Ajetullah Hussein Nuri Hamedani: Çështja e Palestinës, përparësia kryesore në Botën Islame

Publikuar në Dhj. 21, 2017, 12:15 a.m.

Udhëheqësi i lartë fetar, Ajetullah Hussein Nuri Hamedani priti një grup të policisë iraniane në zyrën e tij në qytetin Kum të dielën.

Gjatë takimit, Ajetullah Hamedani kritikoi regjimin sionist për planin e tyre për të lëvizur kryeqytetin nga Tel Avivi në Jerusalem apo al-Kuds duke thënë:

"Sionistët i nxorën palestinezët nga shtëpitë e tyre për të krijuar një regjim të paligjshëm në Palestinë, ata përdorin territore palestineze si një bazë për SHBA-në në rajonin tonë pavarësisht faktit se al-Kudsi i takon të gjithë komunitetit musliman ".

Ligjëruesi i seminarit më tej pohoi se fundi i Izraelit është afër, "muslimanët kanë një përgjegjësi të madhe për të protestuar kundër kësaj lëvizjeje të paligjshme, nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të kryejmë përpjekje në Palestinë".

Ajetullah Hussein Nuri Hamedani vuri në dukje se disa palestinezë u martirizuan kohët e fundit dhe shtoi: "Vetëm shikimi i krimeve të Sionistëve dhe denoncimi i tyre nuk është i mjaftueshëm, ne duhet t'i drejtohemi udhëheqësit suprem Iranian, Ajetullah Hamenei dhe të dëgjojmë fjalët e tij mbi çështjen palestineze Sot çështja e Palestinës është përparësia kryesore në Botën Islame ".

Vlen të përmendet se më 6 dhjetor 2017, Trump bëri një njoftim të diskutueshëm në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se administrata e tij do të fillojë gjithashtu procesin e lëvizjes së ambasadës amerikane nga  Tel Avivi në qytetin e Shenjtë, i cili pritet të zgjasë me vite.

Vendimi i tij provokoi protesta masive në të gjithë botën, shumë udhëheqës të vendeve islamike e dënuan ashpër vendimin e presidentit amerikan.



Burimi : Hawza News