Një i ri irlandez e përqfoi Islamin në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait në Mashad të Iranit

Publikuar në Jan. 1, 2018, 4:33 p.m.

Një irlandez i ri që banon në Londër  e përqafoi fenë Islame në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait.

Desmond Burn, një irlandez i ri nga Lodra, Angli, u njoh me Islamin pasi udhëtoi në Iran dhe e përqafoi fenë Islame pas studimit të burimeve Islame.

E pranoi emrin e ri, tani quhet Riza, ai tregoi motivimin e tij për përqafimin e fesë Islame dhe tha:

"Unë shpresoj se mund të mësoj më shumë për fenë Islame dhe Shiizmin".

Ky inxhinier dhe projektues e përshkruan hapësirën e Xhamisë së Shenjtë plotë të spiritualitet, duke shtuar se arti islam dhe iranian po gjallërojnë dhe joshin qeniet njerëzore.

Drejtori i çështjeve jo-iraniane të vizitorëve të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait gjithashtu tha në periferi të ceremonisë:

"Në vitet e fundit, me zgjerimin e rrjeteve shoqërore dhe hapësirave virtuale, shumë kërkues të së vërtetës janë njohur me Islamin e vërtetë".

Sejid Muhammed  Xhevad  Hasheminexhad, duke iu referuar letrës së Liderit Suprem dërguar të rinjve evropianë dhe amerikanë, tha:

"Armiqtë e Islamit u përpoqën ta tregojnë këtë fe si të frikshme dhe urrejtëse, por nuk mundën t’ia arrijnë qëllimit të tyre".

"Islami është një fe e mirësisë dhe dashamirësisë dhe shpresojmë që të rinjtë do të plotësojnë  përparimin e tyre të ardhshëm duke studiuar dhe mësuar më tej", shtoi ai.

Në fund të ceremonisë, administrata e çështjeve jo-iraniane të vizitorëve të Astan Kuds Razavit i dhuroi muslimanit një vëllim të Kur'anit të Shenjtë në gjuhën angleze, një certifikë për përqafimin e fesë Islame dhe disa libra mbi parimet e besimit në Islam, si dhe disa paketa të bekuara kulturore.



Burimi : AQR