Marrëveshja që Kosova duhet ta realizoj për tu antarësuar në OKB

Publikuar në Jan. 7, 2018, 1:57 a.m.

Presidenti i Serbisë mendon se është e pamundur që Kosova të anëtarësohet në OKB, përveç nëse arrihet një lloj marrëveshje me të cilën serbët do të ishin të kënaqur.

“Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Aleksandar Vuçiq për numrin special të Vitit të Ri të “Veçernji Novosti”.

Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 “të përmbyllet nyja rreth Kosovës” por edhe ka shtuar se nuk është optimist sa i përket arritjes së marrëveshjes me shqiptarët, transmeton lajmi.net.

 “Edhe kur eci disa më gjuajnë me fjalë ‘tradhtar’, të tjerët vikasin ‘peder’, disa tjerë me thonë ‘lopë radikale’. Por të gjithë diku shpresojnë dhe presin që Vuçiqi ta zgjidh problemin e Kosovës. T’i lemë anash të gjitha këto, do të ishte historike që të arrihet kompromis me shqiptarët dhe atë pa përpleshje”, ka shtuar ai.