Fëmijët hafizë të Kur'anit u nderuan në Indonezi

Publikuar në Jan. 10, 2018, 9:07 a.m.

Një numër fëmijësh që kanë arritur të mësojnë përmendësh pjesë të Kur’anit u nderuan në një ceremoni të mbajtur në Xhakarta, Indonezi.

Ceremonia u organizua nga dega e Indonezisë e Qendrës Dar-ol-Kur'an lidhur me Astanin (Kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë të Imam Husseinit (a.s.), njoftoi agjencia e lajmeve Kafa.

Muhammed Bakir al-Mansouri, kreu i degës, tha se familjet e hafizëve të  Kur'anit dhe një numër i të ftuarëve , përfshirë Shejh  Abdul Mexhid Hakim Elahi, drejtor i Qendrës Islamike Kulturore  Xhakarta dhe Sejjid Hussein Shihab, drejtor i Seminarit Khatam Nabiyin të Indonezisë, morën pjesë në ceremoni.

Tridhjetë e pesë djem dhe vajza që kanë mësuar përmendësh një deri në 12 xhyza (pjesë) të Kur'anit, u nderuan në këtë eveniment.

Duke folur në ceremoni, Shejhu Hakim Elahi lavdëroi degën e qendrës Dar-ul-Kur'an për rolin e saj në promovimin e aktiviteteve Kur'anore në Indonezi.

Dega, e cila u themelua në Xhakarta tre vjet më parë, ka organizuar programe dhe aktivitete të ndryshme Kur'anore prej atëherë.

Më shumë se 200 djem dhe vajza indoneziane e kanë mësuar përmendësh Kur'anin duke ndjekur kurset e organizuara nga dega.



Burimi : IQNA