Refuzohet kërkesa për lirim me kusht e ‘vajzës së guximshme palestineze’

Publikuar në Dhj. 26, 2017, 10:25 p.m.

Gjykata e Izraelit e ka refuzuar ofertën për lirim me kusht në procesin gjyqësor të 16 vjeqares Ahed Tamimi të njohur si ‘vajza e guximshe palesineze’.

Babai i Ahedit, Basim Tamimi në një deklarat ku është shprehur se avokatët kanë aplikuar në Gjykatë Ushtarake për lirimin me kusht të vajzës së tij, tha se “Gjykata e refuzoi kërkesën në fjalë.”

Babai Namimi shtoi se nesër në Gjykatën Ushtarake do të mbahët një seancë për gjykimin e vajzës Ahed, bashkëshortës Neriman dhe mbesës Nur .

Ushtarët izraelit patën arrestuar me 19 dhjetor, Ahed Tamimi dhe nënën e saj Neriman si dhe pas një dite, në orët e mëngjesit, edhe kushërirën e saj Nur Tamimi.

Ahed, e njohur si ‘vajza e guximshme palestineze’ ishte e denjë për Çmimin e Guximit në Stamboll për shkak të qëndrimit të saj kundër ushtarëve izraelit kur u arrestua vëllau i saj në vitin 2012.

Ahed që u bë e njohur si ‘vajza palestineze që kundërshtoi ushtarët izraelit’ u takua edhe me presidentin Rexhep Tajip Erdoan, gjatë mandatit të tij si kryeministër.



Burimi : Sputnik News