Që prej Luftës së Dytë Botërore dhe deri më tani SHBA-ja ka vrarë më shumë se 20 milionë njerëz në 37 shtete (Pjesa e Parë)

nga James A. Lucas | Publikuar në Dhj. 22, 2017, 4:40 a.m.

Përfundimi në të cilin arrijmë është se është shumë e lartë mundësia se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 20 deri në 30 milionë njerëz në mbarë botën që prej Luftës së Dytë Botërore me anë të konflikteve dhe luftrave që ka shkaktuar. Pyetja e paraqitur më sipër ishte “Për sa 11 shtatore kanë qënë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara në vende të tjera që nga Lufta e Dytë Botërore?” Përgjigja për këtë pyetje është: “përafërsisht 10,000”.

Pas sulmeve katastrofike të 11 shtatorit 2001, psikën (shpirtin) amerikane filloi ta kaplonte njëtrishtimi dhe dëshpërimi monumental dhe në mënyrë mëse të kuptueshme ndjenja e zemërimit filloi të rriste ndikimin gjithnjë e më shumë. Në atë kohë,një numër shumë i ulët njerëzish u përpoqën të promovonin një perspektivë sa mëtë balancuarë duke theksuar dhe rikujtuar se edhe Shtetet e Bashkuara kishin qenë gjithashtu përgjegjëse për shkaktimin e të njëjtave ndjenjave tek popujt e kombeve të tjera, megjithatë ata nuk arritën tëprodhonin shumë zhurmë. Megjithëse amerikanët arrijnë tëkuptojnë në mënyrë abstrakte mençurinë e njerëzve në mbarë botën të cilët tregojnë empati për vuajtjen e njëri-tjetrit, një kujtim i tillë i gabimeve të kryera nga kombi ynë nuk bër zhurmë për një kohë të gjatëdhe shumë dhe shpejt u la në harresë nga një “luftë kundër terrorizmit” e përshpejtuar.

Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë me përpjekjet tona për të zhvilluar mirëkuptimin dhe dhembshurinë në mbarëbotën. Shpresojmë që me anë të këtij artikulli të mund të kontribojmëduke adresuar pyetjen “Për sa11 shtatore kanëqënë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara në vende të tjera që nga Lufta e Dytë Botërore?” Kjo temë është zhvilluar në këtë raport që përmban një numër të parashikuar të vdekjeve të tilla në 37 vende gjithashtu parashtron disi shpjegime të shkurtra përse SHBA konsiderohet fajtor.

Shkaqet e luftërave janë komplekse. Në disa raste, vende të tjera mund të kenë qenë më përgjegjës së SHBA-japër nj numër të lartë vdekjes, megjithatë nëse pranojmë sëpërfshirja e SHB-së ka qenë një shkak i domosdoshëm për nxitjen dhe fillimin e një lufte apo një konflikti, edhe shteti ynë duhet të konsiderohet përgjegjës për vdekjet e shkaktuara në luftë. Thënë në një mënyrë tjetër, nëse SHBA-ja nuk do të kishte përdorur fuqisë e saj të rëndë në luftëndoshta këto vdekje nuk do të ishin shkaktuar. Fuqia ushtarake dhe ekonomike e Shteteve të Bashkuara ka qënë vendimtare në këto luftra.

Ky studim zbulon se forcat ushtarake amerikane kanë qënë në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjëse për vdekje erreth 10 deri n 15 milionë personave gjatë luftërave koreane dhe vietnameze si dhe dy luftërave në Irak. Lufta koreane përfshin gjithashtu edhe viktima në rradhët e kinezëve, ndërsa Lufta e Vietnamit përfshin gjithashtu viktima në Kamboxhia dhe Laosi.

Publiku amerikan ndoshta nuk është i vetëdijshëm për këto numra dhe ka akoma edhe më pak informacion në lidhje me luftërat e deleguara për të cilat Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu përgjegjëse për shkaktimin e tyre dhe numrin e viktimave. Luftrat e këtij tipi të dytë të këtilla si në Afganistan, Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Timori Lindor, Guatemala, Indonezia, Pakistani dhe Sudani kanë shkaktuar9 deri në 14 milionë viktima.

megjithatë viktimat nuk janë vetëm nga shtetet më të mëdha apo vetëm nga një pjesë e caktuar e botës. Vdekjet e mbetura jashtë shifrave të lartpërmendura janë një numër i vogël vdekjesh që përbëjnë mbi gjysmën e numrit të përgjithshëm të të gjithë vendeve. Çdo pjesë e botës në kuptimin e vërtetë të fjalëska qenë pjesë e objektivit të ndërhyrjes së SHBA-së.

Përfundimi në të cilin arrijmëështë se është shumë e lartë mundësia se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 20 deri në 30 milionë njerëz në mbarë botën që prej Luftës së Dytë Botërore me anë të konflikteve dhe luftrave që ka shkaktuar.

Nuk ka shumë rëndësi nga këndvështrimi i familjarëve dhe miqve të këtyre viktimave se nëse vdekja e tyre ka arrdhë si pasojë e ndërhyrjes së drejtpërdrejt të ushtrisë amerikane, nga ushtrarët e paguarë, nga ndihma ushtarake e SHBA-së, nga asistenca këshilltare që ka ofruar, nga vendosja e sanksioneve të ndryshme ekonomike apo çdo lloj mënyre tjetër të ndryshme. Ata janë detyruar që të mundohen të gjejnë njerëzit e tyre të dashur që i kanë humbur, të gjejnë një mënyrë për të mbijetuar mes të qenit refugjatë apo jo.

Ndërkohë që dhimbja dhe zemërimi vazhdojnë e përhapen gjithnjë e më shumë. Disa autoritete vlerësojnë se për çdo person që vdes gjatë këtyre luftërave mmbeten edhe dhjetë të tjerë të plagosur. Vuajtja e tyre ështëe dukshme dhe e vazhdueshme dhe mbetet një kujtesë e vazhdueshme për bashkatdhetarët e tyre.

Është thelbësore që amerikanët të mësojnë më shumë në lidhje me këtë temë në mënyrë që të mund tëfillojnë të kuptojnë dhembjen që ndejnë njerëzit e tjerë në këto situata. Njëherë e një koë dikush vuri në dukje faktin se gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore “zgjidhnin të mos e mësonin të vërtetën”. Nuk mund ta lejojmë historinë që të tregojë të njëjtën gjë edhe për vendin tonë. Pyetja e paraqitur më sipër ishte “Për sa 11 shtatore kanëqënë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara në vende të tjera që nga Lufta e Dytë Botërore?”Përgjigja për këtë pyetje është: “përafërsisht 10,000”.

Komentet në lidhje me shumën totale të këtyre shifrave

Nëse do të na duhet të flasim në përgjithësi, numri i amerikanëve të vdekur në këto luftra qëështë shumë i ulët nuk përfshihet në këtë studim, jo sepse jetë e tyre nuk janë të rëndësishme, por për shkak se ky raport fokusohet në dëmin që kanë shkaktuar veprime e SHBA-së ndaj kundërshtarëve të saj.

Nuk është e lehtë për të arritur të përftohet një shifër e saktë e numrit të vdekjeve të shkaktuara në këto konflikte dhe ky raport i të dhënave është përgatitur me vetëdijen e plotë të këtij fakti. Me shumë mundësi me kalimin e kohës këto të dhëna do të rishikohen nga lexuesë dhe autorë të tjerë dhe pak a shumë do të mbeten të njëjta. Gjithësesi pa dyshim totali i gjithë vdekjeve do të mbetet në nivelin e milionave.

Vështirësia e mbledhjes së informacioneve sa më të besueshme tregohet nga dy vlerësime në këtë kontekst. Për disa vite të tjera me rradhë kam dëgjuar deklarata në radio sesi tre milionë kambodzianë janë vrarë nën sundimin e Rouge Khmer. Megjithatë, vitet dhe kohët e fundit po dëgjojmë se në të vërtetë kjo shifër ishte një milion dhe jo tre. Një shembull tjetër është se numri i personave që vlerësohet se kanë vdekur në Irak si pasojë e dëmeve nga sanksionet pas luftës së parë amerikane në Irak mendohej që të kalonte më shumë se 1 milion, megjithatë gjatë kohëve të fundit, bazuar në raportin e bërë nga një studim i fundit, parashikohet qëky numër të jetë më i ulët dhe nuk shkon më shumë se rreth gjysmë milioni.

