Nasrallah: Izraeli ka të drejtë që friksohet

Publikuar në Jan. 7, 2018, 11:24 p.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejid Hasan Nasrallah ka bërë deklarata shumë të rëndësishme në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Iran, vendimin e Trumpit përsa i përket Jeruzalemit dhe në lidhje me pozicionin aktual të Aksit të Rezistencës në rajon.

Në këtë artikull janë përmbledhur disa nda pjesët më kryesore nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm tëHizbullahut, Sejid Hasan Nasrallah qëështë trasmetuar gjatë mbrëmjes në televizionin el-Meiadin.

Nasrallahështë shprehur kështu në lidhje me pyetjen që i është bërë përsa i përket ngjarjeve në Iran:

“Ngjarjet në Iran nuk përbëjnë ndonjë situatë për të cilën duhet të shqetësohemi. Sepse këto ngjarje nuk shihen të jenë as nivelin e ngjarjeve që patën ndodhur në vitin 2009. Po kështu, në të njëjtën mënyrë janë aq të parëndësishme sa nuk mund të krahasohen as me ngjarjet e vitit 2011 në Siri.

Çështja aktuale në Iran në thelb ka të bëjë me situatën ekonomike të vendit. Problemi nuk qëndron në ndonjë pakënaqësi në lidhje me sistemin udhëheqës islamik. Për ndryshe, situata ka të bëjë me falimentimin e disa bankave dhe me problemet ekonomike. Ky proces është i gjithi nën kontroll. Këto janë gjëra që ndodhin në çdo shtet.

Megjithatë, disa fuqi të jashtme po bëjnë përpjekjet e tyre për ta manipuluar këtë proces. Veçanërisht, Arabia Saudite, Netanyahu dhe Trumpi filluan të krijonin shtresa të mëdha. Qeveria iraniane ka mbajtur një qëndrim shumë mikëkuptues dhe të mençur.

Revolucioni Islamik, i cili që prej ditës së tij të parë ka qënë viktimë e sanksioneve shumë të vështira dhe në të vërtetë konstatisht është në një luftë të madhe. Një nga problematiket kryesore është papunësia. Ky është shqetësimi i të gjithëve. Për këtë arsye, qeveria iraniane po tregohet e kujdesshme dhe mirëkuptuese ndaj protestave dhe ndaj protestuesve.”

Populli iranian e mbështet Rezistencën

Përsa i përket pyetjes në lidhje me kuptimin që kishin parullat e protestuesve që protestonin në Iran në lidhje me buxhetin e shpenzuar në Gaza, Jeruzalem dhe Siri, Nasrallah i është përgjigjur se: “Kjo nuk është një gjë e re. Këto sllogane shfaqen herë pas here që prej vitit 2009. Ekziston një pjesë e caktuar e atyre që nuk e mbështesin qëndrimin e Iranit në lidhje me çështjet e rajonit, megjithatë ata përbëjnë një pakicë.

Pjesa më e madhe e popullit iranian e sheh mbështetjen e dhënë ndaj Palestinës dhe çështjes palestineze si një pjesë e Revolucionit Islamik. Nuk ka asnjë dyshim më të vogël se nëse vetë qeveria iraniane do të ndërpriste ndihmën dhe mbështetjen ndaj Hizbullahut, vetë populli iranian do të kontribonte nga cepat e tij në mënyrë që të mbante akoma në këmbë Hizbullahun. Sepse populli iranian është shumë i ndjeshëm përsa i përket ‘Rezistencës’ kundrejt (sionizmit dhe imperializmit). Iranianët janë shumë mirë të vetëdijshëm se çfarëështë ‘Rezistenca’ për ata.”

Në vijim pyetjes së pyetur nga drejtuesi nëse ngjarjet në Iran kanë përfunduar apo jo, Nasrallahu është përgjigjur nëkëtë mënyrë: “Entuziazimi i Trumpit, Izraelit dhe sauditëve ka mbetur varur. Kur shohim lajmet e publikuara në shtypin amerikan në lidhje me ngjarjet në Iran që prej disa ditësh tashmë mund të shohim se ky proces/ kjo fushatë ka përfunduar. Tashmë, as Trumpi dhe as perëndimorët e tjerë nuk mund të thonë asgjë. Kjo ngjarje ka ndodhur dhe ka përfunduar.”

