Krahasimi i Mendimeve të Dijetar Hilit dhe Ibn Tejmijjes Në Këndvështrimin e Ajeteve të Zbritura Për Ehli Bejtin (p.m.t.)

nga Seyyid Muhammed Hüseyin Musevi Mübelliğ | Publikuar në Dhj. 20, 2017, 12:18 a.m.

Dijetar Hili

Hasan Ibn Jusuf Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Mutahhari, ose siç njihet shkurtimisht Dijetar Hili erdhi në këtë botë, në natën e 27 të muajit Ramazan, të vitit 628 në qytetin e Hilit. (2) Dijetar Hili i cili i hapi sytë në vatrën e virtyteve, ku kaloi epokën e fëmijërisë, nën vëmendjen e veçantë të të atit dhe dajës së tij. Në rininë e tij ai u takua, me apologjetin e njohur të botën muslimane, Haxhe Nasiruddin Tusiun dhe deri në vdekjen e këtij të fundit (672), mësoi nga ai dijen e teologjisë, astronomisë, matematikës dhe lexoi disa vepra të Ibn Sinasë. (3)

Veprat e Tij

Lërmëni t’iu them se Dijetar Hili, zotëronte një kujtesë të fortë dhe ishte një mjeshtër i penës. Disa nga shkrimtarët jetëshkrues kanë shkruar kështu, në lidhje me numrin e madh të veprave të Dijetar Hilit: “Dijetari vazhdonte të shkruante, kur ishte i hipur mbi kalin e tij, ndonëse ky i fundit ecte gjatë udhëtimeve”. (4)

Dijetar Hili ka përpiluar një mori librash në fushën e apologjetikës, urtësisë, kozmologjisë, dijeve të Kur’anit Famëlartë, jurispridencës dhe metodologjisë. Sërish ai ka bërë përkthimin dhe shpjegimin e veprave të Ibn Sinasë dhe mjeshtrit të tij Haxhe Nasiruddin Tusiut, duke lënë pas vetes një koleksion të rëndësishëm. Rishtas Dijetar Hili ka lënë si trashëgimi, nëntëmbëdhjetë vepra në fushën e jurispridencës, nëntë vepra në fushën e hadithit, dy vepra në fushën e komentimit, pesëmbëdhjetë vepra në fushën e metodologjisë së jurispridencës, shtatë vepra në fushën e logjikës, katër vepra në fushën e letërsisë arabe, me në krye sintaksën dhe morfologjinë dhe katër libra në fushën e muhaddithëve.

Marrëdhëniet e Tij Miqësore Me Dijetarët e Ehli Sunnetit

Dijetari i ndjerë Hili, kishte kijuar marrëdhënie miqësore, me dijetarët e Ehli Sunnetit. Madje ai kishte fituar respektin e dijetarëve sunnitë dhe i ka respektuar një pjesë të mirë të këtyre dijetarëve sunnitë, ashtu siç i shkonte për shtat atij dhe personalitetit të tij. Për më tepër ai ka marrë pjesë në mbledhjet e dijetarëve dhe i ka falur kohërat e namazeve ditore së bashku me ta, duke i qëndruar larg fanatizmit. Dijetar Hili ka organizuar disa mbledhje diskutimi, me disa dijetarë të shquar sunnitë dhe iu është bashkangjitur mbledhjeve të sinqerta.

Gjithashtu ai ka shkëmbyer letra, me autorin e komentimit, Gjykatës Bejdaui Shiraziun (viti i vdekjes 685 sipas mërgimit). Në letrat e tij ai ka shkëmbyer mendime, mbi një larmi të madhe disiplinash me në krye apologjetikën, hadithin, metodologjinë dhe jurispridencën. Gjykatës Bejdauiu e zë fill kështu, hyrjen e letrës së dytë dërguar Dijetar Hilit: “Zotëriu ynë Xhemaluddini! Allahu (f.m.t.) të dhëntë jetë të gjatë. Dije se ti je imami i dhënësve të miratuesve në fushën e metodologjisë, jurispridencës dhe hadithit”. (5)

Aftësia e Tij Në Debatime

Dijetar Hili, ndonëse kishte krijuar marrëdhënie të mira me dijetarët e Ehli Sunnetit, ai kishte një aftësi të jashtëzakonshme shprehëse, të shpalosur në debatet intelektuale. Ai i argumentonte mendimet e tij me prova të forta dhe intelektuale përpara dijetarëve sunnitë. Hulumtuesit e dinë shumë mirë faktin, se gjatë debatit të tij të zhvilluar, me dijetarët e Ehli Sunnetit të katër doktrinave islame, në prani të sulltan Muhammedit që sundonte trojet islame, i cili njihej ndryshe dhe me nofkën sulltan Hudabende (njeriu i Zotit), përfunduan me shfaqjen e prirjes së këtij të fundit drejt doktrinës shiite. (6)

Krahas kësaj sqarojmë, se nuk ka ndodhur ndonjë debat mes Dijetar Hilit dhe Ibn Tejmijjes, me fjalë të tjera asnjëri nga këta të dy, nuk kishte shfaqur prirje, që të merrte pjesë së bashku në mbledhjet intelektuale. Ibn Haxher Askalaniu, rrëfen se vetëm njëherë, kur një njeri i kishte kujtuar atij se Ibn Tejmijje, kishte thënë fjalë të këqija për të ai ishte përgjigjur: “Nëse do të kisha ditur se ai do t’i kuptonte fjalët e mia do t’i kisha shkruar një letër”... (7)

Sërish sipas një përcjelljeje të Ibn Haxher Askalaniut, tregohet se kur Ibn Tejmijje, kishte përpiluar një kundërpërgjigjie me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), ndaj veprës me titull: “Minhaxhu’l-Kerrame” (Metodologjia e Mrekullisë) e Dijetar Hilit dhe kur ia kishte dërguar një kopje të kësaj vepre Dijetar Hilit, ky i fundit i kishte përsëritur edhe njëherë fjalët e sipërcituara. (8)

Ibn Tejmijje

Emri i plotë, epiteti dhe nofka e Ibn Tejmijjes, është si vijon Ahmed Ibn Abdulhalim Ibn Abdusselam Ibn Hidr Ebu Abbas Takijuddin Ibn Tejmijje. Ky i fundit erdhi në këtë botë në vitin 661 në qytetin e Harranit dhe ndërroi jetë në kryeqytetin e Damaskut. Ibn Tejmijje bënte pjesë në një familje, e cila kishte mbajtur flamurin e doktrinës hanbelite më tepër se njëqind vite.

Mendimi i Ibn Tejmijjes

Ibn Tejmijje besonte se kërkimi i ndërmjetësimit, ndihmës, lehtësimit dhe mbështetjes në lajmëtarët e Allahut (k.m.t.) dhe në trashëgimtarët, njerëzit e dashur të Allahut (l.m.t.) të caktuar nga lajmëtarët është një mohim. Rishtas sipas mendimit të tij, ndërmjetësimi është një lloj mohimi  dhe vizita e të vdekurve, ndërtimi i ndërtesave, teqeve, tyrbeve dhe të ngjashmeve mbi varreza janë nga risitë e epokës së paditurisë.

Gjithashtu Ibn Tejmijje, ka ndarë mendimin se në rrënjën e besimit, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ka caktuar drejtimin në duart e Ehli Bejtit, gjenden mësimet çifute. Si rrjedhojë besimi se dymbëdhjetë imamët e Ehli Bejtit janë të pafajshëm është përsëri një mohim.

Krahas kësaj gjatë debateve Ibn Tejmijje, në lidhje me cilësitë hyjnore, e ka cilësuar Zotin e Botërave, i Cili ka zbritur Kur’anin Famëlartë dhe i Cili është i përkryer, duke i adresuar Atij një mori cilësish përbuzëse, të cilat dijetarët e tjerë muslimanë, të sekteve të ndryshme e kanë quajtur mohim.

Ibn Tejmijje i ka besuar teorisë së mishërimit dhe e ka shëmbëllyer Allahun (f.m.t.) me krijesat e Tij. Shejh Hanefi Keutheriu, ka shkruar kështu për besimin e Ibn Tejmijjes mbi cilësitë e Allahut (k.m.t.): “Ibn Tejmijje ka besuar hapur se Allahu (l.m.t.) është një trup”. (9)

Për këtë arsye dijetarët më të mëdhenj të doktrinave islame, përkatësisht atyre hanefite, shafiite, malikite dhe hanbelite, e kanë quajtur Ibn Tejmijjen një jobesimtar. Madje Shejh Shihabuddin Ibn Xhehbel Shafiiu, (viti i vdekjes 733 sipas mërgimit islam), ka shkruar një numër të madh veprash, në të cilat thuhet se Ibn Temijje, kishte një besim afër mohimit të Allahut (f.m.t.) dhe në shkrimet e tij, ai e ka sqaruar këtë, duke përdorur një gjuhë të qartë. Për më tepër ky dijetar, e ka ftuar Ibn Tejmijjen që të përgjigjet debatit, diskutimit dhe pëplasjes intelektuale me të.

Por pas ngurrimit të përgjigjies së Ibn Tejmijjes, Shejh Shihabuddin Ibn Xhehbel Shaffiu ka shprehur: “Ne shpresojmë se ai (Ibn Tejmijje), do të nxjerrë në pah një për një, të tëra shkatërrimet dhe shtrembërimet e besimit të tij, sepse në këtë mënyrë ne do të mësojmë hapur, se deri në cilin pikë ka arritur kokëfortësia, shmangia dhe shtrembërimi i tij në fenë islame. Shtoj se ne me këtë rast kemi shpresë, që të kemi luftuar me meritë në udhën e Allahut”. (10)

Fanatizmi i Ibn Tejmijjes Ndaj Shiitëve

Ibn Tejmijje ishte fanatik ndaj shiitëve. Ai shfaqte një kokëfortësi të madhe, duke shpalosur se ai nuk do ta pranonte kurrë paqen, me doktrinën dhe besimit shiit.

Ibn Tejmijje pretendonte se doktrina shiite, ishte e themeluar nga një çifut me emrin Abdullah Ibn Sebei dhe se mendimi shiit, ishte një zgjatim i mendimit çifut. (11)

Ai e quan në mënyrë të pavetëdijshme doktrinën shiite si hashbijje dhe e fuqizon aludimin e tij në këtë mënyrë: “Emërtimi i shiitëve si hashbijje, rrjedh si pasojë se nëse shitët nuk janë nën hijen e një imami të pafajshëm, pra nëse ata nuk kanë një imam, i cili t’i drejtojë ata atëherë ata nuk luftojnë me shpatë në udhën e Allahut (k.m.t.)”. (12)

Gjithashtu Ibn Tejmijje është i mendimit, se shiitët kanë shkuar shumë larg, janë gabimtarë dhe gënjeshtarë. (13)

Veprat e Tij

Lejomëni t’iu kumtoj se Ibn Tejmijje, ka shkruar një mori veprash, megjithtë kur i hetojmë këto të fundit e tij vëmë re, se kryesisht ai ka shqyrtuar çështjen e besimit. Brenda koleksionit të tij në krahasim me vepra e tjera bie në sy vepra e tij me titull:“Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), të cilën e ka formuluar si një kundërpërgjigjie duke qortuar mendimet e Dijetar Hilit, si dhe ka poshtëruar vlerat e besimit të muslimanëve, shiitëve, madje anëtarëve të Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilët janë rritur në vatrën e të dërguarit të Allahut (p.qm.t.).