Shpesh të dhënat në lidhje me viktimatnë luftëra zbulohen shumë më vonë kur dikush vendos të flasë, kur zbulohet më shumë informacione sekrete për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të një numri shumë të vogël personash që tregojnë interes ose pasi komisione speciale për luftra të Kongresit publikojnë raporte në lidhje me luftrat e caktuara.

Të dy palët pjesëmarrëse në luftë qoftë fitimtare por edhe pala e mundur mund të kenë arsyet e tyre për raportimin e një numri më të vogël të vdekjeve sesa numri real. Për më tepër, në luftërat e fundit që kanë qënë të përfshirë në Shtetet e Bashkuara nuk është më e pazakontë që të dëgjojmë deklarata se “ne nuk kemi bërë numërim të viktimave” dhe me qëllim që të mbulohet numri i të vdekurive dhe të plagosurvemenjë eufemizëm që dëgjohet shpesh si “dëmtimi kolateral”. Jeta është e lirë për disa, veçanërisht për ata që manipulojnë njerëzit në fushën e betejës sikur të ishin duke luajtur me gurët në një tabelë shahu.

Të thuash se është e vështirë të përftohen shifra të sakta në lidhje me  viktimat nuk do të thotë detyrimisht që ne nuk duhet të përpiqemi. Ishte e nevojshme që të bëheshin përpjekje për të arritur në mbledhjen e shifrave deri në 6 milionë tëhebrenjve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithatë ky informacion tashmë është i përhapur dhe aksesueshëm dhe ka nxitur vendosmërinë për të parandaluar holokaustet e ardhshme. Kjo luftë vazhdon.

37 SHTETE VIKTIMA

Afganistan

Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për vdekjen e1 deri më1.8 milionë njerëz gjatë luftës mes Bashkimit Sovjetik dhe Afganistanit, duke e nxitur Bashkimin Sovjetik që të mundohej ta pushtonte atë shtet. (1,2,3,4)

Bashkimi Sovjetik kishte marrëdhënie miqësore e fqinjin e saj, Afganistanin, i cili kishte një qeveri laike. Sovjetikët kishin frikë se kjo qeveri do të shndërrohej në një qeveri fundamentaliste dhe ky ndryshim mund të përhapet në Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 1998, në një intervistë të publikuar nga “Le Novel Observateur” që publikohet në Paris, Zbignieë Brzezinski, këshilltar i Presidentit të asaj kohe të SHBA-së, Carter, pranoi se ai ishte përgjegjës për nxitjen e ndihmës ndaj muxhahadinëve në Afganistan, gjë që ishte arsyeja kryesore se pse sovjetikët vendosën të pushtonin Afganistanin. Ai vetë është shprehur se:

“Sipas versionit zyrtar të historisë, ndihma e CIA-s ndaj muxhahidëve ka filluar vetëm gjatë vitit 1980, domethënë, pasi ushtria sovjetike e kishte pushtuar tashmë Afganistanin më 24 dhjetor të vitit 1979. Megjithatë, realiteti i mbajtur i fshehur deri më tani është plotësisht ndryshe. Në të vërtetë, më 3 korrik të vitit 1979, Presidenti Carter nënshkroi direktivën e parë për ndihmë sekrete ndaj kundërshtarëve të regjimit pro-sovjetik në Kabul. Dhe atë ditë, i shkruaja një shënim Presidentit, në të cilin i shpjegova atij se sipas mendimit tim kjo ndihmë do të shkaktonte një ndërhyrje ushtarake sovjetike.”(5,1,6).

Brzezinski e shihte këtë hap të hedhur si të përligjshëm, duke qënë se kjo situatë e bëri Bashkimin Sovjetik të përjetonte atë që përjetoi Vietnami dhe shkaktoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. A shprehej se “Pse duhet të pendohemi?” më pas vazhdon duke thënë se “Ky operacion sekret ishte një ide e shkëlqyer. Kjo gjësolli si pasojëtërheqjene rusëve drejt kurthit të Afganistanit dhe ju doni që unë të pendohem për këtë gjë?”(7)