Vendimi i Trumpit për Jeruzalemin është një DeklaratëBalfour e Dytë

Nasrallah, icili e ka cilësuar vendimin e Presidentit Trump të SHBA-së në lidhje me çështjen e Jeruzalemit si një“DeklaratëBalfour e Dytë” është shprehur se ky vendim i ka vendosur kapakun procesit të paqes dhe se ka ringjallur rezistencën.

“Jeruzlemi është një çështje e përbashkët. Jeruzalemi përmban një rëndësi shumë më të veçantë për qindra miliona myslimanë dhe të krishterë (sesa ka ka rëndësi për një grusht hebrenjsh). Vendimi i Trumpit, votimi i Likud si dhe ligji i Knesset i kanë vënë kapakun asaj që njihej si procesi i paqes.”

Hizbullahuështë në komunikim me të gjitha grupimet palestineze

Gjatë javëve të fundit kam zhvilluar takime personalisht me grupet palestineze. Me FHKC, FHKC-GK, el-Saika, Hamas, Frontin Popullor Demokratik për Çlirimin e Plestinës, Xhihadi Islam Palestinë dhe së fundmi të shtunën e fundit të dhjetorit me el-Fetihun. Qëllimi ynë ishte që të mblidheshim të gjithë bashkë në të njëjtin vend.

Ne si Hizbullahu bëmë ftesën.  Edhe ata kanë treguar vullnetin që janë të gatshëm përsa i përket mundësisë që bashkëpunimit. Kemi diskutuar në lidhje me aktivitetet që duhet dhe mund të ndërmerren jashtë Palestinës për të mbatur gjallë Intifadën e tretë në Palestinë dhe për të gjetur rrugë të reja për ta gjallëruar edhe më shumë atë. Kemi shtruar në tyrezë mundësitë e ndryshme për të arritur këto dy qëllime.”

Pyetjes nëse akualisht janë duke ndihmuar Intifadën përsa i përket ndihmës ushtarake dhe materiale, Nasrullah i është përgjigjur kështu: “Po, mbështetja vazhdon. Irani mbështet në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen financiare për familjet e dëshmorëve palestinezë. Kjo që nuk është ndërprerë asnjëherë. Megjithatë, aktualisht nuk mund të flasim për një mbështetje ushtarake apo për një luftë. Bëhet fjalë për ngritjen në këmbë të një kombi.

Megjithatë, mund të hem shumë haptazi se ne jemi në koordinim të përhershëm dhe gjithëkohshëm me grupimet palestineze. Sa herë që të kenë nevojë për mbështetjen tonë ne nuk do të ngurrojmë aspak të bëjmë gjithçkaqë kemi në dorë.”

Nuk ka Intifadë pa El Fetih

Sejid Nasrallah e ka vazhduar kështu deklaratën e tij: Trumpi po mundodhet të ndëshkojë Iranin për shkak të mbështetjes që ky shtet i jep grupimeve palestineze. Meqë po flasim për këtë çështje, duhet thënë se nuk jemi mjet komunikimi apo ndërmjetësimi mes Iranit dhe grupimeve palestineze. Irani ka kanalet e veta të drejtpërdrejta të komunikimit në këtë çështje.

Në të vërtetë, duhet mundësuar mbështetje ushtarake për rezistencën në Palestinë. Kjo tashmë nuk është një veprim si reagim i një veprimi tjetër; kjo është një përgjegjshëmeri mëse e natyrshme kundër pushtimit. Është e rëndësishme që El-Fetih të jetë prezente fizikisht në protesat në Palestinë. Nuk ka Intifadë pa El Fetih!

Edhe të gjitha grupimet e tjera palestineze janë të vetëdijshme për këtë gjë, el-Fetih nuk ka shprehur nevojën për asnjë gjë, edhe ne si Hizbullah nuk i kemi ofruar ndonjë gjë. Ata kanë burimet e tyre financiare.

Trump dhe Netanyahu po e shtyjnë rajonin drejt një lufte

Edhe këtë duhet ta themi me qartësi. Po bëhen përgatitje për di,cka në rajon, këtë gjë mund ta shohim më qartë veçanërisht pas deklaratave më të fundit të Trumpit. Trumpi nuk ka lënë asnjë alternativë tjetër përveç rezistencës. Përsa kohë palestinezët i qëndrojnë kësaj çështjeje dhe nuk heqin dorë prej saj, asgjë nuk do të mund ta shuajë dritën e çështjes palestineze.