Ashtu siç ka përkufizuar edhe Ibn Haxher Askalaniu, Dijetar Hili në verën e tij me titull: “Minhaxhu’l-Kerame Fi Ithbati’l-Imameti” (Metodologjia e Mrekullisë në Argumentimin e Drejtimit), ka vërtetuar drejtimin e imamëve të Eli Bejtit, duke u mbështetur krahas provave apologjetike dhe të arsyes edhe në hadithet e vërteta, që ceken në koleksionet e haditheve (përmledhjet edhe sunnetet e vërteta), Ibn Tejmijje kishte vendosur që të shkruante me çdo kusht një kundërpërgjigje dhe pas shumë përpjekjeve të gjata, më në fund ia kishte dalë mbanë, në përpilimin e një vepre me shumë vëllime me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje Fi’n-Nakdi Kelami’shhia ue’l-Kaderijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit Në e Shiitëve dhe Kaderitëve). (14)

Një Vështrim i Përgjithshëm i Ajeteve të Diskutueshme

Në veprën e tij me titull: “Keshfu’l-Hakki ue Nahxhu’s-Sidki” (Zbulimi i të Vërtetës dhe Oratoria e Sinqeritetit) dhe në veprën me titull: “Minhaxhu’l-Kerame Fi Ithbati’l-Imameti” (Metodologjia e Mrekullisë në Argumentimin e Drejtimit), ka mbrojtur mendimin se më tepër se njëqind ajete kuranore dhe disa sure kanë zbritur për fisnikërinë e Ehli Bejtit dhe për postin e lartë të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Dijetar Ibn Mutahhar Hili ka ndarë mendimin se një pjesë e këtyre ajeteve dhe sureve kanë zbritur veçanërisht për Fatime Lulen (p.m.t.), ndërsa një pjesë në përgjithësi për bërjen të ditur e postit të Ehli Bejtit.

Ne mund të sjellim si shembull suret e mëposhtme, në lidhje me ajetet të cilat kanë zbritur për këtë çështje.

1- Sureja Keuther, e cila ka zbritur për nderin e Fatimesë (p.m.t.).

2- Sureja Insan, e cila ka zbritur për Fatimenë (p.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.), Imam Husejnin (p.m.t.) dhe shërbëtorët e tyre për çështjen e Fizzesë.

3- Sureja Asr, e cila ka zbritur për anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit.

4- Ajeti i Pastrimit (Ahzab, 33), Ajeti i Sfidimit të Jobesimtarëve (Ali Imran, 61) dhe “Ademi i pranoi disa fjalë nga Zoti i tij”, (Bekare, 37) i cili ka zbritur për Muhammedin (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.).

5- Ajeti i kujdestarisë (Maide, 55) “Miku juaj është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin, japin zekatin, që janë të thjeshtë dhe të përulur ndaj Allahut”; Ajeti i përcjelljes (Maide, 67) “O i dërguar! Përcill atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer detyrën tënde”. (Maide, 3) “Sot e përsosa fenë tuaj, ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fe e juaja”; (Bekare, 207) “Ka njerëz që e flijojnë veten për të fituar kënaqësinë e Allahut” dhe (Bekare, 124) “(Kujtoni) kur Zoti e provoi Ibrahimin me disa urdhëra, e ai i plotësoi ato. Perëndia tha: “Unë do të bëjë ty imam (prijës) të njerëzve!”” kanë zbritur për nderimin e Imam Aliut (p.m.t.).

Provat e Tij

Dijetar Hili kur ka bërë të ditur, shkaqet e zbritjes së ajeteve në fjalë, që kanë të bëjnë me nderimin e Ehli Bejtit (p.m.t.), është mbështetur në burimet e Ehli Sunnetit. Ashtu siç do ta shtjellojmë në artikullin pasaardhës, Dijetar Hili kur ka përcjellur një hadith, i cili ka shpjeguar komntimin e ajetit, ose shkakun e zbritjes së ajetit, duke u nisur nga burimet sunnite, gjithmonë ka përdorur shprehjet: “komentuesit janë të njëzëri”, “muhaddithët janë të njëzëri”, “komentuesit janë të njëzëri se ajeti ka zbritur mbi këtë çështje” dhe “sipas përcjelljes së shumicës së dijetarëve”.

Këtu duhet të përmendim se edhe Ibn Tejmijje, kur ka qortuar mendimet e Ibn Mutahhar Hilit, i ka besuar njëzëshmërisë së bashkësisë muslimane, njëzëshmërisë së komentuesve dhe njëzëshmërisë së muhaddithëve.

Për këtë arsye, kur jemi duke hedhur themelet e mendimeve, të çështjeve që kundërshtojnë njëri-tjerin, ngritja e aludimit se njëri nga të dy dijetarët, iu është adresuar njëzëshmërisë, ndërsa tjetri nuk iu është drejtuar, njëri nga këta ka paraqitur një hadith, i cili kalon në gjashtë përmbledhjet e vërteta të haditheve (“Sihahu’s-Sitte” (Gjashtë Përmbledhjet e Vërteta)), kërkon një studim gjithëpërfshirës, të imtësishëm dhe afatgjatë. Në këtë artikull të shkurtër, duke marrë paraysh se nuk mund të hetojmë një për një, të tëra mendimet e dy dijetarëve, ne do të përqendrohemi në pasqyrimin e disa shembujve dhe më pas duke kryer një vlerësim të përgjithshëm, do të shqyrtojmë mendimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit, me qëllim që të kryejmë një gjykim intelektual mes Dijetar Hilit dhe Ibn Tejmijjes.

Hetimi i Ajeteve të Shembullit

Ajeti i Kujdestarisë

Ajeti i kujdestarisë (Maide, 55) “Miku juaj është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin, japin zekatin, që janë të thjeshtë dhe të përulur ndaj Allahut”. (15)

Studiuesit e këtij ajeti kuranor, e kanë emërtuar ajetin e lartpërmendur si “Ajeti i Kujdestarisë”. Gjithashtu shumica e komentuesve dhe muhaddithëve, e citojnë ajetin e sipërcituar me këtë emër. Disa dijetarë të tjerë të pakët në numër, e kanë parë të përshtatshme, që ta quajnë ajetin e mësipërm si “ajeti i zekatit dhe i unazës”.

Shumica dërrmuese e dijetarëve, janë të mendimit se si besimtarët sunnitë ashtu edhe ata shiitë, kanë arritur në njëzëshmërinë, mbi pikën se ajeti në fjalë, ka zbritur për Imam Aliun (p.m.t.). Komentuesit dhe muhaddithët duke u nisur, nga zinxhirët e ndryshëm të përcjelljes, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe duke përfunduar me ata të bashkëkohësve të tij, kanë vërtetuar se ajeti në fjalë, ka zbritur për Imam Aliun (p.m.t.).

Edhe Dijetar Hili, duke ndjekur dijetarët shiitë të doktrinës imamite, ka shprehur se ajeti i kujdestarisë ka fituar një qëndrueshmëri në mënyrë të prerë, duke zbritur për nderimin  Imam Aliut (p.m.t.) dhe e ka përdorur ajetin e lartpërmendur, si një pikë mbështetje për argumentimin e drejtimit të Imam Aliut (p.m.t.).

Dijetar Hili ka përshkruar kështu, brëjen e njohur të shkakut të zbritjes së ajetit të sipërcituar:

Dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi faktin se ajeti i mësipërm, ka zbritur pikërisht për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), i cili ndërsa ishte në namaz, përkatësisht i përulur, hoqi nga gishti i tij unazën e tij dhe ia dhuroi një të varfëri në nevojë në prani të bashkëkohësve. Hadithi i cili flet për shkakun e zbritjes së ajetit në fjalë, është përcjellur në gjashtë përmbledhjet e haditheve të vërteta”. (16)

Në një vend tjetër Dijetar Hili shkruan: “Nuk ka asnjë dyshim se, të tërë komentuesit e Kur’anit Fisnik, janë të njëzëri mbi faktin, se ajeti 55 i sures Maide, ose ajeti i kujdestarisë i cili është si vijon: “Miku juaj është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin, japin zekatin, që janë të thjeshtë dhe të përulur ndaj Allahut”, ka zbritur pikërisht Imam Aliun (p.m.t.),  i cili ndërsa ishte në namaz, përkatësisht i përulur, hoqi nga gishti i tij unazën e tij dhe ia dhuroi një të varfëri në nevojë si lëmoshë dhe se nuk gjenden mendime ndryshe mbi këtë çështje. (17)

Ibn Tejmijje në vepra të ndryshme a përgenjështruar nddhinë se Imam Aliu (p.m.t.) ka dhënë lëmoshë ndersa ishte në namaz dhe zbritjen e një ajeti për të dhe e ka mbështetr mendimin e tij në njëzëshmërinë e dijetarëve dhe njëjësimin e mendimeve. Në veprën e tij me titull: “Mukaddime Fi’l-Usuli’t-Tefsiri” (Paraqitja e Metodologjisë së Komentimit) Ibn Tejmijje ka shkruar kështu: “Dijetarët muslimanë janë të njëzëri se hadithi, i cili bën fjalë se Aliu ka dhënë lëmoshë ndërsa ishte në namaz është i rremë dhe i shpikur”.

Në një vend tjetër të së njëjtës vepër ai citon: “Nuk ka dyshim se sipas njëzëshmërisë së nxënësve të dijes, hadithi i sipërcituar është i rremë dhe i shpikur”. (18)

Ibn Tejmijje, e ka përmendur mendimin e tij, mbi shkakun e zbritjes së ajetitt të kujdestarisë, që në veprat e tij të para. Me kalimin e kohës, ai duke mbetur ballë përballë, me provat e fuqishme të sjellura nga Dijetar Hili, ai vijoi duke aluduar se ky i fundit, kishte besuar në shtrembërimin e Kur’anit dhe kishte përdorur fjalë, të clat pasqyronin mendimin e tij, se ajeti i kujdestarisë kishte zbritur për nderimin e Imam Aliut (p.m.t.).

Ibn Tejmijje kumton: “Ibn Mutahhari e ka shtrembëruar Kur’anin, deri në atë masë sa nuk e ka shtrembëuar askush para tij. Fjala vjen ai pretendon se ajeti 55 i sures Maide, i cili është si më poshtë: “Miku juaj është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin, japin zekatin, që janë të thjeshtë dhe të përulur ndaj Allahut”, ka zbritur pikërisht Imam Aliun (p.m.t.),  i cili ndërsa ishte në namaz, përkatësisht i përulur, hoqi nga gishti i tij unazën e tij dhe ia dhuroi një të varfëri në nevojë si lëmoshë. Citoj se ky është njëri nga aludimet më të mëdha të rreme të tij. Përkundrazi dijetarët janë të njëzëri, se ajeti i lartpërmendur nuk ka zbritur për nderimin e Aliut dhe se Aliu ndërsa ishte në namaz nuk ka dhënë asnjëherë lëmoshë. (19) Për më tepër dijetarët janë të njëzëri, se adresimi se shkaku i zbritjes së ajetit të sipërcituar, ka të bëjë me Aliun është njëra nga gënjeshtrat e shpikura për të”. (20)

Ibn Tejmijje në një mënyrë ordinere, mohon burimet dhe hadithet e shumta, të cilat Dijetar Hili i ka shfrytëzuar për të vërtetuar se ajeti i mësipërm, ka zbritur për nderimin e Imam Aliut (p.m.t.).

