Ftesa për namaz është ftesa më e bukur e jetës

Publikuar në Dhj. 26, 2017, 11:01 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei tha se ftesa e dikujt për namaz është një nga manifestimet më të bukura të jetës.

Në një mesazh në Konferencën e 26-të të Lutjeve Kombëtare, Ajetullah  Hamenei shtoi se të devotshmit duhet ta bëjnë prioritet t'i ftojnë të tjerët në namaz, duke pasur parasysh kaq shumë rekomandime në Kur’an dhe hadithe lidhur me rëndësinë e namazit.

Udhëheqësi gjithashtu theksoi se zyrtarët e vendit duhet të përgatisin të  gjitha kushte për t'i shërbyer kësaj thirrjeje për namaz.

Hozhallarët, mësuesit, menaxherët, zyrtarët dhe të tjerët duhet të ecin të gjithë në këtë rrugë të ftesës për namaz, shtoi Ajetullah Hamenei.

Udhëheqësi gjithashtu vlerësoi përpjekjet e organizatorëve të konferencës vjetore, veçanërisht Huxhat-ul-Islam Muhsin Kara'ati, i cili shërben si Kryetar i Komitetit për Promovimin e Lutjeve.

Edicioni i 26-të i Konferencës filloi të enjten në qytetin port, në Bandar Abbas.



Burimi : IQNA