Sytë dhe veshët e Izraelit të orientuara drejt Iranit

Publikuar në Jan. 10, 2018, 9:12 a.m.

Izraeli ka “sytë dhe veshë” në Iran, ka deklaruar të martën shefi i shërbimit sekret izraelit,Mossad.”Izraeli  me kujdes e përcjell situatën në Iran. Kemi sytë, veshë dhe diç më tepër brenda Iranit”, ka thënë Yossi Cohen në takimin e mbyllur në ministrinë e financave, transmetoi radioja izraelite.

Duke folur për protestat në atë shtet, ai ka thënës se qytetarët iranian protestojnë për shkak të problemeve ekonomike, pasi që ”përkundër pritjeve të mëdha nga presidenti i popullarizuar Hasan Ruhanit, ai nuk ka arrit të përmirësojë gjendjen ekonomike për pjesën më të madhe të popullatës së vendit”. Coheni ka shtuar se”realiteti i shtynë njerëzit në rrugë, por pritjet duhet zvogëluar”.

“Unë do të doja të shoh revolucionin, por demonstruesit janë të përballur me forcat e fuqishme kundërshtare. Në ndërkohë, ne shohim se Irani po shpenzon shumë më tepër në sigurinë e vendit, për të realizuar aspiratat e veta për zgjerimin e ndikimit të tij përgjatë Lindjes së Afërt”, ka thënë shefi i Mossadit.

Coheni ka thënë se trazirat aktuale në Iran” me siguri nuk do të mund të rrëzojnë regjimin aktual. Do të isha i lumtur të shoh revolucionin shoqëror në Iran, kjo është diç që mund të ndodh në ardhmëri”, ka thënë ai.



Burimi : Islambosna