Vlen të përmendet se në mesin e tërësisë së këtyre burimeve, ai lajmëron vetëm për veprën me titull: “Tefsir” (Komentimi), e Thalebiut dhe shton se kjo është një burim i dobët. Ibn tejmijje pohon: “Për sa i përket haditheve të cituara të Ibn Mutahharit, të marra nga vepra me titull: “Tefsir” (Komentimi), e Thalebiut dijetarët muslimanë janë të njëzëri se në veprën në fjalë, ndodhen një përcjellje e një sërë hadithesh të rreme dhe të shpikura. Për këtë arsye dijetari i haditheve Imam Begauiu, nuk i ka marrë këto hadithe, në veprën e tij me titull: “Tefsir” (Komentimi) dhe nuk i ka kushtuar rëndësi, komentimeve të kryera nga Thalebiu, të cilat i ka marrë nga njerëzit e risive në veprën e tij. (21)

Më pas ka shtuar këto fjalë për Begauiun: “Ai është një dijetar i haditheve dhe nuk përcjell këto lloj hadithesh të shpikura”. (22)

Ibn Tejmijje krahas Begauiut lavdëron edhe Taberiun. Sipas Ibn Tejmijjes duke u nisur nga fakti se Taberiu ka bërë përpjekje të shumta, që të grumbullojë vetëm hadithe, të cilat zotërojnë një zinxhir të vërtetë dhe të argumentuar përcjelljeje, në veprën e tij me titull: “Tefsir” (Komentimi), ai nuk e ka përfshirë hadithin e shpikur i cili bën fjalë, për zbritjen e ajetit të kujdestarisë për nderimin e Aliut. (23)

Në një vepër tjetër të tijën ai flet kështu për drejtësinë e Taberiut: “Komentimi më i saktë i cili është në duar e njerëzve, është ai me titull: “Tefsir” (Komentimi), i Muhammed Ibn Xherir Taberiut. Ky i fundit i ka përcjellur fjalët e të parëve tanë të mirë me zinxhirë të vërtetuar përcjelljeje. Taberiu jo vetëm që nuk ka shënuar asnjë risi në veprën e tij, por nuk ka përcjllur hadithe as nga personalitete të cilat janë akuzuar si gënjeshtarë si Mukatili dhe Kelbiu”. (24)

Qortimi i Mendimeve të Ibn Tejmijjes

Kur i vlerësojmë së bashku, tezat e Dijetar Hilit dhe mendimet kundërshtuese të Ibn Tejmijjes, spikasin disa kundërshtime të fjalëve të Ibn Tejmijjes.

Ibn Tejmijje në lidhje me kontektin, e shkakut të zbritjes së ajetit të kujdestarisë, ka lavdëruar Begauiun dhe Tirmidhiun dhe ka nënvizuar se Thalebiu u ka dhënë vend haditheve të shpikura në veprën e tij. Megjithatë ai i ka akuzuar këta të dy muhaddithë, duke thënë se ata kanë përcjellur hadithe të shpikura, kur këta të fundit kanë miratuar, ngjarjen e zbritjes së ajetit të paralajmërimit.

Ibn Tejmijje nuk ka ngurruar që të theksojë: “Citoj se ndonëse hadithi i paralajmërimit, është përcjellur në disa vepra të haditheve, më duhet të sqaroj se këto hadithe nuk janë të vërteta. Për shembull në komentimet e Thalebiut, Uahidiut, Begaiut dhe madje në ato të Ibn Xherir Taberiut dhe Ibn Ebi Hatemit, janë të pranishëm hadithe të shpikura. Përcjellja e këtyre haditheve të ndara nga njëra-tjetra, nuk argumentojnë vërtetësinë e tyre”. (25)

Ashtu siç shihet dukshëm, në një vend të veprës së Ibn Tejmijje, i ka lavdëruar si Begauiun dhe Taberiun, ndërsa në një vend të tjetër, të një tjetër vepre, ai duke i cituar të dy emrat njëherësh, i ka poshtëruar ata duke rënë kështu ndesh me veteveten.

Një tjetër kundërshtim i vetvetes së Ibn Tejmijjes është ky: “Ibn Tejmijje i cili i ka lavdëruar si Begauiun dhe Taberiun, duke vënë theksin se ata, nuk përcjelin hadithe të dobëta në veprat e tyre, gjejmë rastin për të përsëritur këtu, shprehjen e Ibn Tejmijjes në veprën e tij me titull: “Tefsir” (Komentimi), Taberiu ka përcjellur në pesë udhë të vërteta dhe të argumentuara përcjelljeje, ngjarjen në të cilën Aliu ndërsa ishte në namaz, hoqi nga gishti i tij unazën e tij dhe ia dhuroi një të varfëri në nevojë si lëmoshë dhe për këtë arsye zbriti ajeti i kujdestarisë, (26) ndërsa Begauiu e ka përcjellur këtë ngjarje me udhë të ndryshme përcjelljeje. (27)

Mbështetjet Në Njëzëshmëri Të Mendimeve Të Dijetar Hilit Dhe Ibn Tejmijjes

Ashtu siç u shprehëm dhe më lart, si Dijetar Hili ashtu edhe Ibn Tejmijje, u janë paraqitur njëzëshmërisë, me synimin e argumentimit të aludimeve të tyre. Duke u mbështetur në këto aludime, lind detya që ne të hulumtojmë, nëse me të vërtetë ka patur ose nuk ka patur ndonjë njëzëshmëri dhe ne rast se kemi të bëjmë me një, duhet të shqyrtojmë se aldimit e të cilit ka vërtetuar kjo njëzëshmëri.

Por përpara se të kalojmë, shpalosjen e mendimeve të komentuesve dhe të muhaddithëve, pohojmë se e shohim të arsyeshme, që të pasqyrojmë disa të dhëna, për ata përcjellës të hadithit të cilët janë bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.).

Përcjellësit e hadithit, i cili flet për shkakun e zbritjes së ajetit të kujdetarisë për Imam Aliun (p.m.t.) janë si vijon: Abdullah Ibn Abbasi, Ebu Dherri, Ammar Ibn Jasiri, Xhabir Ibn Abdilahu, Ebu Rafiu, Enes Ibn Maliku, Seleme Ibn Kuhejli, Abdullah Ibn Selami, Mikdad Ibn Esued Kindiu, Umer Ibn Hattabi, Uthman Ibn Affani, Zubejr Ibn Auuami, Abdurrahman Ibn Aufi, Sad Ibn Ebi Uekkasi, Talha Ibn Abdilahu, Halil Ibn Merre dhe Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.).

Secili muhaddith në veprat e tij të hadithit dhe të komentimit, e ka shënuar drejtpërdrejtë nga bashkëkohësit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ngjarjen në të cilën Aliu ndërsa ishte në namaz, hoqi nga gishti i tij unazën e tij dhe ia dhuroi një të varfëri në nevojë si lëmoshë.

Ashtu siç cituam edhe më sipër, Taberiu e ka përcjellur ngjarjen e mësipërme, në pesë udhë të vërteta dhe të argumentuara, ndërsa Begauiu i cili është një komentues së cilit i ka besuar Ibn Tejmijje, e ka përcjellur ngjarjen në fjalë, në udhë të ndryshme përcjelljeje.

Përveç këtyre të dyve që përmendm gjenden edhe muhaddith t jeë të cilët janë: “Uahidiu (28), Xharullah Zemahsheriu (29), Fahruddin Radiu (30), Thalebiu (31), Imam Muslimi, Imam Buhariu, Imam Ahmed Ibn Hanbeliu (32), Ibn Ethiri (33), Hatib Bagdadi, Ibn Merdeuejhi, Ebu Suudi (34), Nesefiu (35), Gjykatës Bejdaiu (36), Sujutiu (37), Sheukaniu (38) dhe Alusiu (39).

Sheukaniu pasi ka përcjellur hadithin, në lidhje me ngjarjen e dhënies së lëmoshës së Imam Aliut (p.m.t.) ndërsa ishte në namaz dhe si rrjedhojë shkakun e zbritjes së ajetit të kujdestarisë ka shkruar kështu: “Në veprën e tij me titull: “Muttefik ue’l-Muteferrik” (Njëzëshmëria dhe Ndasia), Hatib Bagdadi e ka pëcjellur hadithin e lartpërmendur nga Abdullah Ibn Abbasi dhe ka shtuar se ajeti i kujdestarië, ka zbritur për nderimin e Imam Aliut (p.m.t.). Abdurrezaku, Abd Ibn Hamidi, Ibn Xheriri, Ebu Shejhu dhe Ibn Merdeuejhi e kanë përcjellur hadithin nga Ibn Abbasi dhe ky i fundit ka pohuar: “Ky ajeti ka zbritur për nderimin e Aliut”. (40)

Ebu Shejhu dhe Ibn Merdeuejhi kanë përcjellur një hadith të ngjashëm nga Ali Ibn Ebi Talibi. (41)

Dijetar Alusiu shkruan kështu: “Shumica dërrmuese e muhaddithëve janë të njëzëri se ky hadith ka zbritur për Imam Aliun (p.m.t.)”. (42)

Më pas dijetar Alusiu, i cili ka përcjellur në mënyrë të imtësishme hadithin, i cili bën fjalë për zbritjen e ajetit, ka përcjellur të njëjtin hadith në veprën  tij me titull: “Tefsir” (Komentimi). Hasan Ibn Thabiti i cili gjendej në xhami, në çastin kur zbriti ajeti i kujdetarisë, për nderimin e Imam Aliut (p.m.t.), thuri një poezi në lidhje me këtë ngjarje. (43)

Në veprën e tij me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bahkëkohësve), Imam Ahmed Ibn Hanbeli dhe në veprën e tij me titull: “Xhamiu’l-Usuli” (Përmbledhja e Metodologjisë), Ibn Ethiri (Mexhduddini) e kanë përkrahur mendimin, se ajeti i mësipërm ka zbritur për Imam Aliun (p.m.t.). (44)

Në veprën e tij me titull: “Sheuahidu’t-Tenzili” (Dëshmitarët e Zbritjes), dijetari i madh sunnit Haskani ka përcjellur njëzetë e tetë hadithe mbi çështjen në fjalë. Ashtu siç do të shpalosim pak më poshtë, shihet qartë se të gjashtë përcjellësit e këtij hadithi janë bashkëkohës të mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Ammar Ibn Jasiri, Ebu Dherri, Mikdadi, Xhabir Ibn Abdilahu dhe Abdullah Ibn Abbasi. (45)

Në veprën e tij m titull: “Esbabu’n-Nuzuli” (Shkaqet e Zbritjes), Uahidiu e ka përcjellur në dy  udhë përcjelljeje (46), në veprën e tij me titull: “Tefsir” (Komentimi), Ibn Ethiri e ka përcjellur e gjashtë udhë përcjelljeje (47), ndërsa në veprën e tij me titull: “Durru’l-Mensuri Fi’t-Tefsiri Bi’l-Mesuri” (Dëmet e të Ndihmuarit në Komentimin e Thjeshtuar), Sujuti  ka përcjellur me afërsisht njëzetë udhë përcjelljeje ngjarjen e zbritjes së ajetit të kujdestarisë për Imam Aliun (p.m.t.). (48)

Fahruddin Radiu shkruan kështu: “Gjatë çasteve të zbritjes së ajetit të mësipërm, përcillet se Abdullah Ibn Selami ka thënë: “O i dërguari i Allahut! Unë e kam parë Aliun ndërsa ishte në namaz, hoqi nga gishti i tij unazën e tij dhe ia dhuroi një të varfëri si lëmoshë.Në këtë rast ne pranojmë kujdestarinë e tij”. (49)

