‘Policia amerikane vrau 987 njerëz vitin e kaluar’

Publikuar në Jan. 6, 2018, 11:10 p.m.

U raportua se policia në SHBA ka vrarë duke i qëlluar me armë 987 njerëz në vitin 2017.

Sipas lajmit të gazetës Washington Post, të bazuar në statistikat e përpiluara nga burimet zyrtare vendore, gjatë periudhës 2015-2017 rreth 3.000 njerëz humbën jetën me plumbat e policisë amerikane.

Sipas statistikave, policia ka vrarë 995 njerëz në vitin 2015, 963 në vitin 2016 dhe 987 në vitin 2017.

Në anën tjetër, është regjistruar se policia amerikane është bërë shkak për vdekjen e 38 burrave të paarmatosur në vitin 2015, 17 në vitin 2016 dhe 19 në vitin e kaluar.

Në lajmin që deklaroi fillimin e mbajtjes së statistikave në lidhje me dhunën policore nëpër vend, pas vrasjes së 18 vjeqarit amerikan të quajtur Michael Brown nga policia amerikane, u theksua se policia amerikane nuk tregoi kujdesin dhe vëmendjen e duhur për ndërhyrjet e tyre të para, veqanarisht ndaj civilëve të paarmatosur.



Burimi : Sputnik News