Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëenëntë.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Dhj. 26, 2017, mesnatë

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim duam t’iu pyesim: “Vallë a mund ta shihni qortimin dhe përçmimin që gjendet tek fragmenti? Themi se është një fjalë e urtë që thotë: “Në letërsi qortimi/kritika ka më tepër ndikim se sa thënia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë”. Autori me këto fjalë sipas tij ka për qëllim përçmimin e Imam Husejnin (p.m.t.). Sërish sipas këtij fragmenti pranojmë se Imam Husejni (p.m.t.), jo vetëm që nuk paska bërë asgjë për Allahun, por edhe qëllimi i vërtetë i fshehur pas kryengritjes së tij, na paska qenë dëshira dhe lakmia për jetën e kësaj bote!”

Zotëri i nderuar duhet të shpalosim, se ka kaluar një kohë e gjatë, që kur keni keni bërë paraqitjen e fundit të çështjeve, që kanë të bëjnë me hetimin e Hadithit Thekalejn. Për këtë arsye ne kemi nevojë që të na bënit një përmbledhje. Vallë a është e mundur që të na paraqisni përmbledhjen e programit të kaluar, me synim që të shohim se në cilën shkallë të hetimit tonë, qëndrojnë ndjekësit tanë të nderuar, si dhe të kujtohen mbi këto çështje.

Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëenëntë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar. Ju përshëndes me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër. Përshëndetja qoftë mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit dhe qofshin të shpëtuar sa më shpejt”.

Si fillim shprehim se në programin paraardhës, kemi shqyrtuar çështjen se si Ibn Tejmijje, vartësit e tij si dhe disa dijetarë të tjerë, këmbëngulën fuqishëm se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Rishtas sipas këtyre pseudodijetarëve Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Arsyeja e këtyre mendimeve është ashtu siç kanë cekur disa njerëz: “Këto përpjekje janë bërë për të krijuar përshtypjen, se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), në të cilin besojnë shiitët, është i ndryshëm nga Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilën besojnë sunnitët. Disa qarqe të caktuara, janë munduar me mish e me shpirt, që t’i ndajnë plotësisht shiitët, vartësit dhe të dashurit e Ehli Bejtit, nga bashkësia ndërkombëtare muslimane. Ne e themi qetësisht këtë përfundim, duke shikuar në mënyrë sipërfaqësore në bisedat fetare, stacionet televizive dhe në adresat e faqeve të internetit. Këta njerëz janë duke u orvatur hapur dhe qartë, që të ndajnë Shkollën e Ehli Bejtit, nga trungu kryesor i bashkësisë ndërkombëtarë muslimane. Në këtë mënyrë, ata duan ta tregojnë si të lejuar, cilësimin si të pafe dhe vrasjen e shiitëve dhe se mund t’i bëjnë shiitëve çfarë të duan. Ne mendojmë se ka shumë argumente për këtë.

Sqarojmë se ata pseudodijetarë të cilët mendojnë, se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), është njëri nga të bijtë e Imam Hasanit (p.m.t.) e mbështesnin këtë në disa prova. Këta njerëz tregojnë si provë, një lajm të vetëm që zotëron një zinxhir të dobët përcjelljeje, i cili zë vend në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit) e Ebu Daudit. Por në programet tona të kaluara, ne kemi vërtetuar se ky është një hadith i dobët. Ndërsa në programin e mbrëmjes së sotme ne do të bëjmë të ditur edhe disa argumente te tjera. Por përpara se t’ia nisim vijimin e këtyre programeve, ne duam të shpjegojmë se thelbi kryesor i çështjes që duam të shpalosim është: Këta njerëz të cilët sorrollaten sa majtas dhe sa djathtas, të cilët ose janë duke u munduar që t’i anashkalojnë, ose që t’i tregojnë si të dobët këto argumente fetare, në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, sa vijnë edhe po ngrihen përballë argumenteve fetare, të cilat e kanë ngritur Imam Aliun (p.m.t.) dhe Ehli Bejtin e tij (p.m.t.) në një post të veçantë.

Megjithatë ata të cilët i lëshojnë këto zëra, hidhen dhe e pranojnë menjëherë si të vërtetë, kur bëhet fjalë për citimin e një hadithi, i cili bën fjalë për agjësimin e virtyteve të Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit, ose i përjashton lidhjet e tij me Ehli Bejtin edhe nëse zinxhiri i tij i përcjelljes është i dobët. Në këtë pikë ne kërkojmë që ndjekësit tanë të nderuar ta hetojnë thellësisht këtë çështje. Ky qëndrim i tyre ka shumë shembuj e prova dhe njëra nga ata është pikërisht kjo çështje. Ne nuk jemi të parët që e bëjmë të njohur këtë rregull. Këtu duam të themi se edhe Imam Ibn Haxher Askalani, e ka cekur të njëjtën çështje, në veprën e tij me titull: “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës).

Në veprën e tij të lartpërmendur imami sunnit Ibn Haxher Askalani e ka qortuar kështu Ibn Tejmijjen: “Madje nënvizojmë se Ibn Tejmijje, duke marrë shtysë nga kundërshtimi i Ibn Mutahhar Hilit, ka mohuar një mori hadithesh të mira dhe të vërteta. Për më tepër Ibn Tejmijje në punimin e tij, i cili ka si synim rrëzimin e fjalëve dhe provave të rafidiut (Dijetar Hilit), ka ndjekur një udhë tejet të tepruar, e cila është bërë shkas, që ai të ketë shkuar aq larg sa të nënçmojë edhe Aliun”. (1)

Këtu duam që t’iu shpalosim se hadithet, të cilat ai ka kundërshtuar, kanë të bëjnë me Imam Aliun (p.m.t.) dhe me Ehli Bejtin (p.m.t.), që nënkupton se nëse një hadith se një çështje, ka patur lidhje me Imam Aliun (p.m.t.), ai ka parapëlqyer që ta lërë mënjanë, si në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, tekstit të tij, ose thjesht e ka hedhur atë tërësisht pas krahëve. Megjithatë kur vjen puna tek një hadith, i cili flet kundër Shkollës së Ehli Bejtit, atëherë këta njerëz duke ngritur zërat dhe duke fryrë bulçitë, menjëherë thonë se zinxhiri i tij përcjelljes thotë kështu dhe ashtu.

