Nesër përcaktohet fati i Gjykatës Speciale !

Publikuar në Jan. 18, 2018, 3:47 a.m.

Të mërkurën do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite të Kryesisë së Kuvendit ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës. Deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend, shkruan sot Gazeta Zëri

Java e tretë e janarit pritet ta përcaktojë fatin e Gjykatës Speciale. Pas dy ditësh (të mërkurën), kur edhe pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës.

Pavarësisht kësaj, nga Kryesia e Kuvendit nuk kanë dhënë detaje rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se ende nuk e dinë saktë se çka përmban rendi i ditës.

Ndërkohë, deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales (22 dhjetor) thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend.