Deklarata e Stambollit është më e rrezikshme se vendimit i Trump-it.

Publikuar në Dhj. 20, 2017, 3:55 a.m.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, të mbajtur në Stamboll, i është kushtuar vëmendje rrezikut të njohjes së Jeruzalemit Lindor si kryeqytet të Palestinës.

Gjenerali libanez në penzion, Emin Hutayt tha se vendimet e marra në mbledhjen e jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Stamboll, nuk ishin në favor të çështjes palestineze.

Eksperti dhe analisti libanez i sigurisë, Emin Hutayt në një deklaratë në llogarinë e tij personale në Twitter, tha se shprehja "Jeruzalemi Lindor" e përdorur në deklaratën përfundimtare të mbledhjes së jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Stamboll, është më e rrezikshme se vendimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Emin Hutayt i cili mbron faktin se shprehja e përdorur për herë të parë nga shtetet arabe dhe islamike "Jeruzalemi Lindor" nënkupton ndarjen e Jeruzalemit dhe njohjen e pushtimit izraelit, tha edhe se kjo shprehje është në kundërshtim me rezulutat e OKB-së, të cilat e kundërshtojnë ndarjen e Jeruzalemit.

Një nga ekspertët që ka reaguar ndaj deklaratës përfundimtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Stamboll është edhe Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit Marmara, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ramazan Gözen.

Prof. Ramazan Gözen në llogarinë e tij në Twitter, lidhur me deklaratën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik tha se: "Vendimi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për Jeruzalemin Lindor; e përfundon "zyrtarisht" statusin rajonal ndërkombëtar të Jeruzalemit, të përcaktuar me vendimin nr.181, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 1947. Kjo konfirmon ndarjen e Jeruzalemit në Lindje-Perëndim. Kjo vjen sepse Izraeli injoron pushtimin e Jeruzalemit Perëndimor.

"Megjithatë, ky vendim është një vendim "politik" për formimin e "zgjidhjes me dy shtete" të çështjes palestineze, pra Izraelin me kryeqytet Jeruzalemin Perëndimor dhe Palestinën me kryeqytet Jeruzalemin Lindor. Ajo që ka rëndësi tani është që ky vendim të bëhet efektiv në Izrael dhe të pranohet në botë."

"Sikur Jeruzalemi, djepi i 7 viteve të qytetërimeve të mund të mbetej si një "zonë transnacionale" e hapur për të gjitha fetë madhje edhe për njerëzit, mund të ishte të paktën një qendër e çliruar nga pushtimi i Izraelit apo ndonjë shteti tjetër..."

"Izraeli dhe SHBA mund të mos jenë shumë të kënaqur me vendimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për Jeruzalemin por unë nuk mendoj se ata do të tregojnë reagim shumë të fortë... Sepse vendimi është në përputhje me "formulën e zgjidhjes me dy shtete" që pothuajse çdo shtet madje edhe Izraeli e pranon teorikisht."

"Ashtu siq shkrova dhe mendova; Netanjahu iu përgjigj butë vendimit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe tha se: 'Ne nuk themi se Jeruzalemi është vetëm kryeqytet i Izraelit.' "

Irani: I transmetuam sekretariatit se ne nuk e njohim regjimin sionist

Edhe Irani që mori pjesë në nivel presidencial në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Stamboll ka deklaruar se i ka transmetuar me shkrim sekretariatit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kundërshtimin zyrtar për njohjen e pranisë së Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasımi lidhur me këtë çështje tha se: "Republika Islamike e Iranit që mbështet të drejtat territoriale të popullit palestinez, gjatë takimit në Stamboll i ka transmetuar zyrtarisht dhe me shkrim Sekretariatit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik se nuk e njeh regjimin sionist.



Burimi : Yakın Doğu Haber