Këtu duam të kumtojmë, se ashtu siç kemi përmendur dhe në programin paraardhës, hadithi që zë vend tek vepra me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), të cilin Ebu Daudi e ka përcjellur kështu: “Imam Aliu (p.m.t.) duke të parë të birin e tij Hasanin i ka rrëfyer kështu: “Ky im bir është një zotëri të cilit ia ka vënë emrin i dërguari i Allahut. Do të vijë një njeri i cili rrjedh nga fara e tij, i cili e ka emrin si i lajmëtarit, i cili i shëmbëllen atij jo si krijim por si moral, i cili do të mbushë botën me drejtësi”, (2) është një hadith i dobët. (3)

Pohojmë se jo vetëm dijetari bashkëkohor shqiptar Shejh Albani, ka përcaktuar se hadithi është  dobët, por edhe autoriteti bashkëkohor i fushës së disiplinimit dhe klasifikimit të haditheve, dijetar tjetër shqiptar Shuajb Arnauti, pas përcjelljes së hadithit është shprehur kështu: “Zinxhiri i përcjelljes së hadithit të sipërcituar është i dobët, sepse nuk është i qëndrueshëm fakti se Ebu Ishaku, e ka përcjellur këtë hadith nga Imam Aliu”. (4)

Besojmë se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne kemi shpjeguar se Ebu Ishaku, ishte në moshën shtatë vjeç, kur ka rënë dëshmor prijësi i besimtarëve Imam Aliu (p.m.t.). Nëse e vërteta qëndron kështu, ne nuk mund ta kuptojmë, arsyen e këmbënguljes së Ibn Tejmijjes të sendërtuar në formën: “Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.)”.

Prezantuesi: Ja kjo është një pyetje marramendëse.

I ftuari: Vallë përse ai ka këmbëngulur kaq shumë? Megjithatë shtojmë se përgjigjia e kësaj pyetjeje del vetvetiu. Ne përsërisim se nuk ka rëndësi, nëse Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ose nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.), sepse në fund të fundit, ai rrjedh nga farefisi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Epo mirë por përse këta pseudodijetarë, kanë këmbëngulur kaq shumë, duke thënë se ai rridhka, nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.)?

Kësaj pyetjeje po i përgjigjemi drejtpërdrejtë: “Ata kanë këmbëngulur kaq shumë, sepse ata duan që njerëzit të shprehen, se Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilin beson Ibn Tejmijje, është i ndryshëm nga Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilën besojnë shiitët.

Prezantuesi: Me sa duket brenda kësaj këmbënguljeje ata kanë qëllime të tjera.

I ftuari: Pikërisht ashtu. Për hir të Allahut (k.m.t.), shikoni se çfarë thotë Ibn Tejmijje, në veprën e tij hapur dhe qartë: “Imam Aliu (p.m.t.) duke të parë të birin e tij Hasanin i ka rrëfyer kështu: “Ky im bir është një zotëri”.Këtu duam t’iu vëmë në dijeni, se vërtetuesi i vepreës së mësipërme Muhammed Reshad Selimi, pasi ka përcjellur këtë hadith, nga vepra e Ibn Tejmijjes ka lënë shënimin: “Ky është një hadith i shkëputur, sepse duhet të jetë i pranishëm, një përcjellës mes Thubejit (Ebu Ishakut) dhe Aliut. Sërish theksojmë se ndonëse Ebu Ishak Rebiu, mund ta ketë parë Aliun, nuk është i qëndrueshëm fakti, që ai të ketë përcjellur hadithe nga ai”. (5)

Pavarësisht kësaj rrëfejmë se pika më e çuditshme, nuk është se vetëm Ibn Tejmijje është i këtij qëndrimi. Shprehemi kështu sepse këtë qëndrim, mbajnë dhe vartësit e Ibn Tejmijjes, ose siç njihen ndryshe uehhabistët dhe ata të cilët mësojnë në shkollën bashkëkohore të Ibn Tejmijjes. Ndërsa tani përpara nesh kemi dijetarin tjetër uehhabist Ibn Bazin. Ky fundit e ka marrë si një të vërtetë të patjetërsueshme, faktin se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), por rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Ibn Bazi mbi këtë çështje ka cituar kështu: “Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga fara e Hasan Ibn Aliut”. (6)

Por nuk mbaron me kaq. E themi këtë sepse njëri nga nxënësit e Ibn Tejmijjes, Ibn Kajjim Xheuziue ka çuar edhe më larg këtë çështje deri në atë masë, sa kur njeriu lexon shkrimet e tij çuditet. Tani le të hedhim një vështrim se çfarë thotë ky njeri: Mendimi i tretë është si vijon: “Në kohën e fundit do të dalë një njeri, nga farefisi i Hasan Ibn Aliut (p.m.t.), nga Ehli Bejti i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), i cili do të mbushë do të mbushë sipërfaqen tokësore me drejtësi dhe sundim të drejtë, pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me shtypje dhe padrejtësi. Shumica e haditheve dëshmojnë për këtë”. (7)

Në këtë pikë ne nuk kemi dëshirë, që të shprehemi se autori ka gënjyer, por nënvizojmë se duket sheshit se ai ka hyrë në një udhë të mashtrimit dhe të shmangies. Pra ose shkrimtari i në fjalë është një i paditur, sepse ai ka cituar se shumë hadithe dëshmojnë për këtë.

Prezantuesi: Ai ka thënë se gjenden shumë hadithe kur gjendet vetëm një hadith.

I ftuari:Kjo është e saktë, sepse duke u mbështetur në faktin se në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetete e Ebu Daudit), e Ebu Daudit zë vend vetëm një hadith, ky njeri e ka shndërruar në fjalinë “shumë hadithe”. I lutemi këtij nxënësi që të vërë dorën në zemër. Nëse ka dashur të thotë se shumica e haditheve, dëshmon se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), atëherë shtojmë se mirë në rregull e pranojmë edhe këtë. Por të paktën të kishte thënë kështu:  “Disa hadithe tregojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe jo të tëra hadithet”. Vallë përse nuk e ka formuluar kështu pohimin? Ose të paktën duke u nisur nga detyra e zbatimit të terminologjisë së hadithit, ai duhet të shprehej në këtë mënyrë: “Në njërën anë shumica e haditheve, përcaktojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ndërsa në anën tjetër disa hadithe të tjera tregojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Pra të paktën të kishte thënë këtë.

