U vra Oliver Ivanoviqi në Mitrovicë

Publikuar në Jan. 16, 2018, 11:15 p.m.

Kryetari i iniciativës qytetare”Serbia, demokracia, drejtësia” si dhe lideri serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është vrarë në mëngjes në Mitrovicë para zyrave të partisë. Vrasja e tij  e ka shokuar rajonin, ndërsa me rastin e vrasjes së tij presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka thirr mbledhjen urgjente të Këshillit për sigurinë nacionale. Oliver Ivanoviqi i vrarë, me 28 shtator të vitit të kaluar ka dhënë intervistë për javoren serbe Vreme me ç’rast e ka përshkruar situatën në Kosovë. Ndjenjë e pabesueshme e kërcënimit dhe frikës është tek populli. Prej 100 njerëzve me të cilin kam biseduar gjatë javëve të para në liri, nuk ka asnjë i cili nuk e ka shtruar çështjen e sigurisë. Që të kuptohemi: ata njerëz nuk frikësohen nga shqiptarët, por nga serbët, kabadahitë lokal dhe kriminelëve të cilët voziten me xhipat pa tabela. Droga po shitet në çdo qosh, çdo prind  ka frikë .

Ka pas edhe para kësaj, por jo në këtë masë dhe njerëzit nuk janë sjell me arrogancë sikurse tani. Policia vështron por nuk reagon, ashtu që qytetarët ndihen të pambrojtur, edhe pse në policinë kosovare në veri të vendit të gjithë janë njerëzit tanë, do të thotë serb. Disa prej tyre janë policë me përvojë të cilët më herët kanë punuar për MPB të Serbisë, por edhe ata nuk ndërmarrin kurrgjë, ka thënë Ivanoviqi.

Atij gjatë verës i është djegur automobili kur ka paralajmëruar se do të kandidojë për kryetar, ndërsa i është djegur vetura edhe doktorit Dragisha Miloviqit me të cilin ka biseduar për përpilimin e listës së përbashkët. Ka qenë e mjaftueshme  për të na parë disa herë se si bisedojmë. Këto janë strukturat kriminele tona të lidhura me politikën tek të cilët mbretëron panik nga kandidatura jonë. Për dikë i cili ka infrastrukturë dhe  disponon me shumë të madhe parash dhe ka mbështetjen e qeverisë së Serbisë, partia jonë e vogël nuk do të duhej të paraqes problem. Ata megjithatë, e dijnë se çfarë mendon populli për ata dhe frikësohen se do të humbin në rast se qytetarët kanë alternativë tjetër. Në  zgjedhjet e kaluara lokale alternativë nuk ka pas, pasi që unë isha në burg, ndërsa Miloviqi nuk ka kandiduar. Tani ata janë në panikë, ka deklaruar në atë intervistë Ivanoviqi i vrarë.



Burimi : Vreme