Dhe është e qartë që palestinezët nuk do të përulen dhe nuk do të dorëzohen. Nuk mund të ketë një zgjidhje pa Jeruzalemin! Komunikimi ynë me El-Fetih në lidhje me këtë çështje është i vazhdueshëm.

Ne jemi lëvizje të rezistencës. Nuk i qëndrojmë logjikës së luftës tradicionale. Ky është një ndër parimet tona thelbësore. Ne nuk bëjmë projekte dhe plane të luftës. Ne tregojmë rezistencë. Qëndron një ndryshim i madh mes këtyre dy mendësive.

Megjithatë, Trump dhe Netanyahu po e shtyjnë rajonin drejt një lufte dhe ne duhet të jemi të përgatitur për një situatë të këtillë. Gjithkush në rajon duhet ta ngulisë mirë në mendje. Unë nuk them se dua luftë domosdoshmërisht. Megjithatë gjendemi përballë një njeriu si Trumpi.

Nuk mund të parashikohet se ,cfarë mund të bëjë ky njeri. Ky është një njeri që nuk ka problem të thotë “Butoni im i kuq mbi tavolinë është më i madh se i yti.” Në Liban filluan një luftë. Po kështu, hapën luftë edhe në Siri. Për këtë arsye, çdo gjë është e mundshme. Në çdo moment mund të lindë një luftë e re. Në fund të fundit, këto palë po tregohen persistente në dërgimin e situatës në një pikë që mund të fillojë një luftë. Të gjithë duhet ta dinë se, Aksi i Rezistencës është i përgatitur të përballojë çdo skenar të një lufte.

Pyetja thelbësore e rezistencës është sesi “këricënimin e një lufte të mundshme ta kthejmë në një mundësi?” ne e kemi bërë këtë gjë në terrenin e luftës. Këto ,cështje nuk mund të zgjidhen nëse nuk ndodhesh në terren, megjithatë ekzistojnë planifikime të reja dhe zhvillime të mbushura me shpresë përsa i përket kësaj çëshjeje.

Do të shkojmë përtej Xhelilit

Do ta përçojmë luftën përtej Xhelilit! Ne si Hizbulluah vazhdojmë të ruajmë entuziazmin që në çdo luftë të dalim përpara armikut tonë me surpriza të reja. Rezistenca nuk ka ndalur, nuk do të ndalë, ka vazhduar punën e saj pavarësisht kushteve dhe do ta vazhdojë edhe më tej. Ende vazhdojmë që të punojmë për të marrë në posedim armë më të mira që të mund të marrim rezultate edhe më të mira nga fitoret.

Pyetjes se kur do të çlirohet Jeruzalemi, Nasrallah i është përgjigjur duke u shprehur se: “Do të shkojmë përtej Xhelilit. Do të arrijmë deri në Jeruzalem. Unë personalisht besoj në këtë gjë. Megjithatë, në të njëjtën kohë kjo gjë do të thotë se do të përjetohet ‘lufta e madhe’.

Ne i kemi kapacitetet për të marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj lufte të madhe në nivel rajonal. Po punojmë në mënyrë që në luftën e ardhshme të kapim një moment të duhur në mënyrë që të çlirojmë Jeruzalemin. Rezistenca në Liban aktualisht është më e fortë se kurrë më parë. Po kështu jam i bindur se në gjirin e Sirisë po rritet gjithnjë e më shumë një lëvizje e re e rezistencës.”

Siria e ka paguar me luftë çmimin për shkak të mbështetjes që i ka dhënë çështjes palestineze dhe në luftën e ardhshme të madhe Siria do të luaj një rol të rëndësishëm.”

Jemi të përgatitur përballë çdo mundësie

Pyetjes përsa i përket faktit se po afrohet apo jo gjithnjë e më shumë një luftë, Nasrallahu i është përgjigjur si vijon: “Po, dhe me lejen e Allahut do të mund të fitojmë. Nuk mund të themi se çdo gjë në rajon po shkon si mos më mirë dhe se nga kjo situatë mund të shpëtojmë në paqe.”

Megjithatë, marrim përsipër edhe përgjegjësitë e atyre që kemi thënë. Nuk shmangemi. Ne duhet të përgatisim popullin tonë për çdo lloj situate që mund të pushtojë rajonin. Disa muaj më parë i patëm thënë Izraeli se do të dalim përballë me miliona e miliona njerëz në luftën e ardhshme.

