Festivali Ndërkombëtar 'Rabee'-ul-Shahadah' është planifikuar në Qerbala

Publikuar në Jan. 8, 2018, 11:07 p.m.

Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar "Rabee'-ul-Shahadah" (Pranvera e Martirizimit) do të organizohet nga Astans (Kujdestaria) e Xhamive të Shenjta të Imam Husseinit (a.s.) dhe Hazreti Abbasit  (a.s.) në Qerbela, Irak, duke filluar nga data 20 prill 2018.

Sipas faqes të internetit Al-Kafeel, festivali kulturor-fetar mbahen çdo vit në përvjetorin e ditëlindjes të Imam Husseinit (a.s.), Hazrat Abbasit  (a.s.) dhe Imam Sexhxhadit (a.s.).

Në festival do të marrin pjesë një grup hulumtuesish, figura fetare, akademike dhe intelektualë nga vende të ndryshme.

Ngjarja ndërkombëtare do të përfshijë seancat Kur'anore, leximin e poezisë dhe tubime  letrare, panaire  të librit, aktiviteteve kërkimore si dhe programeve speciale për femrat.

Festivali do të vazhdojë deri më 24 prill, sipas organizatorëve.

Komisioni organizues i festivalit zhvilloi një seancë në fillim të kësaj jave për të hetuar masat paraprake që duhej të ndërmerren para programit ndërkombëtar.

Edicioni i 13-të i festivalit u mbajt nga 30 prilli deri më 2 maj 2017 në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.



Burimi : IQNA