Hafizi maroken fiton çmimin e parë në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në Kartum, Sudan

Publikuar në Jan. 19, 2018, 12:47 a.m.

Fituesit e edicionit të 9-të të Garave Kur’anore Ndërkombëtar në Sudan u ndanë në ceremoninë e mbylljes të shtunën në mbrëmje.
Juria njoftoi se Ahmed Abdul Wahhab Ashiri nga Maroku doli i pari në gara,
I dyti ishte Muhammed Ahmed nga Sudani dhe në vendin e tretë doli  Salim Abdullah Alim nga Libia.
Tre fituesit e parë fituan çmime në para prej 40,000, $  30,000 dhe  25,000, respektivisht.
Përfaqësuesit nga Nigeria, Kenia, Mauritania, Siria, Irani, Sudani dhe Bangladeshi zunë erdhën vendin e katërt deri në të dhjetën.
Anëtarët e panelit të gjyqtarëve u nderuan gjithashtu në ceremoninë e mbylljes.
Shefi i panelit Shejh Abdul Rashid Sufi nga Katari, në një fjalim, lavdëroi përparimin e bërë në këto në vitet e fundit dhe falënderoi popullin sudanez për mikpritjen e tyre.
Raundi kryesor i edicionit të 9-të të Garave Kur’anore Ndërkombëtare është zhvilluar në kryeqytetin sudanez, Kartum të Sudanit  që nga e marta.
Më shumë se 70 hafizë të Kur'anit nga 51 shtete konkuruan për çmimin e lartë.
Irani u përfaqësua në ngjarjen ndërkombëtare nga mësuesi i Kur'anit Muhammed Rasul Takbiri.



Burimi : IQNA