Trump: Unë jam një gjeni

Publikuar në Jan. 7, 2018, 11:29 p.m.

Presindenti i SHBA-së, Donald Trump iu përgjigj pretendimeve mbi shëndetin e tij mendor. Trump pretendonte se ai nuk është vetëm i menqur por edhe një gjeni.

Trump iu përgjigj nga Twitter pretendimeve të librit ‘Gazap ve Öfke’(zjarr dhe tërbim), të shkruar nga Michael Wolf, se shëndeti i tij mendor nuk është në rregull dhe se nuk është i denjë për detyrën e presidentit.

‘JAM NJË GJENI SHUMË I QËNDRUESHËM’

“Për shkak se pretendimet rreth bashkëpunimit të bërë me Rusinë nuk kanë mundur të dëshmohen që një vitë, ‘Media Aktuale Kryesore e Lajmeve të Rrejshme’ i ka mbrojtur në mënyrë taktike pretendimet në lidhje me ekuilibrin mendor dhe intelegjencën.” - tha Trump. Pastaj, e lavdëroi veten në këtë mënyrë:

“Në fakt, gjatë jetës sime, dy asetet më të mëdha kanë qenë stabiliteti mendor dhe të qenit me të vërtetë i zgjuar. Hillary Clinton po ashtu i luajti këto karta dhe siç e panë të gjithë, u dogj në flakë. Unë kalova nga një biznesmen shumë i suksesshëm në një yll televiziv dhe më pas president i SHBA-së (në përpjekjen e parë). Mendoj se kjo më bën jo thjeshtë të zgjuar, por një gjeni... Dhe atë një gjeni shumë stabil.”



Burimi : Sputnik News