Në veprën e tij, dijetar Emini ka cituar gjashtëdhjetë e gjashtë muhadithë sunnitë, duke u dhënë vend pëmendjes burimeve dhe emrave të tyre, të cilët kanë bërë të ditur, se ajeti në fjalë ka zbritur për nderimin e Imam Aliut (p.m.t.). (50)

Në veprën e tij me titull: “Mizan Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja në Komentimin e Ku’anit). shkruan në këtë mënyrë: “Imamët më të mëdhenj të komentimit, me në krye Ahmed Ibn Hanbelin, Nesaiun, Taberaniun dhe Abd Ibn Hamidin, duke iu bashkangjitur këtyre dhe shumë muhaddithë dhe hafidhë të hadithit janë të njëzëri (për sa i përket këtij hadithi) dhe pa kundërshtuar njëri-tjetrin. Madje edhe apologjetët e kanë pranuar se ky është një hadith i qëndrueshëm. Ndërsa juristët e kanë përcjellur hadithin, duke debatuar në në kontekstin, nëse njeriu ndërsa është në namaz dhe kryen diçka të tepërt, që është jashtë namazit, a mund të quhet ose nuk mund të quhet kjo lëmoshë vullnetare (tetauu) si zekat”. (51)

Gjithashtu edhe dijetari i ndjerë Ajetullah Marashi Nexhefiu, ka përcjellur tridhjetë e një burime të ndryshme, të cilat flasin se ajeti i kujdestarisë, ka zbritur për nderimin e Imam Aliut (p.m.t.). (52)

Dijetar Sejjid Sherefuddin Amiliu ka shënuar kështu: “Komentuesit e Kur’anit Fisnik kanë arritur në njëzëshmëri, për sa i përket shkakut se ajeti i kujdestarisë, ka zbritur për Imam Aliun (p.m.t.) dhe njëzëshmëria e tyre është përcjellur, nga dijetarët më të mëdhenj të Ehli Sunnetit. Për ilustrimin e këtij shembulli, pohoj se në veprën e tij me “Texhrid” (Qartësimi), Imam Mbarështuesi i Zogjve e ka përcjellur këtë mendim në shpjegimin e kreut të drejtimit”. (53)

Si përfundim shtoj se Sejjid Murteda, ka shënuar se dijetarët e përcjelljes janë të njëzëri, mbi faktin se ai i cili dha zekat në namaz ishte Aliu.

Ajeti i Sfidimit të Jobesimtarëve

Në ajetin 61 të Sures Ali Imran kalon: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij, pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: “Ejani t’i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëshortet tona dhe bashkëshortet tuaja, vetë ne dhe vetë ju. Më pas sinqerisht, të lutemi për mallkim dhe mallkimi i Allahu qoftë kundër gënjeshtarëve”. (54)

Nënvizoj se ajeti i bekuar kuranor, mund të hetohet në këndvështrime të ndryshme. Ne e fillojmë hetimin tonë, me çështjen e bashkëkohësve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Bashkëkohësit e Të Dërguarit Në Ngjarjen e Zbritjes Së Ajetit Të Sfidimit

Të tërë dijetarët shiitë dhe pjesa dërrmuese e komentuesve sunnitë, nga të cilët këtu mund të përmendim Gjykatës Bejdauiun, Hakki Burseuiun, Imam Sujutin, Fahruddin Radiun dhe Ibn Kethirin, janë të njëzëri se bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët ishin të pranishëm, në ngjarjen e zbritjes së ajetit të sfidimit ishin vetëm katër (Imam Aliu (p.m.t.), Fatimeja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)). (55)

Ajeti i Lutjes Argumenton Për Epërsinë e Ehi Bejtit

Dijetar Hili e ka komentuar, praninë e shoqërimit të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), përfshirë në Hadithin e Veshjes, në ngjarjen e zbritjes së ajetit të lutjes kundër jobesimtarëve, si njërën nga virtytet e të Ehli Bejtit.

Komentuesit e Kur’anit Fisnik, janë të njëzëri mbi shpjegimin, se me shprehjen “bijtë tanë”, nënkuptohen Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), me shprehjen “vetë ne”, nënkuptohet Imam Aliu (p.m.t.). Në këtë rast Allahu (l.m.t.) e ka njëjësuar Imam Aliun (p.m.t.), si shpirtin e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe me këtë nënkuptohet njëjësimi shpirtëror mes Imam Aliut (p.m.t.) dhe Muhammedit (p.q.m.t.). Theksoj se vetëm një njeri i cili është më meritues  dhe i përkryer, mund te jetë pasqyra e një njeriu, i cili gjithashtu është më merituesi dhe më i përkryeri dhe ky ajet argumenton për postin e lartë, të prijësit të besimtarëve të caktuar nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). E them këtë sepse Allahu (f.m.t.), ka gjykuar që shpirti i Imam Aliut (p.m.t.), të jetë i njëjësuar me atë të dërguarit të Tij dhe ka përcaktuar që ai ta ndihmojë atë në lutjen kundër jobesimtarëve. Vallë cili mund të jetë ai virtyt më i lartë, se sa kërkimi i ndihmës në lutje i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nga Imam Aliu (p.m.t.) dhe urdhërimi i tij për mbështetjen në të?! Them se askush nuk e ka patur fatin që të arrijë deri në këtë shkallë”. (56)

Ndërsa Ibn Tejmijje, nuk e percepton si një virtyt, shoqërimin e Imam Aliut (p.m.t.), Fatimesë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), në ngjarjen e zbritjes së ajetit të lutjes kundër jobesimtarëve. Ai shprehet kështu: “Ne nuk shohim asnjë virtyt, i cili flet emër të Ehli Bejtit, në ngjarjen e zbritjes së ajetit të lutjes. Shtoj se thirrja e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), për lutjen kundër jobesimtarëve, nuk nënkupton asnjë virtyt për ta. Arsyeja e thirrjes së tyre, ishte pjesëmarrja e të afërmve në lutje. Nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), do të kishte thirrur Ebu Bekrin dhe Umerin në këtë lutje, pala tjetër do t’i përgjigjej më shpejt dhe në një mënyrë, e cila do t’u shkonte më për shtat”. (57)

Ashtu siç shihet në këtë fragment Ibn Tejmijje, me sa duket ka harruar plotësisht, se thirrja e ajetit të lutjes është kryer, nga ana e Allahut (k.m.t.) dhe jo nga ana e të dërguarit të Tij. Megjithatë në vend që të ndreqë gabimin e tij, ai ka kryer edhe gabim tjetër, duke u përpjekur në hartimin e një itinerari për të dërguarin. Për më tepër ai është orvatur në përqeshjen e të dërguarit tonë, duke u orvatur që ta qortojë këtë të fundit, duke nënkuptuar se përse ai nuk paska thirrur Ebu Bekrin dhe Umer Ibn Hattabin, në këtë lutje në vend të të afërmve të tij.

Në një pjesë tjetër ai shkruan: “Ibn Mutahhari është munduar, që duke u mbështetur në ngjarjen se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ka thirrur Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin për kë lutje, të arrijë në përfundimin se ata janë më lart, se pjesa e mbetur e bashkëkohësve. Pavarësisht kësaj kjo ngjarje nuk argumenton kurrë asnjë virtyt të Ehli Bejtit. Unë e kam bërë të ditur me dhjetra herë, se rafiditë (shiitët) janë orvatur në mbajtjen lart të Ehli Bejtit, në krahasim me bashkëkohësit e tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.) si në epokën e paditurisë”. (58)

Ashtu siç shihet Ibn Tejmijje, e ka kundërshtuar Dijetar Hilin, duke u nisur nga fakti se ky i fundit ka argumentuar virtytin e Ehli Bejtit. Kështu që Ibn Haxher Askalaniu, e ka nxjerrë në pah këtë të vërtetë dhe ka shkruar si më poshtë: “Në të vërtetë pas nënçmimit të Ibn Tejmijjes ndaj Dijetar Ibn Mutahharit, fshihet nënçmimi i tij ndaj Aliut”. (59)

Për hir të vërtetës duhet të pohojmë se Ibn Tejmijje, nuk shqetësohej aspak nga fshehja e armiqësisë së tij ndaj Ehli Bejtit. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit)ai shënon: “Mendimi i dhënies përparësi së Familjes së të Dërguarit është një mendim që i përket epokës së paditurisë. Madje edhe Ehli Bejti u jepte përparësi udhëheqësve të saj përpara të tjerëve”. (60)

Në një fragment tjetër të së njëjtës vepër, ai pretendon se ky mendim e ka prejardhjen në mendimin çifut. Ai citon: “Shiitët aludojnë se drejtimi, nuk i ka hije askujt tjetër përveç bijve të Aliut. Edhe çifutët nënvizojnë se qeverisja, nuk i shkon për shtat askujt tjetër përveç familjes së Daudit (p.m.t.)”. (61)

Në këtë pikë shtrojmë pyetjen: “Vallë a është ose nuk është caktimi i detyrës, nga ana e Allahut (l.m.t.) për të dërguarin e Tij, për të marrë dhe për të dalë së bashku me Ehli Bejtin, në lutjen kundër jobesimtarëve një virtyt për Ehli Bejtin?! Tani do të merremi me shtjellimin e kësaj çështjeje. Ndërsa jemi duke u dhënë përgjigjemi kësaj pyetjeje, do të sjellim mendimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe më pas do të trajtojmë edhe mendimet e doktrinës shiite të imamitëve.

Një pjesë e madhe e emrave të komentuesve dhe muhaddithëve të Ehli Sunnetit, të cilët i kemi cituar pak më herët janë të mendimit, se ajeti i lutjes kundër jobesimtarëve argumenton për virtytin e anëtarëve të Ehli Bejtit.

Në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) Ibn Haxher Hejthemi përcjell kështu nga Imam Darekutniu: “Në ditën e mbledhjes së këshillit prijësi i besimtarëve urdhëroi: “Betohuni për hir të Allahut. Thuani: A gjendet në mesin tuaj, një njeri më të afërt se unë, të cilin i dërguari (p.q.m.t.) e ka njëjësuar me vetveten, i ka cilësuar bijtë e atij si bijtë e tij dhe bashkëshorten e atij më të afërt se bashkëshorten e tij?!” Ata u përgjigjën njëzëri: “Në mesin tonë nuk ndodhet asnjë njeri i cili është më afër të të dërguarit (p.q.m.t.) se ti”. (62)

Imam Zemahsheriu përshkruan kështu: “Argumenti më i fuqishëm i bashkëkohësve të Hadithit të Veshjes është ajeti i lutjes kundër jobesimtarëve”. (63)

Ndërsa në veprën e tij komentuese me titull: “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), dijetar Alusiu përkufizon: “Asnjë besimtar musliman, nuk dyshon mbi pikën se ajeti i lartpërmendur, argumenton për virtytin e Ehli Bejtit të të dërguarit (p.q.m.t.). Pandehja e nasibive (armiqve të Ehli Bejtit) se ajeti i sipërcituar, nuk argumenton  për virtytin e Ehli Bejtit, është thjesht një vegim dhe një shfaqje kontaktit të tyre me shejtanin”. (64)

Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), Imam Muslimi (65) dhe në veprën e tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), Ibn Haxher Hejthemi (66), i kanë cilësuar këta pesë personalitete (bashkëkohësit e Hadithit të Veshjes), si virtytin më të madh të përzgjedhjes nga ana e Allahut (f.m.t.).

