të ishin të vendosura në kufirin në mes kufirit të Turqisë dhe Sirisë, të cilën Turqia e ka refuzuar.

Më vonë, presidenti turk Erdogani ka thënë se” amerikanët po krijojnë në Sirinë veriore ushtrinë terroriste të cilën Ankaraja nuk do ta lejojë dhe do ta shkatërrojë”. Ashtu që vizitat e krerëve ushtarak dhe të sigurisë të Turqisë Rusisë është në vazhdën e bisedimeve për këtë dhe çështjet tjera lidhur me Sirinë, gjersa në kantonin Afrin për momentin janë duke u zhvilluar konfliktet sporadike në mes ushtrisë turke dhe forcave lokale kurde.

Edhe pse shumica kurde në kantonin e Afrinit është ër lidhjet më të fuqishme me Rusinë dhe kompromisin me Damaskun, Nuri Mahmud zëdhënësi i forcave YPG-së nga hapësirat në të cilët janë prezente forcat amerikane ka deklaruar se” heshtja e qeverisë në Damask për sulmet turke është dëshmi e këmbimit të Idlibit për Afrinin, ashtu sikurse ka ndodhur me Alepin”.



Burimi : Logično