Irani, Arabia Saudite zhvilluan bisedime mbi Haxhin

Publikuar në Jan. 7, 2018, 11:20 p.m.

Zyrtarët e Haxhit nga Irani dhe Arabia Saudite mbajtën raundin e parë të bisedimeve për Haxhin e e vitit 2018, në fillim të javës.

Sipas  Organizatës së Haxhit të Iranit, një delegacion i udhëhequr nga Hamid Muhammedi, kreu i organizatës, udhëtoi për në Arabinë Saudite për të diskutuar pjesëmarrjen e haxhijve iranianë në Haxhin e vitit 2018.

Raundi i parë i bisedimeve midis zyrtarëve të Haxhit të dy vendeve u mbajt në Xhideh.

Gjatë takimit, delegacioni iranian theksoi nevojën për sigurimin e  dinjitetit të haxhijve iranianë në Haxh.

Më shumë se 86,000  haxhijë iranianë udhëtuan në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin në vitin 2017. 

Në vitin 2016, mbi 1.8 milionë haxhijë  morën pjesë në Haxh, por iranianët qëndruan në shtëpi atë vit pasi tensionet midis Riadit dhe Teheranit u shtuan  pas një përplasje vdekjeprurëse të njerëzve gjatë Haxhit të vitit 2015.

Më 2 shtator 2015, mijëra njerëz humbën jetën në shtypjen vdekjeprurëse pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina gjatë një rituali, duke detyruar turmat e mëdha të haxhijve të përplaseshin.

Shtrydhja për vdekje ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e Haxhit.

Arabia Saudite pohon se rreth 770 njerëz u vranë, por zyrtarët në Haxhit dhe Organizatës së Haxhit të Iranit thanë se rreth 4.700 njerëz, duke përfshirë mbi 460 haxhijë  iranianë, humbën jetën e tyre në këtë incident.



Burimi : IQNA