Në veprën e tij me titull: “Metalibu’s-Suuli” (Kërkesat e Pyetjeve), Imam Shafiiu gjatë hulumtimit të tij të ngjarjes madhështore të Gadir Humit, ka pasqyruar një numër të madh ajetesh dhe hadithesh në kreun e meritave të Imam Aliut (p.m.t.). Sërish Imam Shafiiu i cili ka cekur edhe çështjen e ajetit të lutjes kundër të pafeve, e ka cilësuar kriterin e përfshirjes konkrete të ajetit të mësipërm, vetëm për këta pesë personalitete si dhe ka quajtur këtë virtytin më të madh të Imam Aliut (p.m.t.) dhe Ehli Bejtit. (67)

Rishtas Imam Shafiiu, i cili ka shqyrtuar edhe hadithin e njohur: “Cilido më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëri i tij” ka komentuar si më poshtë: “Lexues i dashur dije se hadithi “Cilido më ka mua zotëri edhe Aliu është zotëri i tij” ka k është njëri nga ë fshehtat e zbuluara nga Allahu e urdhëruar në ajetin e lutjes: “vetë ne dhe vetë ju”. Këtu përsëris se ashtu siç kemi shpjeguar edhe më herët, qëllimi i zbritjes së këtij ajeti është bëja e qartë e kujdestarisë së Aliut mbi besimtarët. Shprehem kështu sepse Allahu (k.m.t.), e ka njëjësuar shpirtin e të dërguarit të Tij me atë të Aliut, duke i bashkuar ata me një përemër të vetëm, i cili i drejtohet të dërguarit (p.q.m.t.). Argumentimi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në këtë hadith, në lidhje me kujdestarinë e shpirtit të tij mbi besimtarët, është argumentuar edhe nga ana e shpirtit të Aliut. Në këtë rast pohojmë se Aliu është zotëriu i besimtarëve. Ashtu siç është e mundur që ta cilësojmë Muhammdin (p.q.m.t.) si zotëriun e besimtarëve në secilin kuptim, theksoj se në të njëjtën mënyrë është e mundur që edhe Aliu të quhet zotëriu i tyre. Këto virtyte na lajmërojnë për një shkallë të pashoqe, një nivel të lartë, një post madhështor, të cilat Allahu (l.m.t.) nuk ua ka caktuar askujt tjetër përveç atij (Aliut). Si rrjedhojë kjo ditë (dita e Gadir Humit) është bërë festa e (kujdestarisë) së tij dhe është shndërruar në një ditë gëzimi për të (Aliun) dhe për miqtë e tij”. (68)

Në veprën e tij me titull: “Hiljetu’l-Eulija” (Tiparet Fizike të Kujdestarëve), Ebu Nuajm Isfahani përcjell këtë hadith me një zinxhir të vërtetë përcjelljeje: “Kur Aliu erdhi pranë Muhammedit (p.q.m.t.) ky i fundit iu drejtua: “Tungjatjeta o zotëriu i musimanëve dhe imami i të përkushtuarve”. (69)

Më pas ai vijon: “Ne duhet ta dimë, se qenia zotëri i muslimanëve dhe imam i të përkushtuarve, është një cilësi e veçantë që i përket vetëm të dërguarit (p.q.m.t.). Allahu (f.m.t.) e ka cilësuar shpirtin e Aliut, si shpirtin e të dërguarit të Tij dhe e ka lavdëruar Aliun, me cilësitë e të dërguarit të Tij”. (70)

Në veprën e tij me titull: “Tefsir” (Komentimi), Fahruddin Radiu pasi ka bërë shpjegimin se ajeti i lutjes kundër të pafeve, i përket vetëm bashkëkohësve të përfshirë në Hadithin e Veshjes, ka shtuar duke thënë se zbritja e këtij ajeti, është argument i cili shërben në dy çështje: E para është argumenti më i rëndësishëm i virtytit të anëtarëve të Ehli Bejtit dhe e dyta është se Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) janë të bijtë e Muhammedit (p.q.m.t.). (71)

Për sa i përket çështjes së dytë Fahruddin Radiu sjell edhe dy ajete të tjera. Ai e thekson këtë çështje duke përmendur ajetet 84 dhe 85 të Sures Enam të cilat janë si vijojnë: “Edhe Zekerijjan, Jahjain, Isain, Iljasin të tërë këta ishin nga njerëzit e mirë. Edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin të tërë këta i kemi lavdëruar nga të tjerët”. Themi se është mëse e qartë se në këtë ajet Isai (p.m.t.), është lavdëruar nëpërmjet nënës së tij nga ana e Ibrahimit (p.m.t.) dhe jo nga ana e të atit (kujtojmë se nuk ka një të tillë). Sërish me këtë nënkuptojmë argumentimin e dukurisë, se disa herë njeriu i sheh të bijtë e vajzës së tij si të ishin bijtë e tij”. (72)

Dijetarët shiitë, duke u frymëzuar nga Shkolla e Ehli Bejtit, e cilësojnë këtë ajet kuranor, i cili bën fjalë për ngjarjen e lutjes kundër të pafeve dhe i cili ka zbritur për Farefsin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), si njërin nga virtytet dhe privilegjet e Ehli Bejtit. Në veprën e tij me titull: “Ihtixhaxh” (Eksrakti) Tabersiu ka përcjellur një fjalim, mes Ali Ibn Ebi Talibit dhe Ebu Bekrit. Ky fjalim është si vijon: “Aliu iu drejtua Ebu Bekrit: “Betohem në Allahun o Ebu Bekr! Vallë a mori i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pranë vetes së tij si bashkudhëtarë mua, bashkëshorten time dhe të bijtë e mi ose të mori ty, bashkëshorten tënde dhe të bijtë e tu?!”Ndërsa Ebu Bekri iu përgjigj: “Ai të mori ty, bashkëshorten tënde dhe të bijtë e tu”. (73)

Imam Ali Ibn Musa Ridai ka bërë të qartë, në mbledhjen e udhëheqësit Memun, se ajeti i mësipërm kuranor ka argumentuar Farefisin e Pastër, mbi të tëra bashkësitë dhe shoqëritë fetare të mëparshme. Kur e kanë pyetur të njëjtin imam, nëse e ka komentuar ose nuk e ka komentuar Allahu (k.m.t.) në Librin e Tij, konceptin e “istisfasë” (përzgjedhjes) ai ka dhënë përgjigjen: “Po Ai e ka komentuar hapur këtë koncept në dymbëdhjetë mënyra të ndryshme” dhe kur ka arritur në mënyrën e trembëdhjetë të komentimit ka thënë: “Pikë së treti Allahu (l.m.t.) ka përzgjedhur, më të pastrit në mesin e njerëzve, kur kishte urdhëruar të dërguarin e Tij, që të përgatitej së bashku me të përzgjedhurit, që të shkonin tek banorët e Nexhranit dhe më pas kishte shpallur ajetin 61 dhe të Sures Ali Imran kalon: “E kush të kundërshton ty në çështjen e tij, pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: “Ejani t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, bashkëshortet tona dhe bashkëshortet tuaja, vetë ne dhe vetë ju. Më pas sinqerisht, të lutemi për mallkim dhe mallkimi i Allahu qoftë kundër gënjeshtarëve”.

Kur dijetarët e pranishëm, në këtë mbledhje këmbëngulën, se me fjalën “vetë ne” nënkuptohej, personalisht vetë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe jo ndonjë tjetër Imam Ridai iu përgjigj: “Me fjalën “vetë ne” nënkuptohet Ali Ibn Ebi Talibi. Argumenti i këtij pohimi është fjalimi i të dërguarit (p.q.m.t.), në ngjarjen e bijve të Uelias, kur ky i fundit citoi: “Unë do t’i dërgoj atyre një njeri si unë”. Me këtë fjali ai nënkuptonte pikërisht Ali Ibn Ebi Talibin. Për këtë arsye theksoj se me fjalën “vetë ne” nënkuptohet Imam Aliu dhe me fjalën “bijtë tanë” nënkuptohen Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Ndërsa me fjalën “bashkëshortet tona”, nënkuptohet Fatimeja (p.m.t.), sepse këta u përshtaten cilësive të përcaktuara në ajetin kuranor. Ky është një virtyt, i cili nuk iu është dhënë asnjë njeriu para tyre dhe se askush nuk ia ka kaluar atyre në lidhje me këtë çështje. Si rrjedhojë Imam Aliu është cilësuar si shpirti i të dërguarit”. (74)

Gjithashtu edhe Shejh Mufidi, ka përcjellur një hadith, nga Imam Ali Ibn Musa Ridai, i cili bën fjalë për virtytin e madh të Imam Aliut (p.m.t.), në lidhje me ajetin e lutjes kundër të pafeve. (75)

Ajeti i Pastrimit

Bëj të ditur se ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njhet ndryshe Ajeti i Pastrimit është si më poshtë: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (76)

Citoj se sipas mendimit, të një numri të madh komentuesish dhe muhaddithësh, Ajeti i Pastrimit i cili lajmëron për pastërtinë e Ehli Bejtit, nga ana e Allahut (f.m.t.), krahas përfshirjes së të dërguarit të Tij (p.q.m.t.), janë të përfshirë edhe Imam Aliu (p.m.t.), Fatimeja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.) dhe se askush tjetër nuk është i përfshirë! Ata dijetarë të Ehli Sunnetit, të cilët ndajnë mendimin se ajeti i lartpërmendur, përfshin vetëm këta pesë personalitete dhe askush tjetër janë si vijon:

1- Hakim Haskaniu, në faqen 10-192, të vëllimit të 2, të veprës së tij me titull: “Sheuahidu’t-Tenzili” (Dëshmitarët e Zbritjes), ka përcjellur zinxhirët e përcjelljes.

2- Imam Xhelaluddin Sujuti, në faqet 5-198, të vëllimit të 5, të veprës së tij me “Durru’l-Mensuri” (Shpjegimet e të Ndihmuarit), ka përcjellur hadithe me zinxhirë të ndryshëm përcjelljeje.

3- Imam Tahauiu, në faqet 237-332, të vëllimit të 1, të veprës së tij me titull: “Mushkilu’l-Asari” (Çështjet e Pazgjidhura), ka përcjellur zinxhirët e përcjelljes.

4- Nuruddin Hejthemiu, në faqet 121-146, të vëllimit të 9, të veprës së tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuadi” (Përmbledhja e Shtimeve).

5- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, në faqen 23, të vëllimit të 1 dhe në faqen 107, të vëllimit të 4, të veprës së tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbeliut).

6- Ibn Haxher Hejthemi, në faqen 85, të veprës së tij me titull: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura).

7- Imam Muhammed Ibn Xherir Taberi, në faqet 5-7, të vëllimit të 22, të veprës së tij me titull: “Tefsir” (Komentimi).

8- Imam Nesaiu, në vëllimin e 4, të veprës së tij me titull: “Hasais” (Çështjet).

9- Imam Nishaburiu, në faqet 416, të vëllimit të 2, të veprës së tij me titull: “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Dy Përmbledhjet).

