Kryetari i MOSSAD: Kemi sy dhe veshë në protestat në Iran

Publikuar në Jan. 12, 2018, 12:46 a.m.

Kryetari i Shërbimit të Inteligjencës së Izraelit, MOSSAD, Yossi Kohen tha se do të jetë i kënaqur për një revolucion në Iran, por duhet t’i mbajë pritshmëritē e arsyeshme. “Kemi sy dhe veshë në Iran.”- tha Kohen.

Sipas një lajmi në gazetën e Izralit, Haaretz, Kohen tha në një fjalim se ai po vlerëson protestat e fundit në Iran.

‘ARSYE ËSHTË MOSPËRMBUSHJA E PRITJEVE EKONOMIKE’

Kohen, i cili përdori shprehjen “Izraeli ka sy dhe veshë në Iran”, argumentoi se protestat e fundit në vend rrjedhin nga dështimi i presidentit iranian, Hasan Ruhani, për të përmbushur pritjet ekonomike të popullit.

‘PRITSHMËRITË DUHËT T’I MBAJMË TË ARSYESHME’

Kohen i cili deklaroi se dëshiron t’a shoh një revolucion në Iran, por se duhet t’i mbajë pritshmëritë e arsyeshme, theksoi se pavarësisht nga kushtet ekonomike që i shtyjnë njerëzit në rrugë, këta protestues u përballën me forcat opozitare.

KA NDRYSHUAR POLITIKA E SHBA-SË PËR IRANIN

Shefi i MOSSAD, Kohen i cili është shprehur se “Tahrani ka shpenzuar më shumë para për sigurinë për të realizuar qëllimet e saj në Lindjen e Mesme”, vuri në dukje se qëndrimi i SHBA-së për Lindjen e Mesme ka ndryshuar me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet.

‘DO T’A NDRYSHOJMË DREJTIMIN E NDIKIMIT IRANIAN’

Kohen tha se: “Në politikat amerikane ne shohim ndryshime të cilat i marrin më seriozisht interesat e sigurisë së Izraelit dhe kjo gjendje do të na ndihmojë në ndryshimin e drejtimit të ndikimit iranian.”

‘BASHKËPUNIMI YNË ME SHBA-NË ËSHTË NË GJENDJE TË MIRË’

Duke i’u referuar marrëdhënieve të Izraelit me SHBA-në, Kohen tha se: “Bashkëpunimi ynë me SHBA-në është në gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe po vazhdon të përmirësohet. Gjatë vitit të kaluar, politika amerikane ka ndryshuar dhe ne kemi filluar të shohim ndryshime rrënjësore në kuptimin amerikan në lidhje me kërcënimet strategjike.

Protestat që filluan me 28 dhjetor 2017, në qytetin Meshhed të Iranit u përhapen edhe në shumë qytete si Tahran, Kirmanshah, Senendeç, Zencan, Shiraz, Kum, Ahvaz, Zahidan, Erak dhe Hurrem Abad, dhe në to humbën jetën mbi 20 njerëz.

 



Burimi : Sputnik News