Kongresi ‘Muhammedi i Mirësisë’ fillon në Iran

Publikuar në Jan. 5, 2018, 12:25 a.m.

Kongresi Ndërkombëtar i Poezisë për Muhammedin, Pejgamberin e  Mirësisë filloi punën me pjesëmarrjen e poetëve iranianë dhe të huaj të mërkurën.

"Kongresi synon të zhvillojë kulturën, për të forcuar lidhjet ndërmjet degëve Islame", tha Hussein Mesgarani, kreu i Departamentit të Kulturës të Provincës Juglindore Sistan-Baluchestan, për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

"1.021 poezi në persisht, baluci, turqisht, në gjuhën kurde, turkmene, urdu, pashtu dhe sistani u dërguan në sekretariatin e kongresit," tha ai.

"Kongresi përbëhet nga dy pjesë, në pjesën e poezisë moderne dhe klasike dhe veprat  do të vlerësohen nga juria prej 12 antarëve të shquar", shtoi ai.

"Përveç poetëve nga Irani, gjithashtu punimet i dërguan  poetët nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Turqia, Turkmenistani dhe Republika e Azerbajxhanit,  vuri në dukje  Hussein Mesgarani.



Burimi : IRNA