Pas kësaj fjale, Abdulmelik Husi, pavarësisht se vetë Jemeni është një një luftë të vazhdueshme, është shprehur se populli jemenas do të mbajë qëndrim të hapur kundër Izraelit. Aktualisht, Aksi i Rezistencë përfshin Iranin, Irakun, Sirinë, Palestinën dhe Jemenin. Është e vertetë që një ndër arsyet kryesore sepse u fillua një luftë kundër Jemenit është mbështetja që Jemeni ka dhënë për çështjen palestineze si dhe potencialitetin ushtarak që zotëron.

Nasrallahu  e ka vazhduar kështu fjalën e tij: “Unë flas gjithnjë haptazi. Luftëtarëve të Hizbullahut u kam thënë kështu: ‘Përgtituni për një ditë të këtillë, sepse do të vijë kjo ditë kur do t’u themi po nisemi drejt operacionit për të çliruar Xhelilen’.

Ushtria nuk mund të jetë dhe nuk është e pamposhtshme. Po, fitorja është e Allahut. Megjithatë për të arritur fitore kundër Izraelit nuk janë të nevojshme mrekulli të mëdha. Izraeli ka një ushtri të mposhtshme dhe do të mposhtet. Për luftëtarët që mposhtën ISIS-in nuk do të jetë shumë e vështrië që të luftojnë kundër ushtrisë izraelite.

Ushtari izraelit është një ushtar që e ka përjetuar humbjen dhe nuk ka ndonjë vullnet të madh për të hyrë në luftë. Avantazhi ynë më i madh në luftën e ardhshme kundër sionistëve është se kemi me dhjetra mijëra ushtarë të gatshëm për të luftuar dhe që kanë dëshirë që të luftojnë. I mbështeten Allahut dhe i janë dorëzuar atij.”

Sionistët kanë të drejtë që shqetësohen

Prezantuesi e ka pyetur Nasrallahun, “duke qënë se jeni kaq të fortë, atëherë përse nuk i jeni kundërpërgjigjur Izraelit për sulmet kundër Hizbullahut në territoret sirinane?” dhe ai i është përgjigjur kështu:

Armiku sionist nuk do të mund të pengojë rezistencën që të rrisë kapacitetet dhe aftësitë e saj dhe të vazhdojë përgatitjet për luftë. Po e them haptazi: Sionistët me të drejtë po mërziten, po frikosohen dhe po mundohet të arratisen.

Heshtja dhe mos reagimi ynë kundrejt armikut sionist është një strategji e nevojshme në përgatitjen për luftën e madhe: Hizbullahu e di mirë vendin dhe kohën se kur do t’i përgjigjet armikut sionist.

Jemi vendosur në Siri

Po e them haptazi: armiku sionist është i shqetësuar me prezencën e Hizbullahut në Siri, pra në jug të Palestinë. Ne kemi kohë që jemi vendosur në atë pozicion. Sulmet e Izraelit nuk kanë mundur të parandalojnë mbërritjen e armëve deri tek Hizbullahu dhe armiku sionist është shumë i vetëdishëm në lidhje me këtë gjë.

Udhëheqësit sionistë janë vënë në veprim pas deklaratave të mija të mëparshhme ku kam kërcënuar në lidhje me sulme që cenralet e tyre kimike dhe bërthamore. Megjithatë, çështja e transferimit të tankeve me amoniak mua më kujton periudhën e krizës së mbetjeve në Liban.

Shteti nuk dinte se ku t’i vendoste ato mbetje. Të njëjtën gjë po bëjnë tashmë edhe sionistët. Izraeli i merr me seriozitet kërcënimet tona; megjithatë nuk ka shumë hapësirë përsa i përket ndryshimeve që mund të bëjnë në strukturat e tyre kimike dhe bërthamore.

Izraeli ka frikë nga çdo gjë. Ka frikë nga ne. Ka frikë nga foshnjet palestineze. Është një shtet që jeton në frikë.

Nuk kemi nevojë për qindra mijëra raketa për të mundur Izraelin

Nasrallahu i është përgjigjur pyetjes së i është bërë në lidhje me raportet e shërbimeve të inteligjencës izraelite ku thuhet se “Hizbullahu ka me qindra mijëra raketa” se “Nuk kemi nevojë për qindra mijëra raketa për të mundur Izraelin” dhe ka vazhduar më tej duke thënë se:

Izraeli gjithmonë i përgatit lojrat e tij duke marrë parasysh se arabët nuk i analizojnë situatat dhe se japin reagime të dobëta. Megjithatë, është i vetëdijshëm sesi i analizon çështjet Hizbullahu dhe sesi i kundërpërgjigjet çështjeve problematike.