Më tej nxënësi i Ibn Tejmijjes,është orvatur që të zbulojë të fshehtën, se përse Imam Mehdiu (p.m.t.),na rridhka nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) me fjalët: “Urtësia se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), qëndron në këtë fshehtë të bukur: Imam Hasani (p.m.t.) ka lëshuar pe ndaj udhëheqjes për hir të Allahut (l.mt.) dhe si pasojë e këtij lëshimi, Allahu i Madhëruar e ka shpërblyer Imam Hasanin (p.m.t.) dhe i ka dhënë udhëheqjen e cila do të mbushë sipërfaqen tokësore me drejtësi në udhën e farefisit të tij. Ky është sunneti (praktika) e Allahut të Lavdëruar për robërit e Tij, që përkthehet se nëse një njeri lë diçka për hir të Allahut, Allahu do t’i dhurojë atij, ose udhës së farefisit të tij, diçka më të mirë se ajo që ka lënë. Por ne nuk e shikojmë këtë praktikë, për sa i përket çështjes së Imam Husejnit (p.m.t.). E them këtë sepse ai ka patur dëshirë shtënien në dorë të udhëheqjes. Pra ai duke patur dëshirë udhëheqjen dhe ka luftuar për të, e megjithatë nuk ka arritur që të korrë fitore”. (8)

Pra e thënë ndryshe Imam Hasani (p.m.t.), i paska lënë Muauijes drejtuesit të bijve të Umejjes, ose më saktë zinxhirit të parë të dyfytyrësisë, udhëheqjen e bashkësisë muslimane. Për këtë arsye ky virtyt paska hyrë në zotërim Imam Hasanit (p.m.t.) dhe jo sepse ai është nipi i bekuar i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), i përket Farefisit të Pastër, është njëri nga dy zotërinjtë e të rinjve të Xhennetit dhe është njëri nga anëtarët e Ehli Bejtit, të cilin Allahu i Lartësuar e ka pastruar tërësisht! E thënë ndryshe Alahu i Madhëruar ia paska dhënë atij këtë post dhe këtë virtyt, jo sepse ai ishte në zotërim të të tëra çështjeve dhe dukurive të lartpërmendura! Por jo asnjëra nga arsyet e sipërcituara, nuk paska shërbyer si shkak, që ai të fitonte këtë virtyt po shkaku i vetëm i kësaj na qenka dorëzimi i udhëheqjes ndaj Muauijes!

Disa njerëz ngrihen dhe pyesin se vallë përse ju i cilësoni këta njerëz, të cilët zotërojnë një botëkuptimi fetar emeuist, në një kohë kur ata nuk ecin në vizën e të bijve të Umejjes dhe nuk ushqejnë armiqësi ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit (p.m.t.)? Ja pra të nderuar duam t’iu shpalosim se cilësimi ynë, është pikërisht si pasojë e këtyre shkaqeve që kam përcjellur më lart! Por ka edhe më tej. Shprehemi kështu sepse ata ushqejnë armiqësi ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). E pohojmë këtë sepse në ajetin 7 të Sures Hashr Allahu (f.m.t.) thotë: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut, se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”. Pra këta njerëz jo vetëm që kanë dalur kundër të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), por ata janë në gjendje lufte edhe me Librin e Allahut, sepse në ajetin 3 dhe 4 të Sures Nexhm Allahu i Madhëruar thotë: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”.

Në këtë pikë duam t’iu pyesim: “Vallë a mund ta shihni qortimin dhe përçmimin që gjendet tek fragmenti? Themi se është një fjalë e urtë që thotë: “Në letërsi qortimi/kritika ka më tepër ndikim se sa thënia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë”. Autori me këto fjalë sipas tij ka për qëllim përçmimin e Imam Husejnin (p.m.t.). Sërish sipas këtij fragmenti pranojmë se Imam Husejni (p.m.t.), jo vetëm që nuk paska bërë asgjë për Allahun, por edhe qëllimi i vërtetë i fshehur pas kryengritjes së tij na paska qenë dëshira dhe lakmia për jetën e kësaj bote!” Pyetje: Vallë a e ka dëshiruar ai udhëheqjen për hir të Allahut ose për jetën e kësaj bote? Nëse ai ka dëshiruar udhëheqjen për hir të Allahut a ka ndonjë ndalesë këtu? Pohojmë se këta psudodijetarë aludojnë se udhëheqësi i parë dhe i dytë e kanë zbatuar detyrën e udhëheqjes për hir të Allahut. Por kur bëhet fjalë për Jezid Ibn Muaujijen, i cili jo vetëm që ka pirë alkool, por edhe ka luajtur, duke kërcyer me majmunë dhe qenër, përse e fajësoni Imam Husejnin (p.m.t.), se ai paska patur për qëllim kërkimin e jetës e kësaj bote? Ne edhe sot e kësaj dite nuk e kemi kuptuar se përse këta pseudodijetarë po tregohen të njëanshëm, sepse në njërën anë ata mbrojnë udhëheqjen e Muauijes dhe Jezidit, ndërsa në anën tjetër ata aludojnë, se Imam Hsuejni (p.m.t.) dhe gjyshi i tij kanë kundërshtuar Kuranin?

Gjithashtu sipas fragmentit të lartpërmendur, përsërisim se Imam Husejni (p.m.t.), duke patur dëshirë udhëheqjen dhe ka luftuar për të, e megjithatë nuk ka arritur që të korrë fitore. Kështu që as atij dhe as udhës së farefisit të tij nuk duhet t’u jepet udhëheqja!

Prezantuesi: Pra ai ka nënkuptuar se Allahu e ka ndëshkuar atë! (Allahu na ruajttë).

I fuari: Po kjo është një lloj ndëshkimi! Këtu duam të përmbledhim se tërësia e këtyre komentimeve, është mbështetur vetëm në një lajm të vetëm, zinxhiri i përcjelljes së të cilit, është cilësuar si i dobët nga ana e tërë muhaddithëve. Por synimi i këtij nxënësi është përpjekja e madhe, për fuqizimin e botëkuptimit fetar emeuist dhe hapja e një të çare në kështjellën e Shkollës së Ehli Bejtit.

Prezantuesi: Për Jezidin.

I ftuari:Për Jezidin, Muaijen dhe për bijtë e Umejjes. Ne pandehim se çështja ka dalë në dritë. Mendimet e sendërtuara në fomën se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe këmbëngulja kaq e madhe, nuk kanë asnjë mbështetje intelektuale, në dëshminë e sjellur nga argumentet fetare. Nëse këta pseudodijetarë, do të kishin vepruar brenda kornizës së argumenteve fetare, atëherë duhet të kishin përcaktuar edhe se hadithi i cili dëshmon se Imam Mediu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasnit (p.m.t.), është në një shkallë aq të dobët, sa nuk ia vlen diskutimi mbi këtë çështje. Sërish shtojmë se këta pseudodijetarë, janë kapur fort pas këtij hadithi, vetëm sepse ky i fundit mbështet, qëndrimet e tyre mbi një çështje për të cilën kanë ndasi mendimi, me Shkollën e Ehli Bejtit dhe shiitët.

Prezantuesi: Në fakt vëmë re se ata shqyrtojnë në mënyrë të hollësishme gjithçka tjetër përveç këtyre lloj çështjeve.

I ftuari: Po kjo është e vërtetë. Ata shtjellojnë imtësisht dhe përsërisin gjithçka tjetër përveç çështjeve të cilat mund të komentohen në dobi të Shkollës së Ehli Bejtit.

