U dënua “Kasapi i Bosnjës” i cili bëri masakër ndaj muslimanëve nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara

Publikuar në Jan. 10, 2018, 9:08 a.m.

Dënimi i Gjykatës së Hagës për ish-komandantin serbo-boshnjak Ratko Mladiç, i cili u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat e ngritura kundër tij, përfshi gjenocidin dhe krime ndaj njerëzimit gjatë luftës së Bosnjës në vitet ’90, është burg i përjetshëm.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mladic u dënua për masakrën e mëse 8.000 boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë në 1995 dhe rrethimin e Sarajevës ku mëse 10.000 persona humbën jetën. 74-vjeçari u përjashtua nga salla e gjykatës pak para shpalljes së vendimit të shumëpritur, për shkak se kishte ngritur zërin ndaj gjyqtarëve. Këta të fundit refuzuan kërkesën nga avokati i Mladic për shtyrjen e seancës për çështje shëndetësore.

Nëna të burrave dhe djemve të masakruar gjatë gjenocidit në Srebrenicë ndoqën dënimin me burgim të përjetshëm të gjeneralit serb të Bosnjes Ratko Mlladic, nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.  Familjarë që humbën të dashurit e tyre në masakrën e Srebrenicës thanë se nuk mund të gjindet një dënim i përshtatshëm për ish-komandantin serb Ratko Mladic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, nën akuzat për gjenocid në Luftën e Bosnjes, por ata shtuan se drejtësia u vu në vend.

 Burrat dhe familjarët e grave boshnjake u vranë kur forcat serbe të Bosnjes, nën komandën e gjeneralit Mladic, morën kontrollin e rajonit të Srebrenicës që ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, në 11 korrik të vitit 1995. Ata i ndanë gratë nga burrat dhe masakruan rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë brenda vetëm disa ditësh. Kjo ishte masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë rrethimit më shumë se 3-vjeçar të Sarajevës, ku vdiqën rreth 14 mijë vetë, i udhëzonte personalisht snajperistët si të qëllonin mbi civilët. Ishte një nga organizatorët e “Masakrës së Srebrenicës”, ku 8.000 djem dhe burra myslimanë u vranë me gjakftohtësi, në një zonë që duhej të ishte nën mbrojtjen e OKB-së. “Fjala ‘njeri’ nuk përdoret dot për Mladiçin”, pati thënë dikur gjenerali i tërhequr prej ushtrisë boshnjake, Jovan Divjak. Për shumë njerëz nacionalisti i tërbuar që e shihte veten si hakmarrësin e serbëve për sundimin qindravjeçar të turqve në Ballkan edhe kalbjen në burg e ka pak.