Nënvizoj se të tërë shkrimtarët e sipërcituar, kanë përcjellur shumë hadithe në lidhje me këtë çështje. Unë këtu e shoh të arsyeshme që të përcjell vetëm hadithin e Ummu Selemesë i cili është si vijon: “Pas zbritjes së ajetit të mësipërm dhe pas dhënies së përgëzimit për njerëzit e Hadithit të Veshjes unë i drejtova pyetjen: “O i dërguari i Allahut (p.qm.t.)! Vallë a jam edhe unë e përfshirë brenda Ehli Bejtit?! Ndërsa i dërguari m’u përgjigj: “Jo ti je mbi mirësi. Ata janë Ehli Bejti im, ndërsa ti je bashkëshortja ime”. (77)

Në veprën me titull: “Mushkilu’l-Asari” (Çështjet e Pazgjidhura), e Imam Tahauiut zënë vend këto fjali nga një version ndryshe i hadithit të përcjellur nga Ummu Selemeja i cili është si më poshtë: Ummu Selemeja ka thënë: “Ah sa do të kisha dëshirë, që përgjigjia e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) të ishte: “Po edhe ti mund t’i bashkohesh kësaj shoqërie”. Nëse ai do të kishte thënë: “Po”, kjo do të ishte më e mirë për mua, se gjithçka mbi të cilën lind dhe perëndon Dielli”. (78)

Argumentimi i Ajetit të Pastrimit Mbi Virtytin e Ehli Bejtit

Pjesa dërrmuese e komentuesve, janë të njëzëri se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur për të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), Imam Aliun (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Ebu Abdullah Muhammed Ibn Imran Mezbani ka përcjellur se Ebu Himrani ka shprehur në këtë mënyrë: “Unë i kam shërbyer të dërguarit për nëntë ose dhjetë muaj. Ky i fundit çdo mëngjes, nuk dilte pa shtëpia e tij, pa shtrirë shpatullën e tij, mbi derën e shtëpisë e Imam Aliut dhe thoshte: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu” (Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju). Ndërsa Imam Aliu, Fatimeja, Imam Hasani dhe Imam Husejni ia kthenin përgjigjen: “Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu ja resula’l-llahi” (Edhe mbi ty qoftë paqja, mëshira dhe begatia e Allahut o i dërguari i Allahut). Më pas i dërguari shtonte: “Namazi! Citojmë se gënjeshtra është një lloj ndyrësie dhe se nuk ka ndonjë ndasi mendimi në mesin e muslimanëve, për sa i përket pikës se aludimi i Imam Aliut (p.m.t.), i cili ka pretenduar për udhëheqjen dhe se pretendimi i tij ishte i vërtetë”. (79)

Duke u nisur nga këto shpjegime arrijmë në dy çështje të rëndësishme: Çështja e parë ka të bëjë se ky ajet, ashtu si ajeti i sfidimit të të pafeve, përfshin vetëm bashkëkohësit e Hadithit të Mbulesës dhe nuk përfshin asnjë farefis ose bashkëshorte tjetër përveç tyre. Çështja e dytë është se në lidhje me nderimin e Ehli Bejtit dhe provën e udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.). Në shkrimet e tij të epokës së hershme Ibn Tejmijje, ka shkruar se Ajeti i Pastrimit është një dëshmi vetëm për Imam Aliun (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.).

Ibn Tejmijje ka cituar: “Ajeti i Pastrimit i cili është si vijon: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, me shenjën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) përfshin vetëm Imam Aliun (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Sërish kur zbriti Ajeti i Pastrimit që është si më poshtë: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) thirri pranë vetes njerëzit më të afërm dhe më të dashur të Ehli Bejtit. Këta njerëz ishin Imam Aliu (p.m.t.), Fatimeja (p.m.t.) dhe dy zotërinjtë e të rinjve të Xhennetit (Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Më pas Allahu bashkoi dy urdhra tek ta. Ai vendosi për pastrimin e tërësishëm të tyre dhe për lutjen e përsosmërisë së të dërguarit të Tij”. (80)

Duam t’iu sqarojmë se thëniet e lartpërmendura, i kemi marrë nga vepra me titull: “Hukuku’l-Ali’l-Bejti” (Jurisprudenca e Familjes së Ehli Bejtit), e Ibn Tejmijjes vepër të cilën e ka shkruar përpara veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit). Në këtë të fundit ndonëse ai nuk e ka mohuar se Ajeti i Pastrimit, ka zbritur për bashkëkohësit e Hadithit të Mbulesës, ai nuk e ka pranuar se ky ajet dëshmon për nderimin e Ehli Bejtit.

Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit) ai shkruan kështu: “Kjo fjalë e Allahut (Ajeti i Pastrimit) ka për qëllim pastrimin e tërësishëm të Allahut për Ehli Bejtin, si dhe lutjen e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) për pastrimin e tërësishëm të tyre. Megjithatë ajeti nuk nënkupton pastrimin e tërësishëm të tyre, përkundrazi shfaq se ata janë të ngarkuar me detyrën e të qënit tërësisht të pastër.

Një tjetër dëshmi e cila tregon se Allahu nuk i ka pastruar ata tërësisht dhe se atyre iu është caktuar detyra e qenies tërësisht të pastër është dhe hadithi i përcjellë në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Sipas këtij hadithi i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi kishte ngritur një çadër për Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin ishte lutur: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im. Largoje çdo lloj ndyrësie nga ata dhe pastroji tërësisht duke i ngritur në shkallën më të lartë të pastrimit”. Ky hadith është shënuar në veprën e mësipërme i përcjellur nga Aisheja, ndërsa në autorët e sunneteve është shënuar i përcjellur nga Ummu Selemeja. (81)

Duke u nisur nga pohimet e Ibn Tejmijjes, arrijmë në përfundimin se Ibn Tejmijje, nuk e sheh Ajetin e Pastrimit si një virtyt të Ehli Bejtit. Sërish sipas aludimit të tij, Allahu (k.m.t.) nuk na ka lajmëruar, për pastrimin e tërësishëm të Ehli Bejtit, përkundrazi ai ka patur për qëllim, që t’i ngarkojë ata me detyrën e qënies së pastër. Duke u nisur nga përmbajtja e ajetit dhe mendimi i i dijetarëve muslimanë, themi se është vendi i duhur, për të hetuar nëse me të vërtetë ajeti i nderuar, ka dëshmuar ose nuk ka dëshmuar për virtytin e Ehli Bejtit.

Duke marrë shkas nga hadithet, mbi shkaqet e zbritjes së ajetit, si të dijetarëve sunnitë dhe shiitë të diturive të Kur’anit, muhaddithëve dhe komentuesve, shkrimtarëve të përmbledhjeve të haditheve të vërteta dhe sunneteve, sipas shumicës së këtyre haditheve të përcjellura në mënyrë të pashkëputur, vëmë theksin se ajeti na lajmëron për Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin. Megjithatë duke lënë mënjanë këtë, kur hetojmë përmbajtjen e ajetit, pohojmë se ajeti ka zbritur për virtytin e Ehli Bejtit dhe me sqarimin se qëllimi i tij, është pastrimi i tërësishëm tyre.

Citojmë se thëniet e Ibn Tejmijjes, se ky ajet nuk na lajmëron, për pastrimin e tërësishëm, pra për dëlirësinë e Ehli Bejtit, nuk është një aludim i cili i ka hije një dijetari. Për më tepër ky aludim është një tregues se ai, nuk iu është përmbajtur kuptimit të ajetit dhe se bie ndesh me ato që ka shkruar në veprën e tij të mëparshme me titull: “Hukuku’l-Ali-Bejti” (Jurisprudenca e Familjes së Ehli Bejtit). Natyrisht kundërshtimi i Ibn Tejmijjes, nuk është i kufizuar vetëm me këtë çështje, sepse ne në artikullin tonë, vende vende kemi prekur aludimet e tij kundërshtuese.

Por kur ajeti vlerësohet në këndvështrimin e diturisë, pohojmë se është mëse e dukshme se ky i fundit nuk ka sjellur asnjë detyrim ndaj Ehli Bejtit, përkundrazi ai na ka lajmëruar se Allahu (f.m.t.), ka për synim dëshirën e pastrimit të tërësishëm të tyre.

“Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë, ndyrësinë e mëkateve, nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (82)

Duke u mbështetur në thëniet e mësipërme arrijmë në përfundimin: Nëse Ibn Tejmijje do të kishte mohuar faktin se Ajeti i Pastrimit ka përfshirë brenda tij Aiun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin, pra nëse do të kishte bërë pjesëtarë dhe njerëz të tjerë ndaj këtij virtyti, atëherë do të ishte me e lehtë për të, që të mohonte anën e argumentimit të virtytit të Ehli Bejtit.

Gjykimi i Ehli Sunnetit Në Kornizën Mes Dy Çështjeve

Ajeti në fjalë është vetëm njëri nga ajetet, i cili është bërë shkas, që të shpërthejë diskutimi i ndasisë së mendimit mes Dijetar Hilit dhe Ibn Tejmjjes. Tani pasi kemi pasqyruar mendimet e Ibn Tejmijjes në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), në lidhje me ajetin lartpërmendur, do të shqyrtojmë se çfarë kanë thënë muhaddithët e Ehli Sunnetit për këtë çështje dhe ndërsa jemi duke bërë këtë, si fillim do t’iu lajmërojmë se si i kanë vlerësuar, muhaddithët e Ehli Sunnetit, mendimet e Dijetar Hilit dhe më pas si i kanë vlerësuar, qortimet e Ibn Tejmijjes, drejtuar mendimeve të Dijetar Hilit.

Mendimet e Dijetarëve të Ehli Sunnetit Për Mendimet e Dijetar Hilit

Kur shtjellohen veprat e shkrimtarëve sunnitë dhe shiitë, muhaddithëve dhe dijetarëve të hadithit, shihet se këta të fundit, kanë folur me respekt për Dijetar Hilin. Secili nga këta shkrimtarë dhe dijetarë, e kanë përmendur Dijetar Hilin, me tituj që i shkojnë për shtat dhe e kanë lavdëruar atë, në këndvështrimin e diturisë, moralit dhe besueshmërisë.

Tani do të përcjellim shembujt e  shkrimeve të dijetarëve për këtë çështje.

Dijetari bashkëkohor sunnit Imam Safediu me dijetar Hilin ka shkruar: “Ai (Dijetar Hili) ishte imam, dijetar dhe shkencëtar, sepse ai zotëron shumë vepra dhe sa ishte i gjallë ishte shumë i njohur. Ai ishte imam, udhëheqës në fushën e apologjetikës dhe dituritë e mendjes. Dijetari vazhdonte të shkruante, kur ishte i hipur mbi kalin e tij, ndonëse ky i fundit ecte gjatë udhëtimeve. Ai kishte një sjellje fisnike, kishte moral të bukur dhe ishte vazhdimisht i zënë me përmendjen e Allahut”. (83)

Imam Dhehebiu ka shënuar kështu: “Mësues Hili, ishte një dijetar, i besueshëm, i cili ka shkruar një numër të madh veprash”. (84)

Ibn Haxher Askalaniu ka cituar: “Ai ishte dijetari, udhëhqësi dhe shkrimtari i shiitëve. Ai ishte një shembull në pastrimin e trupit dhe dëlirësinë shpiërtërore. Veprat e tij u bënë të shquara sa ishte i gjallë. Ai e përmendte shumë Allahun (k.m.t.) dhe kishte një moral të bukur”. (85)

Muhaddithi bashkëkohor Ibn Daudi me Dijetar Hilin ka rrëfyer kështu: “Ai ishte mësuesi i tufës (shiitëve), ai ishte dijetari i epokës së tij, ai ishte vërtetues dhe analist. Ai ka shkruar një mori veprash. Ai bërë për një kohë të gjatë, ka kryer udhëheqjen e shitëve, në çështje të mendjes dhe jo të mendjes”. (86)

Ndërsa autori i cili ka përpiluar jetëshkrimin e Ibn Tejmijjes, Abdulmexhidi e ka përshkruar kështu Dijetar Hilin: “Ai ishte mësuesi dhe dijetari absolut (i padiskutueshëm) sipas shiitëve imamitë dhe besimtarëve të rëndomtë (shiite). Sërish sa ishte i gjallë, titulli i tij “Alame” (Dijetar) nuk i është dhënë askujt tjetër. Madje atij i kanë thënë edhe titullin “Ajetullah” (Argumenti i Allahut); askush tjetër nuk e ka përdorur këtë titull në epokën e tij”. (87)

Në veprën e tij me titull: “Nakdu’r-Rixhali” (Përcjellja e Muhaddithëve), është shprehur kështu: “Unë kisha vendosur me vetveten, që të mos shkruaja asgjë, që ka të bëjë me Dijetar Hilin. Arsyeja ishte sepse unë mendova, se në veprën time nuk do të mund të zinte vend dituria e tij, veprat e shkruara të tij, vitytet që ai ishte ne zotërim dhe fjalët plot lëvdata të thëna për të. Në të vërtetë ai meriton shumë më tepër, se sa kanë lëvdatat, që kanë shprehur njerëzit për mirësitë dhe virtytet e tij në epokën e tij”. (88)

Ibn Tejmijje Sipas Dijetarëve të Ehli Sunnetit

Lërmëni t’iu rikujtjmë se është mëse e natyrshme, që për një një njeri i cili është bërë i shquar, në mbledhjet e diturisë, të ketë edhe miq edhe armiq. E thënë ndryshe do të ketë njerëz që do t’i mbështesin ose do t’i kundërshtojnë mendimet e tij.