CIA ka shpenzuar 5 deri në6 miliardë dollarë në operacionin e saj në Afganistan, në mënyrë që të rrjedh gjaku i Bashkimit Sovjetik. (1,2,3) Kur më në fund përfundoi lufta dhjetëvjeçare e Afganistanit, më shumë se një milion njerëz kishin mbetur të vdekur dhe heroina afgane kishte kapur 60% të tregut amerikan. (4)

Shtetet e Bashkuara kanë qenë përgjegjëse drejtpërsëdrejti për rreth 12,000 vdekje në Afganistan, shumë prej të cilave kanë rezultuar nga bombardimet e bëra për hakmarrje për sulmet ndaj pronës së SHBA-së më 11 shtator të vitit 2001. Pas kësaj, trupat e SHBA-së pushtuan gjithë vendin. (4)

Angola

Në vitin 1961filloinjë luftë e armatosur indigjene kundër sundimit portugez në Angolë. Në vitin 1977, OKB-jae njohu hëtë qeveritë Angolas, edhe pse Shtetet e Bashkuara ishin një nga pak vendet që e kundërshtuan këtë vendim. Në vitin 1986 Uncle Sam aprovoi ndihmë materiale për UNITA, një grup opozitar që ishte duke u përpjekur të përmbysë qeverinë ekzistuese. Edhe sot, kjo luftë, e cila ka përfshirë herë pas here edhe shumë kombe të tjera, vazhdon akoma.

Përpara publikut dhe popullit amerikan, ndërhyrja e SHBA-së në këtë luftë u justifikua si një reagim ndaj ndërhyrjes së 50,000 trupave kubanë në Angolë. Megjithatë, sipas Piero Gleijeses, një profesor i historisë në Universitetin Johns Hopkins e vërteta është tërësisht e kundërta e asaj që thuhet. Ndërhyrja kubane erdhi si një masë kundër një pushtimi të fshehtë të financuar nga CIA nëpërmjet vendit fqinj Zaire, aleati i SHBA-së kundërkryeqytetin Angolan në Afrikën e Jugut (1,2, 3). Ekzistojnë tre të dhënë të ndryshme në lidhje me numrin e vdekjeve të cilat varjojnë nga 300,000 deri në 750,000 persona. (4,5,6) 

Argjentina: Shih. Amerika Jugore: Operacioni Condor

Bangladesh: Shih: Pakistan

Bolivia

Hugo Banzer ishte udhëheqësi i një regjimi shtypës në Bolivi gjatë viteve 1970. SHBA-ja filloj të ndjente shqetësim në lidhje me faktin se një udhëheqës i mëparshëm shetëzoi minierat e kallajit dhe e shpërndau tokën në ato zonatek fshatarët vendas indianë. Më vonë, ky veprim që ishte ndërmarrënë të mirën e të varfërve u shndërrua krejtësisht në dëm të tyre.

Banzer, i cili është trajnuar në Shkollën Amerikane të drejtuar nga vetëSHBA-ja në Panama dhe qëmë vonë vazhdoistudimet në Fort Hood, Teksas, është kthyer aty herë pas here për të takuar dhe për tëbiseduar me Robert Lundin, Komandantin eForcave Ajrore të SHBA-së në atë kohë. Në vitin 1971 ai organizoi një grusht shteti të suksesshëm me ndihmën e sistemit radio amerikan të Forcave Ajrore. Në vitet e para të diktaturës së tij ai mori dy herë asistencë ushtarake nga SHBA-ja, që kapnin vlerën financiare të gjithë ndihmave në dhjetëra vitet e kaluara të marra të gjitha së bashku.

Disa vjet më vonë Kisha Katolike denoncoi një masakër të ushtrisë kundër punëtorëve të kallajit që ishin në grevë urie në vitin 1975. Banzer, duke përftuar edhe informacionet e siguruara nga CIA, ishte në gjendje që të gjente ekzaktësisht vendin ku ndodhej prifti me prirje politike të majta si dhe murgeshat që ndodheshin aty dhe i vrau ata të gjithë. Strategjia e tij kundër klerit, e njohur si Plani Banzer, u përvetësua më pas edhe nga nëntë diktatura të tjera të Amerikës Latine në vitin 1977. (2) Ai është akuzuar se është përgjegjës për vdekjen e400 personave gjatë qëndrimit të tij në pushtet. (1)

Për më shumë shih. Shih. Amerika Jugore: Operacioni Condor

Brazili: Shih. Amerika Jugore: Operacioni Condor

Kamboxhia

Bombardimet amerikane në Kamboxhia ishin duke u zhvilluar gjatë gjithë kohës për disa vjet rreshnë fshehtësi nën administratën edhe të presidentit Johnson dhe Nixon, megjithatënë momentin kur Presidenti Nixon deklaroi haptazi se po bëheshin përgatitje për bombardimet për një sulm në Kamboxhia, kjo gjë shkaktoi protesta të mëdha në SHBA të përmasave të këtilla si ato kundër Luftës së Vietnamit.