Pyetje: Çfarë problemi mund të jetë, nëse Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ose nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.)?

I ftuari: Në fakt çështja që duhet të trajtohet është kjo; vallë a kemi të bëjmë me të vërtetë me një kundërshtim dhe një mosmarrëveshje ashtu siç pandehet? Për një çast le ta marrim si të mirëqenë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rridhka nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Në të vërtetë këtu duam t’iu rikujtojmë, se këta njerëz janë duke u orvatur, me tëra mundësitë intelektuale, që të bëjnë fakt të kryer se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), por rrjedh nga ai i Imam Hasanit (p.m.t.). Për më tepër ata aludojnë se në rast se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), kjo bën të pamundur që ai të rrjedhë nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.).

Duke u nisur nga aludimi i mësipërm, ata orvaten që të arrijnë në përfundimin, se farefisi nga i cili rrjedh Imam Mehdiu (p.m.t.), në të vcilin besojnë shiitët, është i ndryshëm nga farefisi i nga i cili rrjedh Imam Mehdiu (p.m.t.), në të cilin beson Ehli Sunneti. Me fjalë të tjera ata aludojnë se është e pamundur që Imam Mehdiu (p.m.t.), të rrjedhë si nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ashtu edhe nga ai Imam Husejnit (p.m.t.) duke cituar kështu: “Imam Mehdiu (p.m.t.), për të cilin na ka lajmëruar i dërguari i Alahut (p.q.m.t.), ashtu siç na ka përcjellur Imam Aliu (p.m.t.), nuk rrjedh nga fara e Husejn Ibn Aliut, por rrjedh nga fara e Hasan Ibn Aliut”. (9)

Pra këta njerëz përpiqen në drejtim të krijimit të përshtypjes sikur të ishte një pengesë mes rrjedhjes së tij nga fara e dy bijve të Imam Aliut (p.m.t.). E thënë ndryshe ata këmbëgulin se Imam Mehdiu  (p.m.t.), është i detyruar që të rrjedhë, ose nga fara e Imam Hasanit (p.m.t.) ose ajo e Imam Husejnit (p.m.t.). Ne do të përmendim dy pika, ashtu siç kanë shënjuar, disa dijetarë në lidhje me këtë çështje:

Burimi i parë është vepra me titull: “Ishaetu li’l-Eshrati’s-Seati” (Jetesa e Kushteve të Orës së Fundit), e dijetar vërtetues Muhammed Ibn Resul Berzenxhiut (viti i vdekjes 1103 sipas mërgimit islam). Për më tepër pohojmë se duke patur parasysh shumë hadithe të njohura dhe të vërteta Imam Mehdiu (p.m.t.) themi se ai rrjedh nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.). Krahas kësaj cekëm se gjenden edhe disa hadithe, të cilat shpjegojnë se ai rrjedh, nga farefisi i të bijve të Abbasit. Si rrjedhojë kumtojmë se hadithet përcjellin se ai rrjedh nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.). Njëra pjesë e tyre përcjell se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ndërsa pjesa tjetër e tyre përcjell se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Ne përmbledhim se këto hadithe mund të bashkohen në këtë mënyrë: (10)

Lejonani t’iu shpjegojmë se hadithet shfaqin në mënyrë të hapur, se ai rrjedh nga familja e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Më pas kemi theksuar edhe më parë, se hadithet të cilat bëjnë fjalë, se ai rrjedh nga farefisi i të bijve të Abbasit, siç ka përkufizuar dhe Shejh Albani zotërojnë zinxhir të dobët përcjelljeje. Më tej kemi vijuar duke thënë se Ibn Tejmijje, Ibn Kajjim Xheuziu, Ibn Bazi dhe ata me botëkutim fetar emeuist në përgjithësi, këmbëngulin se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Por në fakt në këndvështrimin e tyre, këto hadithe nuk kanë ndonjë vlerë, sepse hadithet bien ndesh me njëra-tjetrën. Prandaj u bëjmë thirrje që të paktën të lexojnë edhe hadithet të cilat bëjnë të ditur se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.).

Ndërsa dijetar Berzenxhiu ka përcaktuar, se nuk ndodhet asnjë kundërshtim, mes haditheve dhe si rrjedhojë është i mundur fakti se ai, mund të rrjedhë nga farefisi i të dyve. Rishtas sipas tij ose i ati i Imam Mehdiut (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe nëna e tij nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.), ose i ati i tij rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) dhe nëna e tij rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Atëherë duke parë se si qëndron e vërteta, shprehemi se ne ende nuk e kemi kuptuar, arsyen e këmbënguljes kaq të madhe të këtyre pseudodijetarëve, kur aludojnë se ai nuk rrjedh, nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), por nga ai i Imam Hasanit (p.m.t.).

Prezantuesi: Ka shumë arsye për këtë.

I ftuari: Imam Berzenxhiu ka vijuar kështu: “Themi se hadithet që flasin për të është e mundur që mund t’i bashkojmë kështu: Lindja e madhe e Imam Mehdiut (p.m.t.), rrjedh ose nga Hasani ose nga Husejni, si dhe njëra nga nënat e tij, ose rrjedh nga farefisi i Hasanit ose nga ai i Husejnit. (11)Kështu që problemi gjen zgjidhje.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Idhaet” (Shfaqja), e Muhammed Siddik Hasan Kunuxhit. Shkrimtari i kësaj vepre shkruan kështu: “Për ta përmbledhur rrëfejmë se Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.) dhe i Hasanit (p.m.t.). Më pas ai ka cekur dhe se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) dhe i të bijve të Abbasit. Megjithatë mendimi më i drejtë është se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.). Disa hafidhë dhe imamë të mëdhenj të bashkësisë muslimane, kanë pohuar se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh në mënyrë të pashkëputur nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.).

Ibn Haxher Askalani citon: “Pranojmë se të tëra këto hadithe, që lajmërojnë për të mund t’i përmbledhim në këtë mënyrë, domethënë se lindja e madhe e tij nga ana e të atit rrjedh, ose nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ose ai i Imam Husejnit (p.m.t.), ndërsa nga ana e nënës rrjedh nga një udhë tjetër”. (12)

Ndërsa për sa i përket haditheve që shënjojnë, se ai rrjedh nga bijtë e Abbasit, kemi sqaruar se këto janë hadithe të shpikura. Udha e bashkimit të haditheve është kështu: Nga ana e të atit Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) dhe është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Ndërsa nga ana e nënës Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i nënës së gjyshit të tij Imam Bakiri (p.m.t.) dhe bijës së Imam Hasanit (p.m.t.) dhe është i biri i Fatimesë.