Ibn Tejmijje humbi pjesën më të madhe të miqve të tij, pas shkrimit të veprës së tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vepër të cilën e shkroi me qëllimin e rrëzimit të mendimeve të Dijetar Hilit, virtyteve të Ehli Bejtit dhe në veçanti me synimin e mohimit të ajeteve, që kanë zbritur për virtytin e Ehli Bejtit. Ndërsa ata pak njerëz, të cilët e mbrojtën qëndrimin e tij të ashpër kundër shiitëve, e bënë këtë të shtyrë nga shqetësimi që ndjenin nga thëniet e tij për Ehli Bejtin. Ata e fajësonin Ibn Tejmijjen, sepse kishte dalë në front kundër Imam Aliut (p.m.t.). Në këto çaste do të cekim thëniet e miqve të Ibn Tejmijjes për këtë të fundit:

Ata të cilët e kanë vlerësuar si pozitiv shkrimin e “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjes”

Në mesin e dijetarëve të Ehli Sunnetit, vetëm dy vetë kanë bërë të ditur, qëndrimin e tyre pozitiv ndaj veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit). Ata janë Ali Ibn Abdilkafi Subki Shafiiu dhe Ibn Haxher Askalaniu. Këta dy individë nuk e kanë vlerësuar si pozitive veprën me titull: (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), duke qenë se kjo e fundit është e besueshme dhe e dobishme. Në të njëjtën mënyrë, këta dy individë nuk e kanë vlerësuar si pozitive, veprën e sipërcituar të Ibn Tejmijjes, si pasojë e krijimit të përshtypjes së se ka mangësi në personalitetin intelektual, përkushtueshmërinë e besimit dhe adhurimin e Dijetar Hilit. Si rrjedhojë një dijetar i madh, si Ibn Haxher Askalaniu, ka bërë fjalë shpesh herë me lëvdata, për personalitetin e Dijetar Hilit.

Në këtë pikë pranojmë se Ali Ibn Abdilkafi Subki Shafiiu dhe Ibn Haxher Askalaniu, e kishin mirëpritur me kënaqësi, shkrimin e një vepre të tillë nga ana e Ibn Tejmijjes, si pasojë e prirjes së fanatizimit doktrinor të Dijetar Hilit, qasjes së tij të ngrohtë ndaj Shkollës së Ehli Bejtit dhe orvatjes së tij, në argumentimin e udhëheqjes së Ehli Bejtit. Krahas kësaj ata nuk kanë ngurruar, që të qortojnë autorin e saj, si pasojë e nënçmimit të tij ndaj Ehli Bejtit, ndryshimit të tij të haditheve, shpikjes së haditheve, paraqitjes e haditheve të vëteta si hadithe të dobëta, si dhe fyerjes dhe sharjes së tij të rëndë ndaj Dijetar Hilit.

Madje dijetar Subkiu e ka lexuar veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), pas vdekjes së shkrimtarit të saj. Më pas ai e ka qortuar Dijetar Hilin, si pasojë e pasqyrimit të doktrinës shiite dhe më tej e ka lavdëruar Ibn Tejmijjen, si pasojë e hartimit të tij, të një vepre me shumë vëllime, në të cilën ka kundërshtuar mendimet e tij. (89)

Ndërsa Ibn Haxher Askalaniu, pasi e ka qortuar veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), e ka shqyrtuar këtë të fundit, në këndvështrimin pozitiv dhe negativ: “Unë pasi e lexova veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit) e Ibn Tejmijjes, të cilën ai e ka shkruar si një kundërshtim, ndaj Ibn Mutahhar Hilit, dua të shprehem se ashtu, siç ka cituar dhe Subki Shafiiu, unë e kam vlerësuar këtë vepër si të dobishme. Megjithatë Ibn Tejmijje, iu është afruar me dyshim, disa haditheve të cilat dijetarët tanë të virtytshëm, i kanë vlerësuar dhe ende janë duke i vlerësuar si hadithe me zinxhirë të vërtetë, të përcjellura nga autorët e përmbledhjeve të haditheve të vërteta dhe të suneteve”. (90)

Duke u nisur në thëniet e mësipërme të Ibn Haxher Askalaniut, nënkuptohet se Ibn Tejmijje me qëllimin e rrëzimit të mendimeve të Dijetar Hilit, iu është avitur me dyshim haditheve të vërteta dhe të njohura dhe si rrjedhojë haditheve me zinxhirë të vërtetë, të përcjellura në mënyrë të pashkëputur.

Duke patur parasysh faktin, se Ibn Haxher Askalaniu është një muhaddith dhe një njohës i mirë i përcjellësve, pohojmë se nuk ka dyshim se ai e ka ditur, se cilat janë dhe cilat nuk janë hadithet e vërteta. Kumtojmë se në këtë pikë, pas pasqyrimit të sqarimit në fjalë, bëhet më se e dukshme se Ibn Tejmijje nuk ka ngurruar, që të ndryshojë edhe përmbajtjen e haditheve të vërteta, vetëm e vetëm që të mund të rrëzonte mendimet e Dijetar Hilit.

Madje nënvizojmë se Ibn Tejmijje, duke marrë shtysë nga i njëjti qëllim, ka mohuar dhe hadithet e vërteta të ngjashme, që kanë të bëjnë me shpalosjen e virtytit të Ehli Bejtit. Për këtë arsye Ibn Haxher Askalaniu ka shtuar si më poshtë: “Ibn Tejmijje me synimin e rrëzimit të aludimeve të Ibn Mutahhar Hilit, ka ndjekur një udhë tejet të tepruar, e cila është bërë shkas që ai të ketë nënçmuar Aliun”. (91)

Ja pra ashtu siç shihet qartë Ibn Tejmijje, me synimin për të paraqitur veten se ai ka të drejtë, është orvatur që ta nënçmojë, prijësin e katërt të besimtarëve Imam Aliun (p.m.t.), njërin nga dymbëdhjetë udhëheqësit e muslimanëve shiitë dhe trashëgimtarin e diturisë dhe të urtësisë së të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)

Kundërshtarët Sunnitë të Ibn Tejmijjes

Ishte mëse e natyrshme që pas përhapjes së mendimeve dhe pas botimit të veprës së Ibn Tejmijjes, në mesin e dijetarëve sunnitë, u shfaqën edhe kundërshtarë të këtyre mendimeve. Këta kundërshtarë bëheshin më të fuqishëm nga ditë në ditë. Madje puna shkoi deri aty sa u bë rendi i ditës, kundërshtimi, dhënia e miratimeve, shkrimi i veprave, mbajtja e hutbeve dhe dhënia e këshillave në drejtim të Ibn Tejmijjes.

Burimi i kundërshtimit ishte shqetësimi që ata ndjenin për fenë, sepse dijetarët muslimanë e kishin për detyrë, që të shqetësohehin për fenë, për vetveten dhe për të tjerët. Kundërshtimi që ka zënë fill që në epokën kur Ibn Tejmijje ishte i gjallë ka vijuar deri në ditët tona.

Tani mendojmë se është vendi i duhur, për të bërë të ditur, disa nga emrat e kundërshtarëve të mendimeve të Ibn Tejmijjes.

Në gjirin e atyre dijetarëve, të shekullit të tetë të mërgimit islam, të cilët kanë kundërshtuar Ibn Tejmijjen, shfrytëzojmë rastin për të përmendur këtu, emra të shquar si Gjykatës Izzuddin Ibn Xhemaai, Imam Muhammed Jafiiu, Imam Kemaluddin Zemlekaniu, Gjykatës Ebu Bekr Ahnai, Takijuddin Subkiu, Imam Ebu Hajjani dhe Shejh Muhammed Ibn Sulejman Kurdiu. (92)

Megjithatë theksojmë se kundërshtimi ndaj Ibn Tejmijjes, nuk është i kufizuar vetëm, me epokën kur ky i fundit ishte i gjallë, apo deri në shekullin e tetë, por kundërshtimi intelektual dhe debati, ka vijuar deri në epokën e shekullit të dymbëdhjetë.

Në mesin e dijetarëve të shekullit të nëntë të mërgimit islam, të cilët kanë kundërshtuar Ibn Temijjjen, pëmendim Imam Ebu Bekr Husejnin, Dimeshkiun, Gjyaktës Ebu Daud Hanefiun, Imam Ebu Shakir Shatiun, Gjykatës Hamuddin Halebiun, Imam Nuruddin Nablusiun dhe Ibn Haxher Askalaniun. (93)

Ndërsa dijetarët sunnitë, të cilët kanë bërë të ditur mendimin e tyre, duke shtuar dozën e kundërshtimit në shekullin e dhjetë të mërgimit islam janë këta: Nuruddin Sehmudi Shafiiu, Imam Ibn Haxher Hejsemiu, Mullah Ali Kari Hanefiu, Gykatës Ebu Umer Rabadaiu, Imam Ebu Bekr Shami Hanefiu, Gjykatës Xhelaluddin Duri Shafiiu dhe Ajnuddin Muhammed Ibn Ahmed Ibn Hanbeliu. (94)

Ndërsa dijetarët sunnitë, të cilët kanë kundërshtuar mendimin dhe pikëpamjet e Ibn Tejmijjes, në shekullin e njëmbëdhjetë të mërgimit islam janë këta: Imam Ahmed Shehabeddin Hanefiu, Dijauddin Ali Ibn Ahmed Bekriu, Amiduddin Ebu Bekr Xhebelu’n-Nuriu, Gjykatës Ebu Gijas Hamdani Hanefiu, Imam Ebu Abdullah Dihleui Shafiiu, Imam Ebu Ilm Shafii Belhiu, Imam Zejnuddin Hanefi Meruidiu dhe Abdurrauf Munadi Shafiiu. (95)

Ndërsa dijetarët më të shquar sunnitë, të cilët kanë shpalosur mendimin e tyre, kundër mendimeve të Ibn Tejmijjes, në shekullin e dymbëdhjetë të mërgimit islam janë këta: Imam Zerkani Malikiu, Gjykatës Ebu Sehl Sixhistaniu, Gjykatës Ebu Daud Bagdadi Hanefiu, Ebu Saffur Iskenderi Shafiiu, Ebu Hasan Ali Ibn Ahmed Zerkaniu, Gjykatës Xhelilulkadr Nimrudiu dhe Ibn Hibbe Kufiu. (96)

Ndërsa në lidhje me dijetarët më të njohur sunnitë, të cilët kanë bërë të qartë mendimin e tyre, duke kundërshtuar mendimet e Ibn Tejmijjes, në shekullin e trembëdhjetë të mërgimit islam, mund të përmendim këta emra: Imam Muhammed Subki Shafiiu, Adududdin Hasan Ibn Rijah Basriu, Ebu Muhammed Ali Ibn Daud Bathiu, Ibn Umer Tafti Hanefiu, Dijetar Sejjid Muhammed Husejn Kazuiniu, Sejjid Ibrahim Rufaiu, Sejjid Ali Naki Hindiu dhe Mir Hamid Husejn Hindiu. (97)

Si përfundim pohojmë se dijetarët sunnitë, të cilët kanë qortuar mendimit e Ibn Tejmijjes dhe kanë luftuar kundër ideologjisë uehhabiste, në shekullin e katërmbëdhjetë të mërgimit islam janë këta: Muftiu i Mekkës Sejjid Ahmed Ibn Zejni Rahlani, Shejh Mustafa Shatti Hanbeliu, Ebu Hamid Ibn Merzuk Shamiu dhe Abdulgani Hammade.