Sot ka shumë pak vetëdije për shtrirjen e këtyre bombardimeve dhe për viktimatnë njerëzqë këto bombardime kanë shkaktuar.

Në fshatrat dhe qytetet e Kamboxhias janë shkaktur dëme me një rreze shumë të gjërë dhe një situatë e këtillë ka shkaktuar krijimin e rrymave tërefugjatëveduke shkaktuar kështu zhvendosje të brendshme të popullsisë. Kjo situatë e paqëndrueshme i mundësoi Khmer Rouge, një partietë vogël politike të udhëhequr nga Pol Pot qëtë marrë në dorëpushtetin. Për vite me rradhë kemi dëgjuar në mënyrë të përsëritur në lidhje me rolin që ka luajtur Khmer Rouge në vdekjen e miliona njerëzve në Kamboxhia, megjithatë duhet pranuar se asnjë nga këto vrasje masive nuk do të ishte e mundur nëse bombardimet amerikane në këtë vend nuk do të kishin destabilizuarvendin duke shkaktuar vdekje, plagosje, uri dhe zhvendosje të popullit të saj.

Pikërisht për këtë arsye, SHBA-jaështë përgjegjëse jo vetëm për vdekjet e shkaktuara nga shpërthimet, por edhe për ato që kanë ardhur si pasojë e aktivitetev të kryera nga Rouge Khmer – në një total prej rreth 2.5 milion njerëz. Edhe kur Vietnami pushtoi Kamboxhia në vitin 1979, CIA ishte ende palë mbështetëse e Rouge Khmer. (1,2,3)

Për më tepër shih: Vietnamin

Çad

Rreth 40,000 njerëz në Çad u vranë dhe rreth 200,000 të tjerë u torturuan nga një qeveri, me në krye Hissen Habre, e cila u soll në pushtet në qershor të vitit 1982 me ndihmën ushtarake dhe mbështetjenfinanciare të CIA-s. Habre arriti të qëndronte në pushtet për tetë vjet. (1,2)

Organizata Human Rights Watch pretendoi se Habre ka qënë përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve të popullit të tij. Në vitin 2001, Habre ndërsa jetonte në Senegal, pothuajse do të çohej para drejtësisë për t’u gjykuar në krimet e kryera prej tij në Çad. Megjithatë, një gjykatë vendase atje arriti t’i bllokonte këto procedura. Më pas,aktivistë mbrojtës të të drejtave të njeriut vendosën të ndjekin çështjen në Belgjikë, për shkak se disa prej viktimave të torturës nga Habre jetonin në ato kohë brenda territoreve të Belgjikës. SHBA, në qershor 2003, i tha Belgjikës se rrezikoi humbjen e statusit të saj si drejtues i selisë qendrore të NATO-s nëse do të lejonte një procedim të tillë ligjor për Harben. Dhe si rezultat i këtij kërcënimi nga SHBA-ja u morrën hapa që ligji i cili lejoi viktimat të paraqisnin ankesa në Belgjikë për mizoritë e kryera jashtë vendit u shfuqizua. Megjithatë, dy muaj më vonë u miratua një ligj i ri, i cili siguroi dispozitë të veçantë për vazhdimin e çështjes kundër Habre.