Hizbullahu njeh çdo sëmundje dhe dobësi të çdo qelize të Izraelit. Edhe izraelitët janë të vetëdijshëm se kërcënimet tona janë deri në fund serioze.

E rëndësishme është të fitohet lufta e madhe

Prezantuese ka ngritur pyetjen se “Izraeli ka kryer atentate vrasëse kundrejt shumë personaliteteve zyrtarë të lartë të Hizbullahut. Madje, Izraeli për ju shprehet se keni frikë nga ndonjë atentat prandaj flisni vetëm nëpërmjet ekraneve televizive. Megjithatë, përse Hizbullahu nuk ka planifikuar një kundërpërgjigje për këtë situatë?”, ndërkohë Nasrallahu i është përgjigjur me pak fjalë shkurt dhe saktë kësaj pyetjeje: “nuk ka rëndësi numri i komandantëve izraelitë që mund të vrasim, rëndësi ka të fitohet lufta e madhe.”

Palestina është e palëstinezëve

Nasrallahu u ka folur në lidhje me çështjen nëse do të mund të vihet paqe mes Hizbullahut dhe Izraelit dhe këndvështrimit të tij në lidhje me alternativën e zgjidhjes për dy shtete dhe është shprehur kështu:

Nëse vjen dikush dhe ju merr shtëpinë tuaj; edhe nëse do të kalonin 100 vite ajo do të vazhdojë të jetë shtëpia juaj. Palestina është shtëpia e palestinezëve  dhe askush nuk ka të drejtë të japë qoftë edhe një pikë uji nga Paestina, apo qoftë edhe një shkronjë të fjalës Palestinë.

Palestina është një e vërtetë e pamohueshme dhe ne nuk mund të tolerojmë që edhe një pëllëmbë të qëndrojë nën pushtim. Të pranosh atë që ofrohet si zgjidhja e dy shteteve nuk do të pranosh detyrimisht Izraelin si shtet. Teknikisht mund të pranohet qeveria e Palestinës sipas kufinjve të vitit 1967, megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet Izraeli si shtet.

Regjimi amerikan është përpjekur të lidhë marrëdhënie me Hizbullahun

Pyetjes në lidhje me lidhjen e kontakteve të Hizbulahut në periudha të caktuara me regjimin amerikan, Nasrallah i është përgjigjur kështu: “Obama është munduar në mënyrën e tij nëpërmjet kanaleve të sigurisë që të kontaktojë me Hizbullahun. Megjithatë ne nuk e kemi pranuar një përpjekje të këtillë. Sigurisht që SHBA-ja vetë do ta mohojë këtë siituatë.

Megjithatë, një person me prejardhje libaneze, na ka dërguar një letër menjëherë pas periudhës së ngjarjeve të 11 shtatorit. Letra isht shkruar nga këshilltari i Bushit, Dick Cheney dhe në letër shkruhej se:

‘Jemi të gatshëm që ta nxjerrim Hizbullahun nga lista e organizatave terroriste, ta njohim në rang ndërkombëtar si pjesë e Libanit si dhe ta mbështesim me një shumë prej 2 miliardë dollarësh.’

Administrata e Bushit kishte tre kushte: T’i jepnim fund mbështetjes sonë për Palestinën, të bashkëpunonim me SHBA-në kundër Al-Kaedës dhe nuk do të kundërshtonim kur Izraeli të sulmonte Libanin.

Sigurisht që ne nuk pranuam.

Edhe administrata e Trumpit është munduar që të lidhë kontakte. Na janë ofruar për hir të qëndrimit të njëjtë kundër ISIS-it. Megjithatë ne iu përgjigjëm se ISIS-i është armiku ynë. Nuk është armiku juaj. Ju e krijuat ISIS-in.”

Nuk i kemi mbyllur asnjëherë kanalet e komunikimit me Hamasin

Përsa i përket pyetjes në lidhje me krizën e Sirisë dhe me qëndrimin e Hamasit, Nasrallahu është shprehur se:

“Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme në lidhje me çështjen e luftës, kanalet e dialogut mes Hizbullahut, Hamasit dhe Iranit nuk janë ndërprerë në asnjë moment.  Ndërkaq, çështja ‘Hamas dhe Siri’ është tërësisht një çështje tjetër.

