Haley foli për ishullin që nuk egziston: “Ne po përcjellim ‘ndërhyrjen ruse’ në Binomo

Publikuar në Dhj. 30, 2017, 1:23 a.m.

Komedianët rus të njohur si ‘Vovan’ dhe ‘Lexus’ duke prezantuar veten si kryeministri i ri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, u tallën në telefon me Ambasadoren e SHBA-së në OKB, Nikki Halay.

Komedianët rus të cilët më pas e publikuan regjistrimin e intërvistës në faqet e tyre ne Youtube, në fjalimin ku imituan ‘kryeministrin e ri të Polonisë’, folën për vendimin e SHBA-së për Jeruzalemin, për projektin e armëve vdekjepruëse mes Uashingtonit dhe Kievës, për projektin e Rusisë për Rymën Veriore 2, për shtypjen që ka përjetuar në Ukrainë ish presidenti i Gjeorgjisë dhe ish guvernatori i Odessa-së si dhe tema të tjera.

HALEY THA SE KA NJOHURI PËR ISHULLIN BINOMO QË NË TË VËRTET NUK EKZISTON

Pas temave tjera, komedianët thanë se zgjedhjet u mbajtën në ishullin Binomo i cili në realitet nuk ekziston dhe se Rusia ka ndërhyrë në këto zgjedhje. Komedianët të cilët thanë se Binomo gjindet në jug të Kinës, afër Vietnamit, e pyetën Haleyin nëse dinte për këtë ishull. Haley pyetjes i’u përgjigj me ‘po’.

‘DO T’A MËSOJ QËNDRIMIN E SHBA-SË NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN BINOMO’

Komendianët rus të cilët vazhduan të tallën, thanë se për shkak të kërkesës për pavarësi të këtij ishulli, ka shkallëzuar tensioni në Detin e Kinës Jugore. Haley e cila mendonte se komediani është ‘kryeministri polak’, për çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e mbajtura në ishullin që nuk ekziston, tha se: “Jemi të vëmendshëm në këtë çështje dhe po e përcjellim situatën me kujdes. Unë mendoj se, do të vazhdojmë t’a përcjellim situatën ashtu siq kemi bërë edhe me Detin e Kinës Jugore “. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Haley premtoi se do t’a mësoj qëndrimin e SHBA-së në lidhje me ‘çështjen Binomo’.



Burimi : Sputnik News