Ndërroi jetë arabi saudit në moshën 147 vjeçare

Publikuar në Jan. 10, 2018, 9:14 a.m.

Imami saudit Ali bin Muhamed bin Marii el Alkami. i cili ka shërbyer në një xhami të rajonit saudit, ka ndërruar jetë në Abha gjatë vikendit të kaluar në moshën 147 vjeçare, transmetuan mediat saudite. Sauditi më i vjetër arab ka pas ushqimin e veçantë dhe nuk ka pas qejf udhëtimin me automjete, ashtu që për të kryer haxhin në Meke ka ecur në këmbë. Ka pas 38 vjet kur mbreti  saudit Abdylaziz bin Saud ka shpall rajonin e Asirit pjesë përbërëse të Arabisë Saudite.

Në intervistën e dhënë para disa vitesh  për gazetën saudite El-Vatan ka thënë se kurrë nuk ka ngrënë në restorant, dhe ushqim që përmban sheqer. Njashtu ka shtuar se kurrë nuk ka qenë në spital, bile edhe në ditët  e thella të pleqërisë. Kur e kanë pyetur për  rutinën e përditshme, el Alkami ka thënë se gjithmonë ka fjetur pas namazit të jacisë dhe zgjohej dy orë para namazit të sabahut për të lexuar Kur’anin.

Bile edhe pasi i ka mbush 100 vite, el Alkami rregullisht ka shkuar në namazin e xhumasë në xhaminë lokale të tij duke ec 4 km. Jahja el Alkami anëtar i familjes së tij ka deklaruar për el Arabinë se imami Ali el Alkami ka ngrënë ushqimin e prodhuar në fermën e vet, drithërat organike, grurë, misër, elb dhe mjaltë, sikurse edhe mishin e freskët të kafshëve shtëpiak të fermës, dhe kurrë nuk ka ngrënë ushqim gjatë festave dhe ceremonive të ndryshme, si dhe ushqimin e ngrirë. Jahja el Alkami ka thënë se ai kurrë nuk ka lënë pas dore leximin e Kur’anit dhe ishte i varur nga ecja.

Ka pas një djalë i cili i ka vdekur, si dhe një vajzë. Ka thënë para vdekjes së tij:” Në të kaluarën jeta ishte më e bukur. Tani, njerëzit dhe gjërat janë më ndryshe. Askush nuk ka mbetur nga gjenerata ime, dhe se ndihej i vetmuar”. Para ca kohësh ka përjetuar goditje në tru dhe si pasoj e kësaj ka ndërruar jetë. Shpirti i tij rahmet pastë!



Burimi : Islambosna