Trump e zgjatë ‘për herë të fundit’ marrëveshjen bërthamore me Iranin

Publikuar në Jan. 14, 2018, 1:52 a.m.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur të vazhdojë marrëveshjen bërthamore me Iranin, në listën e zezë shtoi edhe 14 iranian të rinj si dhe institucione.

Presidenti Donald Trump ka vendosur ta vazhdojë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar nga paraardhësi i tij, Barak Obama me Iranin. Edhe pse Trump i cili deri më sot solli kritika të ashpëra ndaj marrëveshjes, ka vendosur ta zgjasë atë, në list u shtuan edhe 14 iranian të rinjë si dhe institucione. Trump nuk i ka lidhur sanksionet ndaj Iranit por brenda një muaji do të kërkoj nga Kongresi që të forcoj marrëveshjen.

PËRJASHTIMI I SANKSIONEVE U ZGJAT PËR 120 DITË

Zyrtarët amerikan njoftuan në telekonferencë për anëtarët e shtypit se Shtëpia e Bardhë e ka zgjatur vendimin për marrëveshjen bërthamore. Zyrtarët të cilët raportuan se SHBA-ja nuk do të prish marrëdhëniet për snaksionet e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 në mes të Iranit dhe grupit P5+1 (SHBA, Angli, Kinë, Francë, Rusi dhe Gjermani) kanë shtuar se përjashtimi i sanksioneve është zgjatur 120 ditë.

Duke folur me kusht që emri i tij mos të zbulohet, një zyrtar tha: “Nëse nuk arrinë në marrëveshje, ky do të jetë vendimi i fundit për zgjatje i Trump-it.”

NË KRYE TË LISTËS ËSHTË VËLLAU I KRYETARIT TË KËSHILLIT IRANIAN

Sipas lajmit të Xhansu Çamlibel, nga gazeta Hurriyet, në krye të listës së zezë së Trumpit qëndron vëllau i kryetarit të këshillit iranian, Ali Larijani. Sadik Larijani, emri i të cilit gjendet në krye gjykimit iranian, akuzohet nga SHBA-të për ‘keqtrajtim të qytetarëve iranian dhe shkelje të të drejtave të njeriut’.

Në listën e zezë që ka deklaruar sot Irani, ekzistojnë edhe njësitë e Rojeve Revolucionare Islamike të Iranit për luftën elektronike dhe kibernetike.

‘NJË MESAZH I FUQISHËM’

Një zyrtar e lartë nën menagjimin e Trump, i cili dha informacion para njoftimit zyrtar, tha duke i’u referuar Sadik Larijanit: “Lista e sotme shkon deri në krye të regjimit iranian, dhe kështu dërgon një mesazh të fuqishëm se SHBA-ja nuk do të toleroj shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në vend.”

Zyrtari i lartë tha gjithashtu se në javët e fundit “regjimi i ashpër ndaj protestuesve në Iran është një dëshmi e mjaftueshme e veprimtarive ‘keqdashëse’ të kryera nga regjimi iranian.”

Njoftoi se edhe Bashkimi Evropian e ka mbështetur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe e ftoi Trumpin për ‘pajtim me marrëveshjen bërthamore’. Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë , Francës dhe Anglisë të cilët u takuan me homologët e tyre iranian në Bruksel, konfirmuan pajtimin e Iranit për marrëveshjen bërthamore dhe kërkuan miratimin e Trump-it.



Burimi : Sputnik News