Siria mund të mos dëshirojë më të krijojë kontakte me Hamasin. Megjithatë, nga koontaktet personale që kam me Assadin mund të them me bindje të plotë se përsa i përket çdolloj çështjeje që ka të bëjë me interesat starategjikë të aksit të rezistencës, nga ana e Assadit asnjë çështje nuk është e padiskutueshme. Gjithësesi, marrëdhënia mes Hamasit dhe Sirisëështë një çështje në mesin e tyre dhe nuk na përket neve.

SHBA-ja na kërkoi që të shtynim luftën tonë kundër ISIS-it në Kalamun

Pyetjes se kur do të arrihej fitorja përfundimtare në Siri, Nasrallah i është përgjigjur se “Më së fundmi kam folur me Assadin disa javë më parë. Fitorja në Siri ishte një fitore e madhe megjithatë ende nuk ka përfunduar.

Amerika dëshiron që ISIS-i të vazhdojë të ekzistojë në rajonin mes Sirisë dhe Irakut. Amerika gjithashtu planifikon që në atë zonë të krijojë një zonë të ndalimit të fluturimit. Madje, ambasada amerikane në Liban dhe shërbimet e inteligjencës na kanë kërkuar që të shtynim luftën tonë kundër ISIS-it në Kalamun.

Na kërcënuan se do të ndërprisnin mbështetejen ndaj ushtrisë libaneze. Dhe e ndërprenë. Megjithatë, pak kohë më pas kur e kuptuan se ne nuk kishim ndërment të tërhiqeshim nga përparimi në terren, u detruan që t’i rifillonin ndihmat e mëparshme për ushtrinë libaneze.

Në fund të fundit, ISIS-i ka marrë fund si një shtetet megjithatë vazhdon akoma ekzistencën e saj në aspektin organizativ dhe operacional në Egjipt dhe në filipine.”

Nëse nuk del ndonjë surprizë e re, lufta në Siri do të përfundojë brenda dy viteve

Nëse nuk dëshmojmë ndonjë zhvillim të papritur, lufta në Siri do të përfundojë brenda dy viteve. Assadi është presidenti i Sirisë dhe derisa t’i përfundoi mandati ai do të qëndrojë në krye të detyrës. Po kështu ka të drejtën e rizgjedhjes.

Siria nuk do të përçahet. Kurdët duhet ta pranojnë këtë të vërtetë.  E kemi kontakte politike me kurdët. Madje në Aleppo kemi luftuar bashkë kundër armikut të përbashkët.

Do të qëndrojmë në Siri përsa kohë të jetë e nevojshme

Përsa kohë do të jetë e nevojshme, Hizbullahu do të vazhdojë të qëndrojë në Siri dhe do të vazhdojë të mbrojë Sirinë që të qëndrojë e pashpërbërë, dhe ta ndihmojmë të pastrohet nga elementë të ISIS-it dhe Al-Kaedës.

Këto qëllime nuk janë qëllime të paarritshme. Nga ana tjetër, nëse izraeli vendos që të organizojë ndonjë operacion ushtarak kundrejt Sirisë, Hizbullahu nuk do të hezitojë në asnjë moment të mbrojë Sirinë.

Fitorja e Sirisë nuk ishte fitorja e kësaj apo asaj qeveria, ishte fitorja e popullit sirian

Është e rëndësishme që tëtheksojmë faktin se fitorja e Sirisë nuk i përket veetëm një grupi të caktuar apo një qeverie të caktuar. Përkundrazi, fitorja në Siri i përket vetë popullit sirian që ka kaluar në rrugët më të vështira.

Presidenti Assad dhe ata ranë tij janë shtyrë drejt kësaj lufte. Presidenti Assad nuk është friksuar dhe nuk është stepur mbrapsht. Vendosshëria e tij dhe fakti që nuk pranoi ta braktiste Damaskun kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë fitore. Sirianët kanë rezistuar.

Pavarësisht se disa njerëz janë munduar të shpërbëjnë ushtrinë siriane, kjo ushtri ka reaguar në mënyrë strukturore si një e vetme, luftoi dhe nuk u shpërbë. Nuk thonë të vërtetën ata që thonë se lufta në Siri ka qënë një luftë e regjimit kundër popullit të tij.

Nëse nuk do të ishte populli sirian, sot nuk mund të flitej për një gjë të këtillë si fitore e kësaj lufte.

