"Çfarë i kushtoi Iranit fitorja kundër terrorit"

Publikuar në Dhj. 25, 2017, 1:18 a.m.

Irani i cili ka qenë aktiv që nga viti 2012 në luftën kundër terroristëve në Siri ka humbur shumë më teper se vendet tjera.

Zëdhënësi rus, Vladimir Sajin i cili foli per agjensin Sputnik, tha se humbjet e mëdha të Iranit në luftë mund të spjegohen me faktin se ky shtet ka përdorur një numër të madh të ushtarëve dhe burimeve për të luftuar në këtë luftë.

Sajin theksoi se Teherani ka emëruar shumë oficer si këshilltar, edukator dhe ekspert ushtarak nga Ushtria e Gardës Revolucionare Iraniane në Siri dhe se shumica e tyre janë të përfshirë drejtpërdrejt në konflikt si dhe njesit e operacioneve të veqanta të përbëra nga Garda u përfshinë në operacione në numër të madh.

"GRUPI I HIZBULLAHUT MORI NJË ROL TË RËNDËSISHËM"

 Sipas Sajin, numri i përgjithshëm i Ushtrisë së Gardës Revolucionare Iraniane bashkë me operacionet speciale ishte mes 2 dhe 7 mijë, në përputhje me lajmet në media. Në dispozicionin e këtij bashkëpunimi të Iranit, edhe grupi Hizbullah i përbër nga shiit libanez, me ndërmjet 5 dhe 10 mijë luftëtar, luajti një rol të rëndësishëm. Gjatë luftës, Ushtria e Gardës Revolucionare mblodhi mbi 20 mijë ushtarë 'vullnetar' dhe milici nga Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Irani. Analisti ushtarak nga Qendra e Studimeve Strategjike OMRAN në Stamboll, Nawar Oliver tha se numri i grupeve që luftuan nën çatinë e Iranit kohë pas kohe arriti në 70 mijë.

PRETENDOHET SE 1200 LUFTËTAR IRANIAN E KANË HUMBUR JETËN BRENDA 4 VJETËVE NË SIRI

Lista e të vdekurve në luftë nga njësia e ushtarake e Iranit në Siri nuk u zbulua zyrtarisht por sipas fjalëve të njërit prej ish-komandantëve të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të agjensisë së lajmeve ISNA dhe sipas të dhënave jo zyrtare gjatë periudhës 2012-2016 në Siri e humbën jetën 2200 ushtarë iranian.

SIPAS AGJESISË ANADOLU NË SIRI E HUMBËN JETËN 11 GJENERAL IRANIAN

Sipas organizatave të mediave të tjera, humbja totale e forcave iraniane dhe pro-iraniane në Siri është rreth 3000, duke përfshirë rreth 1000 ushtar të Hizbullahut. Vlen të përmendet edhe se Agjensia Anadolu raportoi se në Siri 11 gjeneral iranian e humbë jetën në periudhën shkurt 2013 - nëntor 2016

KËSHILLTARËT IRANIAN JANË SYNIM I TERRORISTËVE

Sajin i cili u pyet se 'pse në Siri përveq gjeneralëve e humbën jetën edhe një numër i madh i kolonelëve dhe oficerëve të lartë ushtarak', e dha këtë përgjigje: "Ushtria e Gardës Revolucionare Iraniane dhe njesitë speciale të elitës nuk konsiderohen shumë të fuqishme në çështjen e konfliktit të përgjithshëm të njësive të artilerisë dhe forcave ajrore. Humbjet rrjedhën nga këto. Përveq kësaj, gjeneralët dhe oficerët e lartë nga Gardat Revolucionare punësohen si këshilltar ushtarak në Trupat Ushtarake të Sirisë dhe në nën njësi që kanë hyrë në përplasje të dhunshme me palën tjetër, këshilltarët iranian jo vetëm që bëjnë zbulime në kushte ku nuk është e mundur të ofrohen mbrojtje të besueshme, por gjithashtu marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikte. Përveq kësaj, nuk duhet lënë anash faktin se këshilltarët iranian janë synim për terroristët. Pyetja më e rëndësishme tani ështe se a do të mund të mbroj Irani interesat e saj të humbura për hir të gjetjes zgjidhjes politike dhe diplomatike nga lufta në Siri dhe a mundet qeveria t'i përmbush të gjitha detyrat që ka përcaktuar gjatë vendosjes për të dërguar ushtarë në luftë? Këtë do t'a shohim në të ardhmën e afërt."