Ekstremizmi islamik, gjendet një xhihadist tjetër Kosovar

Publikuar në Dhj. 30, 2017, 10:21 p.m.

Një luftëtar i huaj kosovar që banonte në krahinën e Bolzanos është dëbuar për në Kosovë me një fluturim që u nis nga aeroporti i Milanos “Malpensa”.Personi në fjalë është pjesëmarrës në konfliktin Sirian midis fundvitit të vitit 2014 dhe fillim vitit 2015.

Kosovari jo vetëm që u regjistrua si xhihadistë, por gjithashtu kishte kryer aktivitete në mbështetje të organizatës radikale islamike kosovare “Rinia Islame Kaçanik” (RI-K), ideologjikisht e lidhur me ISIS dhe me “kasap” Lavdrim Muhaxheri, kreu i fraksioneve ballkanike ISIS në Siri, vazhdon tutje shkrimin media italiane.

Kosova sot konsiderohet një nga vendet primare që kanë lidhje me ekstremizmin islamik, me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj në raport me popullsinë, me një numër të madh të predikuesve radikalë aktivë, si në paraburgim dhe në liri, dhe me një propagandë xhihadiste që shkon në ëeb dhe gjithashtu arrin diasporën kosovare në Evropë.