Disa aspekte shoqerore në Kur’anin Famëlart

nga Dr. Golam Ali Haddad Adel | Publikuar në Dhj. 21, 2017, 11:38 p.m.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

(ajetet 9-13 të sures Huxhurat)

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِن فَاءتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ ﴿9﴾

9-        Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ﴿10﴾

10.      S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا يَسْخَرْ قَومٌ مِّن قَوْمٍ عَسَى أَن يَكُونُوا خَيْرًا مِّنْهُمْ وَلَا نِسَاء مِّن نِّسَاء عَسَى أَن يَكُنَّ خَيْرًا مِّنْهُنَّ وَلَا تَلْمِزُوا أَنفُسَكُمْ وَلَا تَنَابَزُوا بِالْأَلْقَابِ بِئْسَ الاِسْمُ الْفُسُوقُ بَعْدَ الْإِيمَانِ وَمَن لَّمْ يَتُبْ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ ﴿11﴾

11. O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq.E ata që nuk pendohen, janë mizorë.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ رَّحِيمٌ ﴿12﴾

12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ ﴿13﴾

13-      O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.

Besimtarët janë vëllezër me njëri –tjetrin

Duke pasur parasysh faktin që shoqëria luan një rol të madh në edukimin dhe lartësimin e njeriut, kuptojmë pse Islami, përveç rregullave dhe urdhëresave të shumta që ka për secilin individ, ka kushtuar shumë rëndësi reformimit dhe edukimit të shoqërisë. Andaj për të jetuar të shëndoshë dhe për të krijuar sa më shumë lidhje reciproke dhe unitet në të, ka përcaktuar parime të qëndrueshme dhe rregulla të ndryshme.

Në suren Huxhuratë që renditet si kaptina e njëzet e gjashtë të Kur’anit të Madhëruar në disa ajete të njëpasnjëshme është folur rreth marrëdhënieve shoqërore në mes myslimanëve.Në këto ajete janë dhënë urdhra dhe janë komunikuar parime me qëllim që marrëdhëniet shoqërore në mes njerëzve dhe grupeve të ndryshme të caktohen në forma të drejtë dhe të saktë. Sa më poshtë do t’i përshkruajmë ato :

Asgjësimi i konflikteve në mes myslimanëve

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِن فَاءتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ ﴿9﴾

9-        Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.

 Ndonjëherë ndodhë që në mes dy grupeve prej myslimanëve të lindi konflikti, saqë çështja arrin deri në grindje dhe përleshje në mes tyre. Kur’ani i Madhëruar me qëllim që ta shuajë zjarrin e këtij rebelimi në këtë ajet ka dhënë disa urdhra dhe ne këtu do t’i përmendim sipas renditjes së mëposhtme:

1-        Detyra e parë e myslimanëve është që në mes këtyre dy grupeve të vendosin qetësinë dhe paqen.

2-        Nëse njëri prej dy grupeve nuk e jep pëlqimin për paqe dhe tregohet të padrejtë ndaj grupit tjetër, duhet luftuar me atë derisa të heqë dorë plotësisht dhe të dorëzohet.

3-        Në këtë rast, nëse grupi agresor dhe shtypës iu nënshtrohet urdhrit të Zotit, vendoset paqja në mes dy palëve duke zbatuar drejtësinë dhe duke pasur parasysh që Zoti i do të drejtit. 

Muslimanët janë vëllezër me njëri – tjetrin

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ﴿10﴾

10. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).

Kur’ani pasi që myslimanët i ndalon nga përleshja dhe konflikti, në këtë ajet flet për një çështje më të rëndësishme, dhe ajo është kjo që myslimanët janë vëllezër me njëri – tjetrin, dhe në mes tyre duhet të mbizotërojë paqja.

Me qëllim që jeta e myslimanëve të bëhet më e ëmbël dhe të thellohen më shumë shoqërimet e tyre me njëri – tjetrin, besimtarëve u është rekomanduar që ta konsiderojnë veten e tyre vëlla të njëri – tjetrit. Andaj myslimani ndien ndaj tjetrit po ato ndjenja të dashurisë që çdo kush e ndien për vëllainë e vet. 

 Ekzistimi i shpirtit vëllazëror në mes myslimanëve, pra empatia bëhet shkak që ata të mos e konsiderojnë veten e tyre si të huaj me njëri – tjetrin, të jenë të dhimbsur për njëri – tjetrin, gjithnjë të interesohen për shëndetin dhe gjendjen e njëri – tjetrit, të ndajnë gëzimet dhe hidhërimet, ta ndihmojnë njëri-tjetrin në zgjidhjen e problemeve, të njohin kualitetet e mira dhe të këqija të njëri-tjetrit dhe të përpiqen që virtytet t’i përforcojnë, kurse veset e të metat e njëri – tjetrit t’i mbulojnë ose t’i eliminojnë që nga rrënja. Përforcimi dhe përhapja e ndenjës vëllazërore ndihmon në konsolidimin dhe unitetin e shoqërisë islame dhe ky unitet i jep myslimanëve forcë dhe krenari. 

Vëllazërimi në mes dy besimtarëve është një çështje natyrore, për arsye se në zemrën e të dyve besimi në një Zot ndriçon si një fanar dritëhedhës, dhe po ky besimi në një Zot bëhet faktor i unitetit, integritetit dhe dashurisë në mes tyre. Besimtarët kanë qëllim përfundimtar të përbashkët dhe vlera të njëjta në jetë. Besimi iu harmonizon rrugën dhe qasjen e jetës së tyre.

Rrënjët e konflikteve shoqërore

11. O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq.E ata që nuk pendohen, janë mizorë.

12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin

Kur’ani, me qëllim që të djegë dhe eliminojë rrënjët e mosmarrëveshjeve shoqërore ,në këto dy ajete ka përmendur gjashtë faktorë të rëndësishëm që kanë lidhje me etikën shoqërore dhe neve na ka ftuar që të qëndrojmë larg tyre. Ato përbëhen nga:

1)        Përqeshja e të tjerëve

2)        Kërkimi i të metave

3)        Thirrja me epitete fyese

4)        Dyshimi i tepruar

5)        Spiunimi dhe kurioziteti i pa vend

6)        Përgojimi

1- Përqeshja e të tjerëve: Njëra prej sjelljeve që bëhet shkak e bezdisjes dhe shqetësimit të të tjerëve  është përqeshja e tyre. Arsyeja e asaj që një pjesë e njerëzve e përqeshin një grup tjetër është kjo që ndenja e arrogancës dhe mburrjes së tyre i shtyn që të quajnë veten më të lartë dhe më të mirë se të tjerët. Kur’ani i madhëruar menjëherë na tërheq vërejtjen që të qëndrojmë sa më larg kësaj vepre të shëmtuar, dhe i rekomandon si burrat ashtu dhe gratë që mos të përqeshin njëri – tjetrin si dhe të mos e quajnë veten tyre më lart se të tjerët, dhe nëse tek një person e vëren një të metë zakonshme ose jo zakonshme si p.sh: belbëzon, është trup shkurtër ose ndonjë e metë tjetër trupore, mos ti përdorë ato si pretekst për qetësimin e të tjerëve si dhe mos t’ia përmendi këto të meta përballë tij si dhe mos ta përqesh atë në prani të tjerëve. Kjo përqeshje bëhet shkak e ofendimit,dhe fara e mosmarrëveshjes fillon që nga këtu. Ku i dihet, një shaka e pa vend ose një tallje, mund të shndërrohet në një shkëndijë dhe të ndezi zjarrin e luftës në mes mija njerëzve.

2- Kërkimi i të metave: Një prej faktorëve të tjerë të mosmarrëveshjes, është kërkimi i të metave të tjerëve. Në Kur’an dhe hadithet e transmetuara shumë herë është tërhequr vërejtja që mos tregoni neglizhencë ndaj metave të tua dhe mos shkoni pas të metave të tjerëve.Ky kërkim i të metave tek të tjerët bëhet shkak për krijimin e armiqësisë dhe mosmarrëveshjve, si dhe i pengon njerëzitprej kujdesit që duhet treguar ndaj të metave të tyre në radhë të parë.

3- Thirrja me epitete fyese: Sjellja tjetër që çon në krijimin e armiqësisë dhe konfliktit është etiketimi i njerëzve me llagape dhe thirrja e tyre me epitete fyese. Kur’ani i Madhëruar rreptësisht na ka ndaluar nga kryerja e kësaj vepre të shëmtuar dhe ka urdhëruar mos i ngjisni njëri – tjetrit llagape, dhe nëse një person para se të pranojë Islamin ka kryer vepra të shëmtuara, pas kthimit të tij në rrugën e drejtë, pra pasi që të ketë pranuar Islamin dhe është bërë mysliman, mos ia përmendni veprat e shëmtuara që i ka kryer në të kaluarën. Nëse ndonjëri kryen vepra të tilla fyese dhe nënvlerësuese, duhet që të pendohet, dhe çdo kush që nuk pendohet është shtypës dhe mëkatar, për arsye se të fyesh personalitetin e të tjerëve në të vërtetë është një dhunë e madhe ndaj tij. Shkurtimisht, Kur’ani nga muslimanët dëshiron që të respektojnë personalitetin e njëri – tjetrit, dhe të mos e ulin dhe nënçmojnë njëri – tjetrin me anë të përqeshjes , talljes, shfaqjes së të metave, thirrjes me epitete fyese, fyerjes saqë të asgjësojnë burimin e konfliktit, përçarjes dhe grindjes midis tyre që nga rrënja. 

4- Dyshimi dhe skepticizmi: Përsëri jemi duke folur rreth atyre sjelljeve që bëhen shkak për krijimin e konfliktit, që dobësojnë marrëdhëniet shoqërore dhe i “mykin” themelet e  shoqërisë dhe e shthurin atë. Njëra prej këtyre sjelljeve është dyshimi ndaj të tjerëve. Kur’ani na urdhëron që mos të jemi të dyshimtë ndaj të tjerëve dhe të kemi parasysh faktin që nëse shtohen këto dyshime kjo do të bëhet shkak që të krijojmë ndaj të tjerëve bindje të pabazuara në realitet, dhe si rrjedhojë të gjykojmë padrejtësisht njerëzit të pafajshëm dhe t’i akuzojmë pa të drejtë. Kjo do të na çonte në mëkate si shpifja ndaj të tjerëve. Disa nga njerëzit iu është bërë traditë që t’i shikojnë të tjerët me skepticizim dhe dashakeqësi. Persona të tillë botën e shikojnë me syze të errëta; ata e frikësojnë si veten tyre, dhe të tjerët. Kur’ani i Madhëruar këto dyshime të tepruara dhe jo shëndosha nga pikëpamja e moralit shoqëror e konsideron si një sjellje të dënueshme. 

5- Spiunimi dhe kurioziteti i pa vend: Një prej sjelljeve të tjera të gabuara është spiunimi. Spiunimi është ai që njeriu pa ndonjë arsye të bëhet kureshtar ndaj jetës private të tjerëve dhe të përpiqet që të zbulojë të metat e tyre. Padyshim secili nga ne kemi të meta në jetën tonë private (që është mirë që t’i shqyrtojmë ato dhe t’i eliminojmë) por nëse populli të spiunojë në punët e të tjerëve, kjo vepër bëhet shkak që të ndiejnë urrejtje ndaj njëri – tjetrit, të keqësohen marrëdhëniet ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë dhe si rrjedhojë bashkëpunimi në mes njerëzve të shoqërisë do të zbehet dhe ndërpritet.

6- Përgojimi: Një prej sjelljeve të tjera të papëlqyeshme që fatkeqësisht kohët e fundit është përhapur shumë është përgojimi. Kur’ani i Madhëruar në këtë ajet e ka ndaluar rreptësisht këtë vepër të shëmtuar dhe e ka konsideruar atë haram (të ndaluar). Nëse në mungesë të një personi flasim diç rreth tij, dhe ky i fundit hidhërohet prej fjalëve që kanë folur për të, në këtë rast e kemi “përgojuar”.

