Kina dhe Rusia janë shpall armiqtë e SHBA-ve

Publikuar në Dhj. 20, 2017, 12:33 a.m.

Sikurse është pritur, Donald Trumpi ka prezantuar strategjinë për sigurinë kombëtare në të cilin Rusia dhe Kina janë shpall për armiqtë amerikan, gjegjësisht këto dy vende sjellin dëm sigurisë së SHBA-ve. Megjithatë, Donald Trumpi njëkohësisht ka lënë hapësirë për bashkëpunim me këto dy fuqi botërore.

Duke studiuar projekt dokumentin Bloombergu thekson se si presidenti amerikan në strategjinë e tij të re të sigurisë kombëtare ka përdorur retorikën shumë më të butë ndaj Moskës dhe Pekinit se sa qëndron në strategjinë e re të shpallur. Presidenti Donald Trump zyrtarisht ka prezantuar opinionit strategjinë e tij të sigurisë kombëtare në të cilin Rusia dhe Kina janë armiqtë amerikan.

Konkretisht edhe pse dokumenti vetvetiu përmban qëndrim të fuqishëm rreth çështjes së Rusisë e cila akuzohet për përpjekje të minimit të legjimitetit të vendeve demokratike, Donald Trumpi në fjalimin e tij ka fol për Moskën jo vetëm si kundërshtar por edhe si partner potencial.

Presidenti amerikan poashtu ka përkujtuar se kolegu i tij rus Vladimir Putini e ka thirr të dielën, për të falënderuar atë që CIA Moskës me kohë i ka dhënë informata për përgatitjen e sulmit terrorist në Shën Petersburg, e cila ka mundësuar që shërbimet ruse të sigurisë me kohë të parandalojnë sulmin. “Kjo është e vërtetë dhe kështu do të duhej të funksionojë”, ka thënë Trumpi për bashkëpunimin e shërbimeve sekrete në mes të dy shteteve të tyre për këmbim të informatave për terrorizmin.

Përveç kësaj, gjersa në projektin e strategjisë thuhet se”Rusia po përzihet në punët e brendshme të shteteve nëpër botë dhe po kryen operacionet sekrete në kuadër të përpjekjeve të veta agresive që të ndikojë në opinionin publik nëpërmjet hapësirës kibernetike”, Trumpi në fjalimin e tij nuk i ka përsërit këto akuza. Trumpi bile nuk e ka përmend as”intervenimin” e Moskës në zgjedhjet amerikane presidenciale të vitit 2016.

Poashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë ka zbutur edhe qëndrimin e tij ndaj Kinës. Duke fol “live” të kundërtën e saj që shkruan në Strategjinë e sigurisë kombëtare, Trumpi ka vendos që Pekinin të mos e quaj”kundërshtar strategjik”. Në të vërtetë, ky është formulimi të cilin për Kinën e ka përdor edhe George Bushi i ri , ashtu që Washingtoni ka vendos më mirë të heq dorë nga kjo retorikë. Pa marr parasysh në dokumentin zyrtar, presidenti amerikan ka thënë se”Kina po përpiqet të mos përfill ndikimin amerikan, vlerat dhe mirëqenien”, por nuk e ka akuzuar Pekinin për marrëdhënie të pandershme, sikurse qëndron në dokument, përfundon Bloombergu.



Burimi : Logično