E thënë ndryshe ai rrjedh nga farefisi i Aliut të birit të Aliut (Aleiut). Sipas kësaj Imam Bakiri (p.m.t.) rrjedh nga të dyja anët, si nga farefisi i Aliut dhe nga ai i Hashimit. Udha e farefisit të tij të bekuar shëmbëllen me një pemë të pastër plotësisht e cila i ka rrënjët thellë në tokë dhe degët i ka në qiell. Por përse ndodh kjo përplasje? Nëse këta njerëz nuk kanë ndonjë shqetësim dhe mllef në zemrat e tyre ne nuk e ndjejmë të nevojshme që të japim një shpjegim. Pra cila është arsyeja e këmbënguljes kaq të madhe se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe jo nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.)?

Shtojmë se kjo analizë e mallkuar rrjedh nga armiqësia, urrejtja dhe zemërimi ndaj Ehi Bejtit. Në rast të kundërt nënvizojmë se nuk ka asnjë dallim, nëse ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ose ai i Imam Husejnit (p.m.t.) dhe se nuk ka asnjë arsye, që të shprehet se paqja e Hasanit, ishte për hir të Allahut, ndërsa kryengritja e Husejnit, ishte për shtënien në dorë të jetës së kësaj bote. Vallë a nuk e ka lexuar Ibn Kajjim Xheuziu hadithin profetik: “Edhe nëse ata të dy ngrejnë krye ose ulen të qetë janë sërish imamë”? Gjithashtu a nuk e ka lexuar ky dijetar se në veprat e haditheve të vërteta është shënuar: “Ata të dy janë zotërinjtë e të rinjve të Xhennetit” dhe “Ata të dy janë dy trashëgimtarët e të dërguarit të Allahut”?

Prezantuesi: Me fjalë të tjera ata këto hadithe i hedhin pas krahëve dhe i lënë mënjanë.

I ftuari: Vallë cila është arsyeja e një ndarje të tillë? Vallë a ka ardhur ndonjë argument fetar në lidhje me ndarjen e tyre? Rikujtojmë se ndonëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk i ka ndarë Hasanin me Husejnin, këta pseudodijetarë i kanë ndarë nga njëri-tjetri. Ata e kanë bërë këtë ndarje, duke u mbështetur në kriteret, të cilat janë sendërtuar sipas bijve të Umejjes dhe sepse ata mendojnë se bijtë e Umejjes, kanë patur mendimin e drejtë. Pra shkurtimisht bijtë e Umejjes janë në udhën e vërtetë, ndërsa dalja kundër këtye kritereve është diçka e gabuar!

Prezantuesi: Këta pandehin se Imam Hasani (p.m.t.) ka jetuar në harmoni dhe si mik i bijve të Umejjes. Por ky është një mendim i gabuar.

I ftuari: Sigurisht që po. Megjithatë ecim me tej, sepse nuk do të qëndrojmë më, mbi çështjen nëse Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ose nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.). Sipas qëndrimit tonë, mendimi më i drejtë është se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh në mënyrë të pashkëputur, nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Ashtu siç prekëm edhe më lart ky është edhe mendimi i ardhur nga udha e Ehli Sunnetit.

Prezantuesi:Themi se bashkimi i haditheve është i mundur.

I ftuari: Në këtë pikë bëjmë të ditur, se hadithet që do të shpjegojmë, janë të natyrës për t’i dhënë fund kësaj përplasjeje, natyrë kjo më e ndryshme nga udha e bashkimit e sqaruar më sipër. Ne kërkojmë që ndjekësit tanë të nderuar të tregohen të vëmendshëm. Arsyeja është se duam t’iu vëmë në dijeni, se në burimet e Ehli Sunnetit, zënë vend dy hadithe të ndryshme nga njëra-tjetra. Njëri hadith tregon se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), ndërsa hadithi tjetër tregon se ai, rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Le ta themi se të dyja këto hadithe janë të dobëta. Të dyja këto hadithe nuk ka gjasa që të jenë të vërteta. Shprehemi kështu sepse tanimë kemi bërë të qartë se hadithi që lajmëron se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) është i dobët. Kështu që mbetet mundësia që hadithet që citojnë se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.) ose janë të dobëta ose janë të vërteta.

Le ta zëmë se këto hadithe janë të dobëta. Ne zotërojmë hadithe që bëjnë fjalë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe nga ai i Imam Husejnit (p.m.t.), por të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën. Por është një tjetër element i pranishëm, që na e bën të nevojshme që të parapëlqejmë faktin, se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Këto janë hadithet që kalojnë në burimet e shiitëve, të cilat lajmërojnë se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Në këtë rast kemi të bëjmë me arritjen e njëzëshmërie mes Ehli Sunnetit dhe Ehli Shiitëve.

Ne nuk po e shqyrtojmë çështjen vetëm në këndvështrimin politik dhe shoqëror. Këtu kemi për qëllim hadithin profetik: “Bashkësia ime muslimane nukbashkohet mbi shmangie”. Pasi t’i shtojmë këtyre haditheve edhe hadithet shiite, të cilat dëshmojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), atëherë do të kemi një njëzëshmëri në drejtimin, se ai rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Ndërsa në palën tjetër mbetet çështja e ndasisë së mendimit, ose e thënë ndryshe në njërën anë kemi hadithet, të cilat na citojnë se ai rrjedh, nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.) dhe bien ndesh me njëra-tjetrën dhe në anën tjetër kemi hadithet, të cilat na vënë në djeni se ai rrjedh, nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.), mbi të cilat është arritur njëzëshmëria. Nuk ka asnjë dyshim, se në këtë rast, duke u nisur nga nevojshmëria e rregullave të muhaddithëve dhe nga hadithi: “Bashkësia ime muslimane nuk bashkohet mbi shmangie”, dalin në plan të parë hadithet e nënndarjes së dytë, pra mbi ato të cilat që tregojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.), por rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.).

Ndjekës të nderuar tani duam që ta përmbledhim dhe t’i japim fund kësaj çështje. Ne kuptuam se Imam Mehdiu (p.m.t.) ka adhur në mënyrë të prerë në këtë botë. Si rrjedhojë ne kemi shënjuar edhe veprat e ndryshme të shkruara, në epokat e djetarëve të lindur në epokat e mëhershme dhe të mëvonshme. Kjo është një çështje është një e vërtetë e patjetërsueshme. Ky është përfundimi i parë që kemi arritur.

Përfundimi i dytë është se fakti i pamohueshëm se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.).

Përfundimi i tretë është se Imam Mehdiu (p.m.t.), rrjedh nga farefisi i Imam Husejnit (p.m.t.). Në këtë çështje prova jonë është njëzëshmëria e arritur, mes Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Shkollës së Ehli Bejtit. Megjithatë shtojmë se sunnitët dhe shiitët ndahen për sa i përket çështjes se ai rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.).

