Delawie –“Përfaqësuesit t’i përvishen punës ,vendin e presin tema serioze”

Publikuar në Jan. 6, 2018, 4:01 a.m.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka porositur përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që t’i përvishen punës  në vitin 2018, pasi vendin e presin tema serioze.

Ai ka thënë se qeveria duhet të punojë në agjendën e reformës evropiane, e cila është thelbësore për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Tutje, ai ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të demarkacionit me Malin e Zi, meqë sipas tij, Kosova nuk humb tokë.  Delawie për çështjen e Gjykatës Speciale, ka thënë se SHBA  nuk e përkrah aspak idenë për shfuqizimin  e Ligjit për të.

Po ashtu, ambasadori amerikan ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Sipas tij, Kosova si shtet sovran ka të drejtë të ketë ushtri dhe se SHBA e mbështet këtë iniciativë.