20 vende do të marrin pjesë në Festivalin Kur'anor në Irak

Publikuar në Jan. 6, 2018, 10:36 p.m.

Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar Kur'anor "Saeed ibn Xhubair" në Irak do të marrin pjesë përfaqësues të 20 vendeve.

Sipas faqes së Akhbar al-Iraq, festivali do të mbahet në provincën Wasit në muajin mars, 2018.

Mexhid Atabi, një zyrtar i medias në provincë, tha se Astani  (Kujdestaria) e vendeve të shenjta të Irakut do të bashkëpunojnë në organizimin e ngjarjes.

Ai tha se një garë për memorizimin dhe këndimin e Kur'anit dhe programe të ndryshme do të shfaqen për të prezantuar jetën dhe karakterin e Sajjid ibn Xhubair do të jetë pjesë e festivalit tre-ditor.

Sajjid ibn Xhubejr (665-714) i njohur gjithashtu si Abu Muhammed, ishte nga Kufa, në Irakun e sotëm.

Ai nderohet shumë nga dijetarët  musliman shiitë dhe sunitë dhe u konsiderua si një nga juristët më të njohur të asaj kohe.

Ai ishte një nga shokët e Imam Saxhadit (a.s.), mësues i Kur'anit, këndues i Kur’anit dhe përkthyes.

Sajidi u vra nga Haxhaxh ibn Jusuf Thakafi, guvernatori i lig dhe i egër i Hixhazit në atë kohë.



Burimi : IQNA