Prezantuesi: Pra ai është i gjallë dhe duke jetuar.

I ftuari: Themi se nuk ka asnjë provë, të nxjerrur në shesh, që ka të bëjë me ndërrimin jetë të tij. Krahas kësaj theksojmë se një njeri mund të pyesë: “Zotëri i nderuar, ne nuk mund të mjaftohemi me kaq. Jetëgjatësia e njeriut nuk mund t’i kalojë shtatëdhjetë, tetëdhjetë ose një qind e pesëdhjetë vite dhe nuk është e mundur, që një njeri të jetojë deri në moshën njëmijëe dyqindepesëdhjetë vite. Cila është prova juaj për këtë?” Ne me shpjegimet e deritanishme kemi vërtetuar se kush është Imam Mehdiu (p.m.t.). Përsërisim se ai është i biri i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), farefisi i tij bekuar arrin deri tek Imam Husejn Ibn Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) dhe është një anëtar i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Në shtesë pohojmë se ai ka lindur, por nuk ka asnjë të provë, që ka lidhje me vdekjen e tij. Tani na mbetet pas çështja se  nëse ka jetuar ose nuk ka jetuar ky njeri deri në ditët tona. Nëse do Allahu (f.m.t.) në këtë dhe në programet vijuese ne do të orvatemi që të gjejmë përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Prezantuesi: Tani le të kthehemi tek Hadithi Thekalejn. Si është përcjellur Hadithi Thekalejn në këndvështrimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit?

I ftuari: Ne do të përpiqemi që t’ua paraqisim këtë çështje. Ka mundësi që para katër ose pesë muajsh ne ua kemi paraqitur këtë çështje në mënyrë të hollësishme. Por pastaj kaloi një kohë e gjatë. Mjeshtër Alai e di shumë e mirë se ne i përmbledhim çështjet tona kur në mesin e tyre kanë kaluar disa krerë. Kështu që po e cekim shkurtimisht edhe njëherë çështjen.

Tani le të shkojmë pas perdes dhe le të shohim se cili është versioni i pranuar dhe i privilegjuar në këndvështrimin e Ehli Sunnetit. Rikujtojmë se versioni i pranuar dhe i vlefshëm sipas Shkollës së Ehli Bejtit mbi çështjen e të cilit nuk asnjë dyshimështë: “Unë po lë pas vetes dy porosi të cilat nëse lidheni fort pas të cilave nuk do të shmangeni kurrë. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im”.

Por fatkeqësisht në kohërat e fundit, disa njerëz të cilët dalin në ekranet e stacioneve televizive, në faqet e internetit dhe në fjalimet e mbajtura nëpër minbere, vëmë re një përpjekje për të krijuar këtë lloj konceptimi për këtë përcjellje: “Hadithi Thekalejn është përcjellur vetëm në formën: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe se nuk ka asnjë version tjetër të Hadithit Thekalejn. Madje ata vijojnë duke thënë se Hadithi Thekalejn në formën: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Ne mund të vëmë re të njëjtin qëndrim edhe për sa i përket përcjelljes: “Imam Mehdiu (p.m.t.) rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit (p.m.t.)”. Për këtë arsye ne kemi sqaruar se gjenden shumë shembuj në të cilat është zbatuar ky rregull.

Tani do t’iu lajmërojmë një vepër cilën e kemi përmendur më parë. Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen për veprën me titull: “Imam Ali Rida ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeui Risale Dhehebijje” (Imam Ali Ridai dhe Profetësia e tij në Mjekësinë e Lajmëtarit dhe Dorëshkrimi i Dhehebiut), e dijetarit bashkëkohor Dr. Muhammed Ali Barrit. Shkrimtari i kësaj vepre ka rrëfyer: “Me të vërtetë është jashtë mase e çuditshme se ndonëse Imam Muslimi në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Muslimit); Imam Tirmidhiu në veprën me titull: “Sahihu’t-Tirmidhi” (Sunetet e Tirmidhiut), kanë bërë të ditur duke përcaktuar se hadithi së bashku me zinxhirin e tij të përcjelljes është i vërtetë dhe i mirë; Hakim Nishaburiu në veprën me titull: “Mustedrek” (Perceptimi); Imam Ahmed Ibn Hanbeli në veprën me titull: “Musnedu Imam Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit); Imam Taberaniu në veprën me titull: “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), kanë bërë të qartë se si hadithi dhe zinxhiri i tij i përcjelljes janë të vërtetë, një pjesë e madhe e dijetarëve bashkëkohorë dhe ligjëruesve, ose nuk e dinë hadithin ose bëjnë sikur nuk e dinë. Versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është ai në teksin e të cilit bart fjalën “Farefisi im” dhe është si i vijon: “Unë po lë pas vetes dy porosi të cilat nëse lidheni fort pas të cilave nuk do të shmangeni kurrë. Ato janë Libri i Allahut dhe Farefisi im”. (13)

Ne nuk e mbështesim vlerësimin e kryer në formën: “një pjesë e madhe e dijetarëve bashkëkohorë dhe ligjëruesve” dhe nuk e pranojmë këtë duke u nisur nga fakti, se ata nuk mund të jenë një pjesë e madhe e dijetarëve të Ehli Sunnetit, sepse është pikërisht një pjesë e madhe e këtyre të fundit, të cilët jo vetëm që e dinë por dhe e pranojnë këtë hadith. Ata të cilët nuk e pranojnë dhe nuk e dinë këtë janë vartësit e botëkuptimit fetar të Ibn Tejmijjes dhe atij emeuist, ose e thënë ndryshe uehhabistët.

Një ndjekës mund të pyesë: “Zotëri i nderuar përse ka të bëjë ky përkufizim me çështjen tonë?”

Shpjegojmë për ndjekësit tanë të nderuar, se nëse shpaloset në mënyrë të prerë, se versioni i vërtetë i është në formën: “Farefisi im”, atëherë do të shtrohet pyetja: “Cili është ose cilët janë farefisi?”, por nëse arrin të vërtetohet se është në fomën: “Sunneti im”, atëherë kjo nuk ka lidhje me njërëzit dhe e bën të nevojshme hetimin tonë të cilësisë së hadithit të lajmëtarit.

