Pranvera arabe dhe vjeshta palestineze

nga Radži Sultani | Publikuar në Dhj. 26, 2017, 1:02 a.m.

Çlirimi i Jerusalemit(Kudsit) është i pamundur pa çlirimin e të gjitha shteteve arabe. Në rast se duam të çlirojmë Kudsin tonë dhe xhaminë  Al-Aksa nga zgjedha e okupimit sionist, atëherë së pari duhet çliruar kryeqytetet arabe nga zgjedha e okupimit të brendshëm të tyre. Kur e filluam pranverën arabe e cila me veti solli erërat e lirisë dhe krenarisë,  në komplotin kundër revolucionit janë bashkuara armiqtë e jashtëm dhe brendshëm, pasi që dinin se çlirimi i vendeve arabe nga diktatura dhe korrupsioni do të jetë hapi i parë drejt çlirimit të Kudsit.

Diktatura, korrupsioni dhe ndërmjetësit politik arab kanë ndihmuar në vendosjen e shtetit të Izraelit për të mbajt  hegjemoninë dhe kontrollin mbi rajonin komplet. Diktaturat arabe kanë bllokuar rrugën në mes popullit arab dhe Kudsit, kanë mbyllur kufijtë, kanë penguar ushtrinë dhe kanë ndihmuar Izraelin të fitojë. Regjimet arabe  në raport me sionizmin global, njëra nga të dyja: ose regjimet tradhtare, ose regjimet vasale dhe frikacake.

E ne kemi filluar atëherë kur kemi menduar se kemi arrit sukses në pranverën arabe. Kemi filluar të flasim për Jerusalemin dhe Palestinën dhe çlirimin e tyre si fazë tjetër e ardhshme. Filluam të ëndërrojmë ëndrrat tona , por edhe ideologjikisht dhe psiqikisht të përgatitemi, pasi që dimë, si arab mysliman. Për neve nuk ka fitore as krenari e dinjitet dhe ripërtëritje përveç çlirimit të plotë të vendeve tona, e posaçërisht të Jerusalemit dhe Palestinës. Jerusalemi dhe Palestina janë në vendin e parë tek arabët dhe të gjithë myslimanët tjerë në botë.

Armiku këtë e ka ditë mirë, dhe për këtë ka hartuar plane dhe kurthe me qëllim që popujt arab të mbesin robër, të mbesin diktaturat në paraqitjen më të keqe dhe më neveritshme, që të zgjerohet korrupsioni dhe dhuna në shoqëri, pasi që atëherë armiku është i sigurt për ardhmërinë e tij dhe mundet pa pengesa të vazhdojë dominimin dhe okupimin e vendeve tona. Pranvera arabe nuk arriti qëllimin për shkak të komplotit të brendshëm dhe të jashtëm, ashtu që gjendja është kthyer ashtu si ishte para pranverës arabe. Për më tepër situata është edhe më e keqe, pasi që në skenën politike janë fuqizuar diktaturat të cilët janë bërë edhe më gjakatare dhe më të dhunshme, janë paraqitur bandat sektare, ka ardhur gjer te luftërat gjakatare vëllavrasëse dhe intervenimeve direkte ushtarake nga Lindja dhe Perëndimi.

Kemi shpresuar se pranvera arabe do të bjerë fryte më të bukura, lule dhe trëndafila, por në vend të tyre pas revolucionit të pasuksesshëm, jemi ballafaquar me humbje, ndjekje dhe shkatërrime. Atëherë armikut sionist, prapa të cilit ka qëndruar Amerika, iu është ofruar rasti në sirtar të përfundojë planin e tij dhe të shpall Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit. Këtë kanë mund të bëjnë pas mossuksesit të pranverës arabe dhe mossuksesit të përpjekjes së popullit të realizojë lirinë dhe të kthejë krenarinë dhe dinjitetin e tij.

Kudsi nuk do të humbej po të mos pësonte pranvera arabe, as që armiku i jashtëm do të realizonte planet dhe kurthet e veta, po të mos kryer në tërësi detyrën e vet armiku i brendshëm. Amerika nuk do të lavdërohej me vendimin e saj historik po të mos kishte mbështetjen dhe pëlqimin direkt të regjimeve të caktuara arabe, gjë që publikisht e kanë treguar politikanët sionist dhe mediat e tyre.

Jerusalemi nuk është vetëm qytet palestinez por është qytet i të gjithë myslimanëve dhe çlirimi i tij nuk duhet lejuar vetëm palestinezëve por ky është obligim i çdo myslimani në botë. Bile edhe palestinezët të pranonin marrëveshjen me okupatorin izraelit lidhur me Kudsin, asnjë mysliman në botë nuk do të pranonte kurrgjë tjetër përveç çlirimit të plotë të Kudsit dhe kthimin e statusit të tij si kryeqytet i Palestinës.



Burimi : SAFF