Putin: Ne e dimë çfarë qëndron prapa sulmit ndaj bazave tona në Siri, nuk ka lidhje me Turqinë

Publikuar në Jan. 12, 2018, 11:11 p.m.

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke theksuar se e dinë se cilat vende qëndrojnë prapa sulmeve mbi bazat ruse, Hmeymim dhe Tartus në Siri, tha se: “Kjo nuk është Turqia.”

Putin i cili tha se sot zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Regjep Tajip Erdogan shtoi se: “As ushtria , as qeverria turke nuk kan asnjë lidhje me tentimet për të sulmuar bazat ushtarake të Rusisë në Siri.”

‘KËTË SITUAT E BISEDUAM EDHE ME ERDOGANIN’

Putin i cili në intervistën me udhëheqësit e shtypit rus dhe agjensisë së lajmeve i’u përgjigj pyetjeve se si do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, sulmet ndaj bazave ruse, Hmeymim dhe Tartus në Siri, tha se: “Para se të hy në këtë sallë, e zhvillovaa një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Regjep Tajip Erdogan. Ne biseduam edhe për këtë situatë.”

‘TURQIA NUK I KA FORMUAR ENDE PIKAT E KONTROLLIT NË IDLIB, POR KJO NUK ËSHTË ASPAK E LEHTË’

Kreu rus shtoi se: “Jam i sigurt, as ushtria as qeveria turke nuk kan ndonjë lidhje me këtë incident. Po, me të vërtet Turqia duhet t’a kontrollojë këtë pjesë të Idlibit. Por t’a them të drejtën, as ne nuk mund t’i kontrollojmë gjithmonë rajonet për të cilat jemi përgjegjës. As partnerët turq nuk mund t’a bëjnë këtë gjithmonë. Situata është shumë e vështirë. Ata duhet t’i formojnë atje pikat e kontrollit, këtë nuk e kan bërë ende dhe nuk është fare e lehtë për t’u bërë.”

‘TENTIMET PËR SULM KAN PËR QËLLIM PRISHJEN E MARRËDHËNIEVE ME PARTNERËT TANË’

Putin i cili vuri në dukje se tentimi për sulm me dronë ndaj bazës Hmeynin, kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve me partnerët tanë, përfshirë edhe Turqinë, tha se dronët e përdorur në sulmet ndaj bazave ruse në Siri, u maskuan me qëllim për t’u treguar si ‘punë dore’.

Putin gjithashtu vuri në dukje se sulmet mbi bazat Hmeynin dhe Tartus ishin planifikuar me kujdes të madh.

‘E DIMË EDHE SA PARA I’U KANË PAGUAR TË TJERËVE’

Lideri rus i cili theksoi se ata e dinë se cilat vende organizuan këto provokime, shtoi se: “Ne gjithashtu e dimë se sa kanë paguar për këtë provokim.”

Në deklaratën lidhur me sulmet me dronë ndaj bazave Hmeymim dhe Tartus në Siri, Rusia kishe deklaruar se sulmuesit duhet të kenë qenë të trajnuar jashtë vendit.

Rusia njoftoi gjithashtu se gjatë sulmit, avioni spiun amerikan po fluturonte mes dy bazave.



Burimi : Sputnik News