Kushti i parë duhet të jetë dialogu

Nasrallah ka folur më parë në lidhje me elementët negociues në Gjenevë dhe në Astana duke i quajtur ata si ‘opozitë e jashmte’ dhe se për këtë arsye nuk duhet të përfshihen në procesin për zgjidhjen politike dhe kur është pyetur në lidhje me këto deklarata është shprehur se:

“Në rregull, të gjithë mund të marrin pjesë në procesin e Soçit. Nuk kemi ndonjë kundërshtim. Megjithatë, opozita e jashtme largohet nga ky proces duke vënë kushte paraprake për largimin nga presidenca të Assadit. Largimi i Assadit nuk mund të jetë kushti i parë. Kushti i parë për të krijuar kushtin e dialogut është që të krijohet një kushtetutë e re për Sirinë.”

Edhe ne kemi mësuar shumë gjëra nga ushtria siriane

Ne kemi mësuar shumë gjëra në aspektin ushtarak të ushtrisë siriane. Edhe ata kanë mësuar prej nesh. Megjithatë, përvoja jonë kryesore në Siri ishte që të provonim aftësitë tona ushtarake në kushte të ndryshme gjeografike.

Kur u pyet në lidhje me numrin e dëshmorëve të Hizbullahut të rënë në luftën e Sirisë, Nasrullah u shpreh se: Tani nuk është momenti për të folur për këtë gjë. Sigurisht do t’i vijë koha. Megjithatë mund të them se shifra që qarkullon nëpër media është shumë shumë i fryrë.

Çështja e marrjes peng të Haririt nga sauditët

Pyetjes së prezantuesit: “Si e kuptuat dhe kur e kuptuat se kryeministri i Libanit Saad Hariri ishte marrë peng në Arabinë Saudite? Hariri shprehet se nuk është arrestuar.” Nasrallahu i është përgjigjur kështu: “nuk është e nevojshme që t’i ushtrojmë presion Saad Haririt që të ‘pranojë’ se ka qëndruar i arrstuar. Të gjitha ato që janë përjetuar më pas vërtetojnë se ai mbahej i arrestuar.”

Sauditët kanë planiikuar luftë civile në Liban

Plani suadit në lidhje me Haririn ishte shumë i rrezikhëm. Arabia Saudite kishte planifikuar haptazi që të fillonte luftë të brendshme në Liban.

Madje kishte futur në aktualitet edhe tematika të këtilla si dërgimi i militantëve dhe armëve në Liban. Këto informacione i janë përcjellë qeverisë libaneze nëpërmjet aleatëve të Arabiisë Saudite. libani shpëtojë nga një luftë e mundshme civile.

Gjatë kohës që Hariri ishte në Riad askush nuk mundi të komunikonte me atë, nuk u krijua asnjë hapësirë e mundshme. Kur u kthye i telefonoi të gjithë dhe i falenderojë. Ka zhvilluar takime me shumë emra të partisë sonë. Unë personalisht ende nuk kam zhvilluar një takim. Dhe nuk e shoh të nevojshme një takim të këtillë. Aktualisht ekzitojnë kanalet e nevojshme të dialogut dhe komunikimit.

Sistemi zgjedhor i Libanit

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejid Hasan Nasrallah në deklaratat e tij ka folur edhe në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me politikën e brendshme të Libanit:

Sistemi proporcional zgjedhor mund të mos i shërbejë Hizbullahut përsa i përket numrit të përfqësuesve në parlament, megjithatë mund të rrisë përfaqësimin të aleatëve tanë politikë.

Duke qënë se kemi për qëllim bashkimin arab dhe mbrojtjen e botës arabe kundër imperializmit dhe sionizmit e bështesim arabizmin dhe unitetin kombëtar.

Sauditët mbështesin luftën në Jemen

Lufta në Jemen nuk duket se mund të jetë duke shkuar drejt një zgjidhjeje politike duke qënë se Arabia Saudite nuk e do një gjë të këtillë. Sauditët kërkojnë që t’i gjunjëzojnë jemenasit pavarësisht sesa mund t’i kushojë kjo gjë. Ndërkohë, Jemeni nuk pranon të përulet dhe nuk do të përulet.

Së fundmi, në muajt e fundit të administratës së Obamës, Kerry pati bërë përpjekje pët të formuar një grup pune për një proces politik në Oman, megjithatë sauditët nuk patën pranuar.



Burimi : Yakın Doğu Haber