Kili

CIA ka ndërhyrënë zgjedhjet e Kilit në vitin 1958 dhe në vitin 1964. Në vitin 1970 një kandidat socialist, Salvador Allende, u zgjodh president. CIA donte të nxiste një grusht shteti ushtarak për të parandaluar inaugurimin e tij, megjithatë shefi i shtabit të ushtrisë kiliane, gjenerali Rene Schneider, nuk ra dakord që të ndërmerrte një veprim të këtillë. Si pasojë, CIA-s iu desh që të planifikonte së bashku me disa njerëz brenda ushtrisë kiliane që të bëjë një atentat që të vrasë Schneider. Kjo komplot dështoi dhe Allende mori detyrën e presidentit siç kishte dalë fitimtar nga zgjedhjet. Presidenti Nixon gjithsesi ende vazhdonte të mos hiqte dorë dhe ai urdhëroi CIA-n të krijonte një klimë shtypëse si të një grushti shteti që ta “Bënte ekonominë të ulëriste nga dëshpërimi.”

Ajo që pasoi ishte lufta e guerilëve, zjarrvënies, bombardimet, sabotazhi dhe terrori. ITT dhe korporatat e tjera amerikane që ushtronin aktivitetin e tyre në Kili dhe kishin pronat e tyre atje sponsorizuan demonstrata dhe greva të ndryshme. Më në fund, më 11 shtator 1973 Allende vdiq dhe nuk bëhet e ditur nëse ka qënë një vetëvrasje apo një vrasje. Në atë kohë Henry Kissinger, Sekretari i Shtetit për SHBA-në, është shprehur kështu në lidhje me Kilin: “Nuk e kuptoj pse duhet të qëndrojmë dhe vetëm të shikojmë sesi një vend të shkojë komunizimit të tij për shkak të papërgjegjshmërisë së popullit të vet.” (1)

Gjatë 17 viteve të terrorit nën udhëheqjen e pasardhësit të Allendes, gjenerali Augusto Pinochet, sipas parashikimeve të bëra janë vrarë rreth 3,000 kilianë dhe shumë të tjerë janë torturuar ose “janë zhdukur”. (2,3,4,5)

Për më shumë shih. Shih. Amerika Jugore: Operacioni Condor

Kina: Mendohet se gjatë luftës së Koresë kanë humbur jetën 900 mijë kinezë.

Për më shumë informacione shihKorenë

Kolumbia

Një vlerësim të bërë në Kolumbinumri i vdekjeve të shakatuara nga vitet 1960 deri në vitet e fundit për shkak të mbështetjes që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë terrorizmit shtetëror kolumbianarrin deri në 67.000 njerëz. (1)

Sipas një raporti të vitit 1994 të Amnesty International, më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë për arsye politike në Kolumbi që nga viti 1986 deri më tani kryesisht nga ushtria dhe aleatët e saj paraushtarakë. Amnesty ka pohuar se “pajisjet ushtarake të furnizuara nga SHBA-ja, të dorëzuara me pretekstin se do të përdoreshin kundër trafikantëve të drogës, janë përdorur në të vërtetë nga ushtria kolumbiane për të kryer abuzime në emër të “kundër-kryengritjes”. (2) Në vitin 2002 u bë një vlerësim tjetër sipas të cilit bëhet me dije seçdo vit vdesin 3,500 vetë në një luftë civile të financuar nga Shtetet e Bashkuara në Kolumbi. (3)

Në vitin 1996, Organizata Human Rights Watch publikoi një raport “Skuadratvrasëse në Kolumbi”, në të cilin bëhet me dije se agjentët e CIA-s kanë shkuar në Kolumbi në vitin 1991 për të ndihmuar ushtrinë vendase që të trajnojë agjentë që do të infiltroheshin në veprimtaritë anti-përmbysëse. (4,5)

Gjatë viteve të fundit, qeveria e SHBA-sëka dhënë mbështetjen e saj në përfshirjen e Planit të Kolumbisë. Ndërkohë që qeveria kolumbiane fajësohet se i ka përodrur këto fonde për të arrestuar të pafajshmit dhe për të mbështetur grupet paramilitare.

[Shënim i përkthyesit: Në lidhje me shtete të ndryshme dhe periudha të ndryshme kohore janë marrë referenca nga i njëjti libër apo nga i njëjti artikull. Numrat e shënuara në kllapa do të shfaqen në pjesën e referancave që do të publikohen në pjesën e fundit fare. Librat janë rreshtuar sipas rradhës alfabetike me titujt e tyre në anglisht edhe është ruajtur kjo linjë edhe jatë përkthimit të tyre.]

Do të vazhdojë…



Burimi : Global Research / Popular Resistance / Medya Şafak