Ne duhet të qëndrojmë mbi këtë çështje. Kumtojmë se Hadithi Thekalejn është i pranuar në këndvështrimin e mbarë dijetarëve muslimanë. Brenda kësaj kornize të hadithit nuk ka asnjë ndasi mendimi mes botëkuptimit fetar emeuist dhe botëkuptimit fetar që nuk është emeuist, ose me fjalë të tjera mes atij të Ibn Tejmijjes dhe atij të dijetarëve të tjerë. Shtojmë se dijetarët muslimanë janë të njëzëri Hadithi Thekalejn, ka rrjedhur nga gjuha e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), i cili nuk flet nga vevetja ose nga epshi, por flet vetëm atë që i është shpallur. Por ndasia e mendimit qëndron, se në cilin formë e ka shprehur, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) Hadithit Thekalejn.

Këta pseudodijetarë këmbëngulin se forma e vërtëtë e Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ndërsa ne pranojmë se forma e tij e vërtetë është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Madje ne nuk jemi të vetmit që ndajmë këtë mendim, sepse mendimit tonë i janë bashkangjitur edhe dijetarët më të mëdhenj muslimanë. Ne do të lexojmë disa nga shpjegimet e tyre. Ne mendojmë se duke zbuluar arsyen që fshihet pas këmbëngulje, ne nuk duam që të hyjmë brenda një shtjellimi, i cili do të na jepte shtysë, drejt gjetjes së identitetit të atyre të cilëve janë Farefisi. Kjo përkthehet se në kohën kur të pranohet se versioni i vërtetë i këtij hadithi është: “Libri i Allahut dhe Farefsi im”, në këtë rast do të duhet të hetohet, se cili është Farefisi i cili është i barabartë me Kur’anin Fisnik.

Ashtu siç e dini edhe ju nëse një njeri, do të cilësohej si i barabartë me Kur’anin Famëlartë, atëherë kjo do të nënkuptonte, se ai zotëron një post madhështor. Citojmë se për asnjë njeri nuk është e mundur që të arrijë këtë post. Nuk ka rëndësi se në cilin post të lartë mund të arrijë një njeri, sërish askush nuk mund të jetë i barabartë me Kur’anin Fisnik. Këta pseudodijetarë paraqisin si arsye, vënien e Ebu Bekrit si halife (prijës), duke u mbështetur se ai ka drejtuar faljen e namazit dhe ka kryesuar haxhxhin. Le ta zëmë se të tërë këto janë të vërteta. Në këtë rast nënvizojmë, se dhe nëse të tëra këto janë të vërteta, rishtas ato nuk shprehin asgjë, në krahasim me postin e e barabartë me Kur’anin. Ku janë Plejadat dhe ku është Toka!

Gjithashtu si nevojë e zbatimit të një hadithi, të formës së prerë të përcjellur, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), pohojmë se mund të formohet një gjendje e duhur, në të cilën një njeri mund të jetë i barabartë me Kur’anin Famëlartë dhe me shpalljen hyjnore. Kur’ani Fisnik është një libër hyjnor, të cilit e kota nuk mund t’i qaset as nga para dhe as nga pas, sepse ai është mbrojtësi i të tërë librave qiellorë.

Për të parë nëse versioni i hadithit: “dhe Sunneti im” është i vërtetë, sipas dijetarëve të hadithit, ne para së gjithash do të qëndrojmë pak mbi këtë hadith. Si fillim ne do të cekim një burim dhe më pas do të kalojmë në sqarimet e tjera. Ne do të përcjellim për ndjekësit tanë të nderuar një hadith nga autori i veprës me titull: “Muatta” (Lidhja), e Imam Malik Ibn Enesit ose atdheut të mërgimit. Ky hadith është si më poshtë: “Unë po lë për ju dy porosi të cilat nëse lidheni fort pas të cilave nuk do të shmangeni kurrë nga udha e vërtetë. Ato janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit”. (14)

Vërtetuesi i kësaj vepre Beshshar Auuadi ka lënë shënimin: “Versioni në formën “dhe Sunneti im”, është nga lajmet e vetme dhe bën pjesë tek hadithet e përcjellura nga Ebu Hurejre dhe Amr Ibn Aufi. Më pas ai ia ka adresuar zinxhirin e tij të përcjelljes Ebu Hurejres. Në zinxhirin e përcjelljes së hadithit gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, hadithet e të cilit janë të lëna. Hadithi i Ebu Hurejres është tej mase i dobët”. (15)

Më vonë vërtetues Beshshar Auuadi, ka përmendur zinxhirin e përcjelljes së hadithit, të cilin e kemi shqyrtuar në mënyrë të imtësishme në programin e kaluar paraardhës. Nëse do Allahu (k.m.t.) këtë çështje do ta trajtojmë në mënyrë të hollësishme në programin vijues.

Prezantuesi: Pas pak do të kemi dhe lidhjet telefonike. Por duam që shokët që janë duke na ndjekur të mos dalin jashtë kufijve të çështjes. Zotëri i nderuar në pogramin e shkuar, ju na dhatë fjalën se do të paraiqtnit, disa shembuj që zënë vend tek përmbledhjet e vërteta të haditheve, në zinxhirët e përcjelljes dhe në përmbledhjet e tjera të hadithit, ku duket se disa hadithe janë ndryshuar.

I ftuari: Ne në programin paraardhës kemi vëmë theksin se këta njerëz kanë zënë fill ndryshimin e disa veprave. Pasi thamë këtë nisën të na vinin shumë telefonata dhe mesazhe elektronike nga vende të ndryshme të llojit: “Zotëri i nderuar na tregoni argumentat e kësaj dukurie”. Ne nuk do ta zgjasim këtë çështje dhe do të sjellim vetëm një shembull veprën me titull: “Sahihu Sunneti Tirmidhi” (Sunneti i Vërtetë i Tirmidhiut), e dijetarit shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit. Ju lutem tregohuni të vëmendshëm ndaj haditheve dhe kërkojmë nga ndjekësit e nderuar që të na dëgjojnë me kujdes.

Kreu XI: Kreu i Kryerjes së Haxhxhit dhe Umres së Bashku.

Kreu XXII: Kreu i Përcjelljes së Haditheve Mbi Haxhxhin Temettu (Plotësues).

Hadithi është si vijon: “Salim Ibn Abdilahi ka përcjellur, se një njeri nga banorët e Shamit i kishte shpjeguar Ibn Shihabit, sekishte pyetur Abdullah Ibn Umerin, mbi kryerjen së bashku të haxhxhitdhe umres. Abdullah Ibn Umeri kishte thënë: “Lejohet që në fillim të kryesh umren dhe pas saj haxhxhin”. Njeriu nga Shami ia kishte kthyer: “Yt atë e ka ndaluar kryerjen e haxhxhit dhe umres së bashku”. Më pas Abdullah Ibn Umeri i kishte thënë: “Ndonëse im atë e ka ndaluar këtë, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka kryer haxhxhin dhe umren së bashku. Në këtë rast i nënshtrohet urdhrit të tim eti ose urdhrit të dërguarit të Allahut?” Kur banoi nga Shami u përgjigj: “Sigurisht që urdhrit të të dërguarit të Allahut”, Abdullah Ibn Umeri shtoi: “Them se është një e vërtetë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka kryer haxhxhin së bashku me umren”.

Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. (16)

Tani le të mendojmë se Umeri e ka bërë diçka të tillë dhe është sjellur në kundërshtim me argumentin fetar të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Cilin nga këta të dy na urdhëron Allahu (l.m.t.) që t’u nënshtrohemi?

Pohojmë se hadithi i lartpërmendur kalon në veprën me titull: “Sahihu Sunneti Tirmidhi” (Suneti i Vërtetë i Tirmidhiut), e Shejh Albanit në botimin e Shtëpisë Botuese: “Mektebu’t-Terbijjeti’l-Arabi” (Institucioni i Edukimit të Arabëve), në Rijad të Arabisë Saudite.

Ndërsa tani ejani të vështrojmë se si kalon hadithi i sipërcituar, në botimin e ri të veprës me titull: “Sahihu Sunneti Tirmidhi” (Suneti i Vërtetë i Tirmidhiut), e Shejh Albanit (vëll. 1, fq. 429), në botimin e Shtëpisë Botuese “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Diturisë), në Rijad të Arabisë Saudite.

Kur e shfletojmë veprën e mëssipërme vëmë re se pasi është përcjellur hadithi në Kreun e XI: (Kreu i Kryerjes së Haxhxhit dhe Umres së Bashku), është hequr tërësisht kreu i XXII (Kreu i Përcjelljes së Haditheve Mbi Haxhxhin Temettu (Plotësues)) dhe është kaluar drejtpërdrejtë në kreun e XIII, pra e thënë ndryshe hadithi në fjalë është hequr.

Ne nuk po themi se këtë e ka bërë Shejh Albani dhe as nuk duam që të citohet se kjo është bërë gabimisht. Këta njerëz mund të thonë çfarë të duan, megjithatë kjo çështje është jashtëzakonisht e rëndësishme. Shprehemi kështu sepse kjo do të çonte në rrëzimin e mendimit të Umerit, mbi kryerjen e haxhxhit temettu (plotësues), pra kjo nuk është një çështje e rëndomtë. Në kërkojmë që ndjekësit tanë të nderuar, të krahasojnë me njëra-tjetrën, botimet e reja të veprave me ato të vjetra.

Prezantuesi:Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar, të cilët ndoqët programin tonë. Nëse do Allahu do t’u përgjigjemi në programin pasardhës, pyetjeve të shtruara nga ndjekësit tanë në këtë program.Allahu iu ruajttë të tërëve. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju. Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

Imam Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 8, fq. 851, Rishikimi Nga Dijetar Abdulfettah Ebu Gudde, Shtëpia Botuese: “Personalitetet Islame”.

1- Imam Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 4, fq. 529, Rishikimi Nga Dijetar Abdulfettah Ebu Gudde, Shtëpia Botuese: “Personalitetet Islame”.

2- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Daifu Suneni Ebu Daudi” (Hadithet e Dobëta tek Sunetet e Ebu Daudit), fq. 350.

3- Ebu Daudi, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunnetet e Ebu Daudit), Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, vëll. 6, fq. 347.

4- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 529, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi.

5- Abdulaziz Ibn Bazi, “Mexhmuatu Fetaua ue Makalatun Muteneuuietun” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Artikuj të Ndryshëm), vëll. 4, fq. 99.

6- Ibn Kajjim Xheuziu, “Menaru’l-Munifi fi’s-Sahihi ue’d-Daifi” (Ndriçimi i Dobishëm në Hadithet e Vërteta dhe të Dobëta), fq. 151, Vërtetimi Nga Abdulfettah Ebu Gudde, Shënimi Nga Selman Ibn Abdilfettah Ebu Gudde, Shtëpia Botuese Islame, viti i botimit 1425 sipas mërgimit islam / viti sipas kalendarit gregorian).

7- Ibn Kajjim Xheuziu, “Menaru’l-Munifi fi’s-Sahihi ue’d-Daifi” (Ndriçimi i Dobishëm në Hadithet e Vërteta dhe të Dobëta), fq. 151, Vërtetimi Nga Abdulfettah Ebu Gudde, Shënimi Nga Selman Ibn Abdilfettah Ebu Gudde, Shtëpia Botuese Islame, viti i botimit 1425 sipas mërgimit islam / viti 2004 sipas kalendarit gregorian).

8- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 2, fq. 581, Vërtetimi Nga Muhammed Reshad Salimi.

9- Dijetar Vërtetues Muhammed Ibn Resul Berzenxhi Husejni, “Ishaetu li’l-Eshrati’s-Seati” (Jetesa e Kushteve të Orës së Fundit), fq. 178, Vërtetimi Nga Muhammed Zekerijja Kandehleuiu, Rishikimi Nga Husejn Muhammed Ali Shukriu, Shtëpia Bouese: “Metodologjia”.

10- Dijetar Vërtetues Muhammed Ibn Resul Berzenxhi Husejni, “Ishaetu li’l-Eshrati’s-Seati” (Jetesa e Kushteve të Orës së Fundit), fq. 178, Vërtetimi Nga Muhammed Zekerijja Kandehleuiu, Rishikimi Nga Husejn Muhammed Ali Shukriu, Shtëpia Bouese: “Metodologjia”.

11- Sejjid Muhammed Siddik Hasan Kanuxhi Buhariu, “Idhaetu Lima Kane ue ma Jekunu Bejne Jedeji’s-Seati” (Shfaqja e Atyre që Kanë Ndodhur dhe do të Ndodhin Mes Kohës së Orës), fq. 163, Vërtetimi Nga Abdulkadir Arnauti, “Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”.

12- Doktor Muhammed Ali Barri, “Imam Ali Rida ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeui Risale Dhehebijje” (Imam Ali Ridai dhe Profetësia e tij në Mjekësinë e Lajmëtarit dhe Dorëshkrimi i Dhehebiut), fq. 21, Shtëpia Botuese Saudite, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

13- Imam Malik, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618, Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejthi Endulusiut, Vërtetimi Dhe Shënimi Doktor Beshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Islami në Perëndim”.

14- Imam Malik, “Muatta” (Lidhja), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618, Përcjellja e Jahja Ibn Jahja Lejthi Endulusiut, Vërtetimi Dhe Shënimi Doktor Beshar Auuad Marufi, Shtëpia Botuese: “Islami në Perëndim”.

15- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’s-Suneni’t-Tirmidhi” (Suneni i Haditheve të Vërteta të Tirmidhiut), vëll. 1, fq. 247, viti i botimit 1408 sipas mërgimit islam / viti 1987 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak