Koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-së: Po formojmë ‘Forcat e Sigurisë Kufitare’ prej 30 mijë njerëzve

Publikuar në Jan. 15, 2018, 11:30 p.m.

Koalicioni po formon së bashku me DSG-në (Forcat Demokratike të Sirisë) një forcë të re prej 30 mijë njerëz, në kufijtë e Sirisë me Turqinë dhe Irakun. “Koalicioni po punon për të formuar një forcë të re të sigurisë kufitare në Siri, së bashku me DSG-në.”- tha zëdhënësi kolonel Thomas Veale.

Është raportuar se Siria ka filluar të formoj “Forcën e Sigurisë Kufitare” në rajonet nën kontrollin e SHBA-së, e cila nuk tërhiqet pavarësisht nga fitorja kundër ISIS-it

’15 MIJËSHI DO TË PËRBËHET NGA LUFTARËT MË ME PËRVOJË TË DSG-SË’

Faqja The Defence Post njoftoi se koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-së tashmë ka formuar një forcë të re të sigurisë në kufijtë e Sirisë me Turqinë dhe Irakun. Zëdhënës koloneli, Veale tha se kjo forcë prej 30 mijë njerëzve do të veproj nën udhëheqjen e DSG-së (Forcës Demokratike të Sirisë) dhe se gjysma e saj do të përbëhet nga luftëtarët më me përvoj të DSG-së.

‘NË KLASËN E PARË PO ARSIMOHEN 230 PERSONA’

Zëdhënës koloneli, Thomas Veale tha se: “Koalicioni po punon me Forcat Demokratike të Sirisë për të formuar një Forcë të re të Sigurisë Kufitare të Sirisë dhe për t’a arsimuar atë forcë. Në klasën e parë të hapur po arsimohen rreth 230 persona. Qëllimi ynë është të krijojmë një fuqi prej rreth 30 mijë njerëz.”

‘LUGINA EUFRAT DHE KUFIJTË IRAK-TURQI

Koloneli Veale i cili njoftoi se Forca e Sigurisē Kufitare do të vendoset në vendet rreth Lumit Eufrat dhe në zonat kufitare me Irakun dhe Turqinë, tregoi se kjo forcë do të përcaktoj përbërjen etnike dhe gjinore në bazë të popullsisë që shërben, se kurdët do të shërbejnë më tepër në veri të Sirisë dhe do të formojnë pika kontrolli gjatë kufirit 820 km me Turqinë dhe se arabët do të shërbejnë më tepër në kufirin e Luginës Eufrat dhe Irakut. Po ashtu tha se ata nuk përdorën termin Ushtria e Veriut.

‘KRIZA E RE ME SHBA-NË’

Ankaraja e sheh PYD(Lëvizja Politike e Kurdëve) / YPG(Krahu i Armatosur i PYD-së) që e përbën shtyllën kurrizore të DSG-së, si një degë të PKK-së(Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), në Siri. Agjencia Anadolli lëshoi një raport ku tha se ‘Pentagoni dhe Cia kishin trajnuar YPG-në nën emrin e Ushtrisë së Veriut. Të enjtën, Ministria që e thirri të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane në Ankara, Filip Kosnet, pati përhap diplomata amerikane kundër mundësis së ‘patrollimit të YPG-së në kufijtë me Turqinë’. Duke folur për Reuters, pas deklaratës për koalicion, zyrtari i lartë turk konfirmoi se ndër arsyet për thirrjen e Kosnet më Ministri ishte ‘Forca e Sigurisë Kufitare’. Zëdhënësi i shtypit i koalicionit konfirmoi për Reuters lajmin e The Defence Post.



Burimi : Sputnik News