Ruhani: Askush nuk është i pakritikueshëm

Publikuar në Jan. 8, 2018, 11:50 p.m.

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani ka theksuar se të gjithë zyrtarët në vendin e tij pa përjashtim mund të kritikohen.

Sipas agjensisë informativee IRNA, presidenti i Iranit, Hasan Ruhani ka folur duke iu drejtuar ministrave dhe zëvendës-ministrave që merren me çështjet ekonomike dhe në këtë fjalim është shprehur se kërkesat e popullit janë me vend.

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhaniështë shprehur se “Në çdo vend të botës ka prej atyre që i shfrytësojnë kërkesat apo protestat e popullit. Megjithatë, kur populli thotë shihni nga ne, na dëgjoni ç’kemi për të thënë, bëni ato që ju themi, atëherë populli ka të drejtë.”

Ruhani, duke u përqëndruar në ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend është shprehur se: “Në ngjarjet e fundit ekzistonte një çështje shumë e rëndësishme, e cila fatkeqësisht nuk ka zënë vend as në mediat kombëtare dhe as në ato ndërkombëtare. Më shumë janë përqëndruar tek detajet. Unë jam i mendimit se të kushtuarit vëmendje kësaj çështje është e rëndësishme për shkak të ndikimit në sigurinë, harmoninë dhe stabilitetetin me afate të gjata të vendit.”

Problematika që po hasim aktualisht është diferenca e madhe që qëndron mes zyrtarëve aktualë dhe mes brezit të të rinjve. Mendësitë që ne kemi ndryshojnë nga mendimet që kanë kultivuar tashmë brezat e rinj. Këndvështrimi aktual i të rinjve për bootën dhe stili i tyre i jetesës ndryshon me këndvështrimin që kemi ne. Kjo është problematika thelbësore që duhet zgjidhur.

Stili i jetesës nuk mund të imponohet

Hasan Ruhani, i cili ka theksuar se është e gabuar të mendohet se imponimi i një stili të caktuar jetese tek brezat e rinj është i mundur, është shprehur se:

“Ky është problemi ynë: Ne kërkojmë që brezi i tretë në rradhë pas nesh të jetojnë jetën e tyre ashtu siç dëshirojmë ne ta jetojmë. Megjithatë, është e gabuar që t’u themi atyre se çfarë duhet të bëjnë, t’i përcaktojmë atyre një mënyrë të caktuar jetese dhe t’i themi se rruga që ndjekim ne është e vetmja rrugë e saktë.

Brezi i ri është duke vetëm thënë një gjë: Thotë se edhe unë e di, edhe unë kam të drejtën e fjalës, dëgjojeni edhe atë që kam unë për të thënë. Edhe populli haptazi është duke thënë se ka disa gjëra për të thënë dhe se duhet të dëgjojmë ato që ka për të thënë.

Duhet dëgjuar fjala e popullit. Nëse shumica e popullsisë përbëhet nga breza të rinjshë, kuptimi i gjithë kësaj është se: Duhet zbatuar ajo që kërkon shumica.

Sigurisht që do të ketë prej atyre që do të duan të shfrytëzojnë një protestë apo një miting, kjo është e natyrshme. Kjo gjë ndodh në çdo vend të botës. Në çdo vend të botës ka prej atyre që i shfrytësojnë mitingjetdhe protestat e popullit.”

Është rritur ndikueshmëria e Iranit në rajon, ndaj është e natyrshme që të përballemi me armiqësi

Ruhani ka theksuar se rritja e ndikueshmërisëë së Iranit në rajon ka sjellë në mënyrë të natyrshme që Irani të vihet në objektivën e armikut dhe është shprehur se:

“Vendi ynë ka fituar një ndikueshmëri në rajon dhe në botë, dhe si rezultat ka edhe armiq të vështirë. Aktualisht, disa palë në rajon janë armiqësuar kundër nesh duke u rreshtuar në anën e regjimit sionist dhe të Amerikës. Përpara revolucionit, Amerika ka qënë armike e popullit iranian dhe mbështeste regjimin diktatorial të atëhershëm. Çdo sektor i vendit, madje edhe radio dhe televizioni ishin nën kontrollin e amriknëve. Duke qënë se populli iranian i mori nga duart njërin prej shteteve më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm në botë, kështu që ato u irrituan dhe nuk dëshirojnë që ky vend të gjejë paqe.

Administrata e re e SHBA-sëështë duke zgjedhur mënyrat e gabuara për të luftuar kundër popullit iranian dhe vazhdimisht po pendohet për këto zgjedhje. Gjatë ditëve të fundit, dinjiteti politik i Amerikës brenda Këshillit të Sigurimit u shkatërrua. Si një antare e Këshillit të Sigurimit,  Amerika kërkoi që të orgnizohej një mbledhje e jashtëzakonshme; megjithatë shtetet e tjera të botës i vunë veto kësaj kërkese.”

Askush nuk është i pakritikueshëm

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani ka theksuar se qeveria e tij është e hapur ndaj kritikave dhe ka vazhduar duke u shprehur se:

“Nuk ka asnjë përjashtim përsa i përket çështjeve që mund të kritikohet shteti. Në këtë shtet, askush nuk është i mbrojtur ndaj gabimeve të tij dhe nuk është i pamëkatshëm. Ne nuk jemi kundër kritikimit. Nuk ka përjashtim përsa i përket kësaj çështjeje. Të gjithë zyrtarët në këtë vend mund të kritikohen. Në shtetin tonë askush nuk është i pamëkatshëm, i paprekur nga mëkati apo gabimet.

Edhe në periudhën e 12 imamëve kritikat mund të shpreheshin. Edhe i dërguari ynë (profeti) e lejonte kritikimin. Gjatë gjithë historisë nuk ekzistuar askush mbi profetin. Kur profeti ynë thoshte diçka, dikush ngrihej dhe thote “A janë këto që thua fjalët e tua, apo janë shpallje nga Allahu? Nëse ai thoshte se ishte shpallja e Allahut, askush nuk kritikonte; por kur thoshte këto janë fjalët e mia, kishte prej atyre që kritikonin dhe prej atyre që nuk pranonin.

Ne shohim që të jenë bërë kritika edhe në kohën e të dërguarve të pagabueshëm dhe të 12 imamve. Kritika është gjithnjë e shëndetshme. Nëse shpresa, vullneti dhe zgjidhja e duhur shkojnë me njjëra tjetrën në të njëjtën vijë, kur bëjmë kritikë se kjo apo ajo rrugë është e gabuar, atëherë duhet edhe të themi se kjo apo ajo rrugë është më e mirë. Duhet të shtrojmë në tryezë edhe zgjidhjen e duhur.

Ali Sherifi, Allahu e mëshiroftë shprehej se medhhebi shia (pritësit e imamit të 12) është medhhebi intizar dhe ‘medhheni intizar është medhhebi i kritikës.’ Pra, kush ka intiza është një person që në të njëjtën kohë ka kritikë për të bërë.

Nëse çdo gjë do të ishte njëqind përqind në formë ideale, atëherë çfarë është intizari ynë, cila është pritshmëria jonë? Nëse çdo gjë do të ishte njëqind përqind siç duhet, atëherë nuk mund të kemi pritshmëri. Nëse presim (bëjmë intizar) që të vijë një ditë kur drejtësia të përfshijë të gjithë botën, do të thotë se kemi problem me drejtësinë aktuale. Do të thotë se nuk kemi mbërritur ende në situatën që duam. Në të kundër, pritja dhe pritshmëria nuk kanë kuptim.”



Burimi : Yakın Doğu Haber