Demirtash: Ajo çfarë Erdoğani do të dëshiroj më së shumti është paraqitja e vetëm një personi tjetër si kandidat përball tij

Publikuar në Jan. 16, 2018, 10:56 p.m.

Lidhur me deklaratën e tij për rizgjedhjen e Gül si kandidat për president, Demirtash tha se: “Alternativa e një personi të vetëm nuk mund të radhitet prap prapa një njeriu tjetër të vetëm.” Lidhur me kandidaturën e tij, Demirtash theksoi se: “Nuk mund të jetë kandidat për ndonjë gjë tjetër, përveq se për sakrifikim për popullin, luftën, demokracinë dhe paqen.

Bashkëkryetari i Partisë Demokratike Popullore(HDP), Selahetin Demirtash i cili ishte i burgosur rreth 14 muaj në Institucionin e Ekzekutimeve të Dënimeve të Tipit F, në Edirne, i’u përgjigj përmes avokatëve, pyetjeve të Çağrı Sarı nga gazeta Evrensel. Deklaratat e Demirtash janë si më poshtë:

•(Në pyetjen nëse ish presidenti Abdullah Gül do të bëhet kandidat për Presidencën) Z.Gül do të vendos vet se çfarë do të bëjë. Detyra jonë nuk është të fusim popullin brenda këtyre pritjeve të tilla avanturiere. Opozita duke siguruar njësinë më të gjerë demokratike duhet të shkoj në zgjedhje duke formuar një struktur kolektive.Alternativa e një njeriu të vetëm nuk mund të radhitet prap prapa një njeriu tjetër të vetëm. Alternativa e mentalitetit të presidentit Regjep Tajip Erdogan është fuqia e madhe e demokracisë që vjen në emërtimin e demokracisë së seksioneve të ndryshme të popullsisë.Dhe këtë fuqi nuk mund t’a përfaqësoj një person i vetëm. Të jeni të sigurt se ajo çfarë Erdogani dëshiron më së shumti është shfaqja e vetëm një personi tjetër si kundërshtar. Sepse në këtë çështje atij nuk mund të ja kaloj askush, këtë e din edhe ai mirë.Ndoshta do të jetë vetëm një kandidat i opozitës, por në të drejtën e fushatës zgjedhore të këtij personi nuk ka asnjë penges ligjore në koordinimin me përfaqësuesit e seksioneve të ndryshme dhe ekzekutimin në mënyrë të barabartë.Nëse fiton kandidati i opozitës (të paktën në raundin e dytë), nuk ka asnjë penges përpara mentalitetit të qeverisjes kolektive dhe delegimit të të gjitha këtyre grupeve të ndryshme në qeverisje.

•(Lidhur me deklaratën se nuk do të bëhet përsëri kandidat pë Bashkëkryesin e HDP-së) Natyrisht, rolin dominues si shtytës kryesor në të gjitha vendimet që kamë marrë dhe do të marrë, e luan mendimi për mbrojtjen e luftës dhe partisë sime. Unë nuk i lë vetëm HDP-në dhe popullin tim në këtë periudhë të vështirë. Sigurisht që nuk marrë vendim që t’a braktis luftën. Turqia ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve më gjithëpërfshirëse politike-gjyqësore-fizike të historisë politike, por megjithatë nuk duhet të shqetësohemi, unë nuk brengosem për asgjë tjetër përveq se si mund t’a rrisim edhe më shumë një parti e cila qëndron e fortë në këmbë.

•Këtë duhet t’a kuptojnë mirë të gjithë: HDP nuk mund të jetë parti e një personi të vetëm. Këtë nuk e lejon as modeli, as mekanizmat vendimmarrës, as parimet, as bazat organizative. Le t’a ëndërrojë apo tentoj kushdo këtë gjë.Për këtë arsye, nuk ka rrezik të tillë për HDP-në sepse në parti ka një numër të madh të valvulave të sigurisë.

•Edhe kur kam qenë i burgosur, përgjegjësitë e parë të mungesave dhe dështimeve që ka përjetuar HDP janë bashkëkryetarët e përgjithshëm, dhe unë jam njëri prej tyre.Si mund të ishte qëndrim moral-politik kur sikur të mos kishte asnjë munges, gabim apo dështim, të them “jam një kandidat”, vetëm pse jam i arrestuar. Do të përpiqëm të bëjë vetkritikë të gjerë me shkrim në Kongres, brenda mundësive.

•(Lidhur me pyetjen “A mund të pregatiteni për Kandidaturën e presidentit në zgjedhjet e vitit 2019, në qoftë se ndalimi politik nuk vjen) Unë jam kandidat vullnetar i sakrificave për popullin tim dhe për luftë, për demokraci dhe për paqe. Unë nuk kam qenë dhe nuk do të bëhem kandidat për ndonjë gjë tjetër përveq se për këtë. Prandaj, nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pregatitje të tillë. Përderisa kushtet, lufta, nevojat dhe zhvillimet politike ndryshojnë dhe përparojnë kaq shpejt, nuk është e drejtë të marrë vendime të tilla për veten time.Qeverisja e HDP-së do të bëjë vlerësimin e nevojshëm për komitetet kompetente në konsultim me publikun për këtë çështje.Nuk është e drejtë të dal dhe të flas pa u bërë këto diskutime në HDP. Por duhet të dihet se unë nuk po pregatitëm i vetëm për Kandidaturën e Presidencës.

•(Lidhur me largimin nga detyra të Kryetarit të Komunës së Beshiktashiit , Murat Hazinedar pas Kryetarit të Komunës së Atashehir, Batall Izgeldi) Qeveria nuk është shembulli i parë i mosrespektimit të vullnetit të popullit, të jeni të sigurtë se nuk do të jetë as shembulli i fundit. Duke i asgjësuar dhe absurdituar termet si zgjedhje, vullnet i popullit, dhe demokraci, AKP po pregatit popullin dhe shtetin si nga pikëpamja socio-psikologjike si nga ajo politike, për një regjim me vetëm një person.Për këtë arsye, ndërhyrjet e tilla nuk duhet të normalizohen. Edhe me kujdestarët e emëruar në mënyr ilegale në komunat e DBP(Partia e Rajoneve Demokratike), edhe me prokurorët e arrestuar u përpoq të arrihet ky qëllim



Burimi : Sputnik News