Kur’ani i Madhëruar me qëllim që ta bëjë më të qartë këtë çështje ka sjellë një shembull dhe thotë: Në kohën kur një mysliman nuk është i pranishëm në mesin tuaj që ta mbrojë veten dhe ju flisni keq rreth tij, dhe në opinionin e të tjerëve dobësoni personalitetin e tij, kjo sjellja juaj ngjason me atë sikur që ju hani mishin e vëllait tuaj të vdekur. Vallë a e pëlqeni këtë vepër? Është e qartë që nuk e pëlqeni.Atëherë pse i përgojoni të tjerët?Përgojimi është një prej mëkateve të mëdha dhe nëse në një shoqëri do të ketë sa më pak përgojime, personaliteti i njerëzve do të ruhej dhe do të mbrohej, qoftë në prani të tyre, qoftë në mungesë të  tyre, dhe njerëzit nuk do bëhen pesimist ndaj njëri tjetrit; si rrjedhojë në shoqëri do të shtohet dashuria, dashamirësia e bashkëpunimi komunitar. Përgojimi është një vepër shumë e ligë dhe ngjason me atë që një person ta sulmosh nga mbrapa me thikë.

Nëse jemi në dijeni për ndonjë të metë të mikut tonë duhet ta pyesim vetë atë, përndryshe cili është motivi ynë nga përmendja e të metës së tij në mungesë të tij?! Nëse me të vërtetë duam që ta korigjojmë gabimin e tij, atëherë pse të metën e tij e përmendim në kohën kur ai s’është i pranishëm? Pse mos t’ia themi vetë personit dhe ta ndihmojmë atë me qëllim që të eliminojë të metën e vet? Ne që e zbulojmë të metën e tij tek të tjerët, pa praninë të tij, dhe pohojmë që arsyeja e këtij veprimi është kjo që ne nuk e kemi ndërmend që të korigjojmë veten, por realiteti është diç tjetër, që dëshirojmë të hedhim ujë mbi flakët e zjarrit të zilisë, armiqësisë dhe të metave tona personale. Në realitet ne dëshirojmë që t’ia humbin nderin e të tjetrit, dhe t’ia ulim autoritetin në prani të tyre, saqë mos të bëhet e njohur fytyra e jonë e zezë.Pra qëllimi ynë egoistik është mbulimi i të këqijave tona.Të gjitha këto rrjedhin prej mungesës së devotshmërisë dhe është shenjë e asaj që veten tonë nuk e shohim në prani të Zotit, si dhe nuk frikësohemi prej Tij. Mu për këtë në fund të këtij ajeti thuhet:

Sigurisht pendimi për përgojim pranohet atëherë kur, në kuadër të mundësive tona, ta kompensojmë dëmin e shkaktuar deri sa mundemi dhe të kërkojmë ndjesë personit që e kemi përgojuar dhe ai të pranojë pendimin tonë, me kusht që ai të jetë i gjallë dhe në këtë kërkim faljeje të mos ketë ndonjë dinakëri.   Në të kundërt, pra kur nuk është i gjallë të kryejmë vepër të mirë për hir dhe në emër të atij, atëherë ndoshta shpirti i tij do të mbetet i kënaqur me ne dhe pendimi ynë do të pranohet.

Kriteri më i besueshëm është devotshmëria

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ ﴿13﴾

13-      O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.

Disa njerëz për arsye të pabaza dhe të pa themelta veten e tyre e quajnë më të mirë se të tjerët, mu për këtë dhe përgojojnë, nuk besojnë dhe e ulin autoritetin e njëri tjetrit.Zoti i Madhëruar në këtë ajet e bën të qartë që të gjithë ju jeni krijuar prej një mashkulli dhe një femre (Ademi dhe Havaja). Ne ju kemi krijuar juve të ndara në fise të ndryshme me qëllim që të njiheni në mes vete, për arsye se në se të gjithë do të ishit në një formë nuk do të kishit mundësi për të njohur njëri – tjetrin me diferencat që ju karakterizojnë. Përkatësia fisnore, fetare, kombëtare, racore, gjuhësore, që të gjitha këto nuk i sjellin asnjë dobi njeriut, të gjithë njerëzit rrjedhin prej një origjine dhe të gjithë ju jeni pasardhësit  e Ademit dhe Havasë. Vlera e vërtetë e juaj qëndron në devotshmëri dhe më i dashur tek Zoti është ai i cili është më i devotshëm.Në realitet më lart tek Zoti është ai i cili veten e vet nuk e konsideron si më të mirë se të tjerët.