Qendër Inovacioni premtohet edhe në Ferizaj

Publikuar në Jan. 2, 2018, 3:07 a.m.

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar Komunën e Ferizajt, ku ka takuar Kryetarin e Komunës, Agim Aliu.

Takimi është realizuar me qëllim të lansimin të projektit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi në këtë qytet të Kosovës.

Ministri Beqaj me këtë rast ka deklaruar se Ministria e Inovacionit shumë shpejt do të themelojë Qendrën e parë të Inovacioni dhe Ndërmarrësisë në Prishtinë, ndërsa ka theksuar se Qendra e dytë e tillë do të themelohet në Ferizaj.

“Në Kosovë do të themelohen katër qendra të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Qendra e parë do të themelohet në Prishtinë dhe do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, ndërsa Qendra e dytë do të jetë ajo e Ferizajt”, tha Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytet do të jetë në funksion të ndërmarrësve të Ferizajt dhe të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt.