Ajetullah Hamenei: ‘Gabimi i padiskutueshëm’ nga SHBA-ja për Jeruzalemin ështëi kotë

Publikuar në Jan. 19, 2018, 12:27 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Hamenei është shprehur se SHBA-ja i ka kaluar kufinjtë e saj me njohjen e Jeruzalemit (el-Kudsit) si “kryeqytet” të Izraelit dhe me planifikimin e transferimit të ambasadës atje, duke shtuar se masat e marra janë të pavlefshme.

Ajetullah Hamenei ka shprehur kritikat e tij ditën e martë në Teheran gjatë një takimi që ka zhvilluar me pjesëmarrësit në Sesionin e 13 të Konferencës të Bashkimit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Ajetullah Hamenei i ka përshkruar këto vendime të fundit të administratës së SHBA-së në lidhje me Jeruzalemin si ‘në gabim të padiskutueshëm’ dhe është shprehur se “ata nuk do të mund të vënë në zbatim këtë vendim dhe se përpjekjet e tyre nuk do të japin rezultate.”

Në 6 dhjetor të vitit që lamë pas, presidenti amerikan, Donald Trump duke anashkaluar paralajmërimet globale u shpreh se Washingtoni njeh në formë zyrtare Jeruzalem el-Kudsin si “kryeqytetin” e Izraelin dhe se do të procedohej me transferimin e ambasadës amerikanë në qytetin e pushtuar duke hedhur poshtë një politikë amerikane të ndjekur prej dekadash.

Kjo deklaratë e Trumpit ka krijuar dallgë shoku në gjithë botën myslimane dhe madje ka detyruar edhe aleatët perëndimorë të Amerikës që të paralajmërojëWashingtonin se një vendim i këtillë do të sjellë kaos në rajon.

Gjithashtu, ajetullah Hamenei është shprehur se çështja palestineze konsiston në një prej çështjeve më të rëndësishme në botën myslimane dhe shtoi se “në çështjen palestineze kanë ndodhur tre incidente kryesore ‘pushtimi i territoreve’, ‘dëbimi mosim i miliona njerëzve’ dhe ‘masakra dhe krime të tmerrshme kundër njerëzimit’.”

Lideri u shpreh se veprime të këtilla të shtypjes së një populli nuk kanë ndodhur asnjëherë kundrejt ndonjë kombi.

Udhëheqësi ka theksuar rëndësinë e kundërshtimit të “komplotit të heshtjes”i cili ka për qëllim qëtë lërë në harresë disa nga çështjet më të rëndësishme të botës myslimane, veçanërisht çështjen palestineze.

Ajetullah Hamenei i ka bërë thirrje shteteve myslimane që të kundërshtojnë ‘perandorinë e propagandës së rrezikshme dhe të tmerrshme perëndimore’, për të cilën udhëheqësi është shprehur se kryesohet nga zionistët.

Ajetullah Hamenei, gjithashtu ka paralajmëruar se çështja e rëndësishme e Palestinë është duke u injruar tërësisht nga komuniteti ndërkombëtar.

Udhëheqësi ka vënë theksin në faktin se tani ka ardhur koha që bota myslimane të luaj një rol në ‘çështjet më të rëndësishme dhe më thelbësore’ dhe në në këtë mënyrë të mund të parandalojë ripërsëritjen e situatës së ‘një eksperience të hidhur të dekadave të fundit të dominimit të disa fuqive dhe të efekteve të tyre afatgjate.’

Udhëheqësi u bëri thirrje vendeve myslimane qëtë jenë mëtë qarta dhe drejtpërdrejta ndaj çështjeve themelore të botës myslimane, në mënyrë që të jenë në gjendje të kenë ndikueshmërinë e tyre në opinionin publik dhe të mund tëvendosin trende.

Ajetullah Hamenei ka theksuar rëndësinë e “unitetit në botën myslimane” dhe është shprehur se uniteti dhe bashkimi në botën myslimane, që gëzon lehtësira të mëdha dhe të shumta dhe një pozicion shumë të rëndësishëm global mund të përgatisë terrenin për formimin e një “fuqie të madhe dhe me ndikueshmëri”.

Udhëheqësi ka shtuar se shtetet myslimane nuk duhet t’i tolerojnë konfliktet, luftrat dhe derdhjen e gjakut të cilat janë kauzat kryesore të SHBA-së dhe zionistëve për të krijuar një parajsë të sigurtë për regjimin zionist.

Për të vazhduar më tej, Ajetullah Hamenei ka vënë në dukje pretendimin e SHBA në lidhje membrojtjen e të drejtave të njeriut dhe është shprehur se presidenti aktual i SHBA-së po deklaron haptazi qëndrimet e vendit të tij “në mënyrë shumë të zhveshur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Udhëheqësi i ka bërë thirrje vendeve myslimane që të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e krizave në Jemen dhe Bahrein, pasi edhe këto çështje përbëjnë  ndër çështjet më të rëndësishme të botës myslimane.

Më tej, Ajetullah Hamenei është shprehur se shteti iranian ka arritur që t’i bëjë ballë luftës ekonomike të armikut kundër Republikës Islamike duke përfshirë këtu edhe sanksioneve nëpërmjet rezistencës së tij.



Burimi : Press TV