Ajetullah Humenei: SHBA-ja vazhdon të mbështesë Daesh-in dhe tekfiristët e tjerë

  • Më 27 dhjetor 2017, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Humenei ka folur gjatë një takimi me një grup të zyrtarëve iranianë në kryeqytetin iranian, Teherah. (Imazhi nga khamenei.ir)
Publikuar në Dhj. 28, 2017, 2:26 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Humenei ka thënë se SHBA-ja është një ndër shtetet “më të korrupruara” në botë, duke u shprehur se Washington ende vazhdon të mbështesë Daeshin, terroristët e tjerë tekfiristë si dhe regjimet autoritare në rajon.

Ditën e mërkurë, gjatë një takimi me një grup të zyrtarëve iranianë, udhëheqësi është shprehur se: “SHBA-ja është një ndër shtetet më të korrutuara dhe më shtypëse në botë dhe është armiku ynë kryesor. Ata po mundohen të mbështesin Daeshin dhe gjithë terroristët e tjerë sa më shumë të jetë e mundur; ende po ndihmojnë në mënyrë të fshehtë Daeshin dhe tekfiristët,”

Më pas, lideri ka vazhduar duke shtuar se “SHBA-ja mbështet regjimet diktatoriale në rajon, duke pëefshirë këtu dinastinë mbretërore saudite dhe qever itë tjera që po kryejnë krime kundër Jemenit dhe Palestinës.”

Ajetullah Humenei ka theksuar se “Ata kryejnë krime edhe në shtetet e tyre; policia amerikane vret gratë, fëmijët dhe të rinjtë me ngjyrë, më pas lihe ntë lirë nga gjykatat. Ky është sistemi i tyre gjyqësor. Më pas kritikojnë sistemet gjyqësore të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe sistemin tonë religjos gjyqësor.”

Lideri i ka bërë thirrje zyrtarëve iranianë që të jenë vigjilentë kundrejt përpjekjeve të armikut për t’u infiltruar në trupat vendimmarrës të vendit.



Burimi : Press TV