Myslimanja që ka vendosur të sfidojë Putinin për postin e Presidentit të Rusisë

Publikuar në Jan. 6, 2018, 3:58 a.m.

Një myslimane ka vendosur që të sfidojë Vladimir Putinin për postin e Presidentit të Rusisë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Aina Gamzatova, gazetare e suksesshme dhe shefe e një grupi të madh medial, ka dorëzuar aplikimin e saj në Komisionin e Zgjedhjeve të hënën. Ajo ishte nominuar për këtë garë nga një organizatë lokale me bazë në Dagestan, republikë federale brenda Rusisë, ku mbi 80 për qind e popullsisë është myslimane, transmeton gazetametro.

Gamzatova është bashkëshortja e myftiut kryesor të Dagestanit. Nëse aprovohet kandidatura e saj, Gamzatova do të bëhet gruaja e parë myslimane që kandidon për kryetare të Rusisë.

Ajo shpreson që të marrë përkrahjen e myslimanëve të Rusisë, që përbëjnë rreth 7 për qind të popullsisë apo rreth 10 milionë njerëz.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen në mars, kurse Putin tashmë ka publikuar kandidaturën për t’u rizgjedhur në këtë post.