Veprat e Shkruara Kundër Ibn Tejmijjes

Themi se përpilimi i një vepre, ishte mënyra më e përhapur, për të shprehur kundërshtimin ndaj Ibn Tejmijjes dhe për të lajmëruar qëndrimin larg mendimeve të tij. Për këtë arsye janë shkruar një numër i madh veprash, të cilat kanë kundërshtuar mendimet e tij, që nga epoka kur Ibn Tejmijje ishte i gjallë dhe deri në ditët e sotme. Tani ne do të cekim një pjesë të kundërshtimeve të hartuara nga lapsi i dijetarëve të Ehli Sunnetit.

Dr. Abdullah Muhammed Salihu shkruan kështu: “Gjatë historisë islame dijetarët muslimanë kanë shkruar më tepër se dy mijë vepra dhe dorëshkrime, të cilat kanë qortuar dhe rrëzuar mendimet e Ibn Tejmijjes. Por si pasojë e shkaqeve të ndyshme (autori i ka cituar këto shkaqe në veprën e tij) një pjesë e madhe e këtyre veprave dhe dorëshkrimeve janë asgjësuar dhe në ditët tona kanë arritur vetëm krerët e tyre. Megjithatë në ditët e sotme, ia kanë dalë mbanë që të arrijnë rreth katër qind vepra dhe dorëshkrime, kopjet e shkruara të tyre, gjenden të shpërndara nga Kalkuta deri në Londër, nëpër raftet e librarive të ndryshme kombëtare, në koleksionet private dhe në libraritë vetjake. Pavarësisht kësaj është një fatkeqësi, e cila vjen si pasojë e zënies në befasi të muslimanëve dhe disa problemeve financiare, nuk është e mundur që të botohen këto vepra, madje edhe në epokën tonë, e cila është ajo e teknologjisë”. (98)

Në veprën e tij Dr. Salihu ka shënuar së bashku emrat e autorëve, datën e shkrimit dhe nëse është botuar edhe datën e botimit të titujve të këtyre 410 veprave.

Unë kam gjetur rastin që t’i lexoj drejtpërdrejtë shumcën e këtyre veprave. Ndërsa ato që nuk kam patur mundësi t’i lexoj, i kam njohur nëpërmjet të dhënave, që janë të shënuara në burimet e sigurta. Dijearët e fesë dhe muslimanët e ndërgjegjshëm në të katër anët e globit, i kanë përpiluar dhe përkthyer këto vepra, në gjuhët e ndryshme të botës, me në krye gjuhën urdu, angleze, turke dhe perse. Krahas kësaj pjesa më e madhe e këtyre veprave është shkruar në gjuhën arabe. (99)

Dr. Salihu na ka pasqyruar të dhëna edhe mbi vendndodhjen e librarive që bartin kundërshtimet që janë ende në formën e shkrimeve. Ai sqaron se burimi më i pasur i këtyre veprave është Libraria e Kalkutës në Kalkuta të Indisë dhe Libraria Qendrore në Stamboll të Turqisë. (100)

Më pas ai na ka sjelur të dhëna dhe mbi kundërshtimet e muhaddithëve dhe enciklopeditë që ia kanë dalë mbanë që të arrijnë deri në ditët tona duke shtuar: “Këtë listë e kryesojnë vepra me titull: “Keshfu’dh-Dhununi an Esmai’l-Kutubi ue’l-Fununi” (Zbulimi i Zotëruesit të Nunit në Emrat e Veprave dhe Shkencave), e Haxhi Halifesë ose e të mirënjohurit Mustafa Katip Çelebiut dhe veçanërisht kundërshtimi i tij ndaj veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes. Më tej ai na ka sjellur në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë të dhëna, rreth shkrimit të shtatëdhjetë kundërshtimeve, që janë shkruar kundër veprës së lartpërmendur të Ibn Tejmijjes. (101)

Shpjegojmë se në veprën me titull: “Muxhemu’l-Muelifini” (Përmbledhja e Shkrimtarëve) e Rida Kehhales; “Alam” (Dijetarët) e Hajruddin Dhirikliut; “Muhalefetu’l-Uehhabijje li’l-Kur’ani ue’s-Sunneti” (Kundërshtimi i Uehhabizmit në Kur’an dhe Sunnet) e Umer Abdusselamit; “Teuessul bi’n-Nebi ue’s-Salihini” (Ndërmjetësimi i Lajmëtarëve dhe i të Mirëve) e Halid Ibn Merzukut, gjenden të dhëna mbi një qind vepra dhe shkrime të botuara në të cilat janë qortuar mendimet e Ibn Tejmijjes. (102)

Veprat më të lashta që janë shkruar kundër Ibn Tejmijjes

Vepra e parë e cila është shkruar nga ana e dijetarëve sunnitë si një kundërshtim ndaj veprës me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes, është hartuar nga bashkëkohësi i tij Muhammed Ahna’iu me titullin: “Makalatu’l-ardijjje fi’r-reddi ala Ibn Tejmijje” (Artikujt mbi të metat dhe mbi kundërshtimin e Ibn Tejmijjes).

Sërish sqarojmë se Muhammed Ahna’iu ka qortuar, mendimet e shpalosura të Ibn Tejmijjes në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), duke i mbështetur mendimet e tij në prova dhe në mënyrë të hollësishme. Më pas ai ka bërë të qartë se shumica e mendimeve të Ibn Tejmijjes, bien ndesh me mësimet islame dhe janë aludime të papranueshme.

Këtu vlen për t’u përmendur se kur vepra e sipërcituar e Muhammed Ahna’iut, kaloi në duart e Ibn Tejmijjes ky i fundit shkroi një vepër me titull: “Redd ala’l-Ahna’i” (Kundërshtimi i Ahna’iut), duke e cilësuar si Ahna’iun si të pafe dhe më tej pretendoi se lufta ndaj tij dhe i të ngjashmëve me të është një detyrë. (103)

Gjithashtu theksojmë se vepra me titull: “Makalatu’l-Ardijjje fi’r-Reddi ala Ibn Tejmijje” (Artikujt mbi të Metat dhe mbi Kundërshtimin e Ibn Tejmijjes), e dijetar Ahna’iut si dhe me dhjetra vepra të ngjashme me të, janë vepra të shkruara në shtet fqinje të Ibn Tejmijjes dhe nga zona që gjenden në tërësinë tokësore islame. Krahas kësaj dukurie disa herë ndodhen edhe kundërshtime të përpiluara jashtë trojeve islame.

Këtu e shohim të arsyeshme që të përmendim, thënien e studiuesit indian Mahna Enuerit, i cili thotë se vepra më e lashtë, që është shkruar ndonjëherë kundër Ibn Tejmijjes, është ajo e disa dijetarëve nga Dekeni, e cila në ditët e sotme zë vend në në Librarinë e Kalkutës në Indi. (104)

Dokumenti i dytë mbi këtë çështje, është letra e shkruar e dijetarëve indianë në vitin 964, drejtuar padishahut timuras Ekber Shahut: “Sipas këndvështrimit tonë, është qartësuar dhe saktësuar me anë të provës së përsosur, të prerë dhe të vendosur, se profesioni i ditëve tona i burimit të lindjes së mosmarrëveshjes dhe i përçarjes është profesioni i njohur, i cili në disa vende njihet edhe si profesioni i Ibn Tejmijjes. Ky profesion në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndonëse nuk gëzon identitetin e të qenit një doktrinë e saktë, është duke aluduar disa aludime të cilat u japin shtysë, krijimit të besimit se kjo e fundit, qëndron më lart se të tëra doktrinat islame që ne i njohim tanimë në mendjet tona. Për më tepër kjo rrymë fajëson me sjelljen dhe zbatimin e risive ndjekësit e doktrinave të tjera islame. Ata që kanë këtë profesion janë jashtë mase të pamëshirshëm dhe të vrazhdë ndaj anëtarëve të doktrinave të tjera dhe në veçanti ndaj shiitëve. Duket sikur qëllimi i tyre i vërtetë është ushqimi i armiqësisë ndaj shiitëve...

Shtojmë se themeluesi i këtij profesioni është nga banorët e Shamit, ose më saktë është një njeri i quajtur Ahmed Ibn Abdilhalim, ose siç njihet gjërësisht si Ibn Tejmijje. Ky i fundit ka shkruar një vepër me disa vëllime me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit). Në këtë të fundit ai ka nënçmuar shiitët dhe është tallur keqazi me ta që nga shkronja e parë dhe deri tek e fundit. Nëse do ta gjykojmë veprën e mësipërme në peshoren e drejtësisë dhe mëshirës, theksojmë se vepra në fjalë është e mbushur, me fajësime të padrejta kundrejt shiitëve. Shkrimtari i ka shfaqur punët e disa besimtarëve shiitë të rëndomtë si të ishin parimet e besimit të tyre. Madje ky shkrimtar ka treguar një armiqësi aq të papërmbajtshme kundër shiitëve, sa si rrjedhojë e kësaj armiqësie, ai disa herë ka mohuar virtytet e njohura të Aliut, madje madje ai ka guxuar që të përçmojë këtë personalitet të lartë. Themi se deri më sot askush tjetër përveç këtij njeriu, nuk i ka gjykuar kaq keq shiitët, i shtyrë nga ushqimi i armiqësisë, zemërimit dhe urrejtjes kundrejt shiitëve, të cilët janë njerëzit më të afërt të të dërguarit! Sërish autori dhe themeluesi në fjalë i këtij profesioni, pas ngritjes së debatit në veprën e tij, e ka nxjerrur shiizmin nga rrethi i doktrinave islame. Ky është një aludim të cilin nuk e ka aluduar asnjë nga imamët e doktrinave dhe asnjë nga dijetarët besnikë. (105)

Ashtu siç ka përcaktuar në veprën e tij me titull: “Asaru’l-Hailde” (Çështja e Përjetshme) Umer Bajtari, dorëshkrimi i parë i shkruar mbi këtë çështje, përkon në vitin 716 i shkruar në Egjipt. Ne këtu po përcjellim një pjesë të këtij dorëshkrimi: “Në këtë hark kohor këtë qytet e ka pushtuar një përçarje dhe një fatkeqësi e madhe, e cila ka mbushur zemrat e muslimanëve me hidhërim dhe shqetësim dhe i ka plagosur ato. Shembulli më i qartë i pushtimit të kësaj përçarjeje, është thënia e fjalëve të pahijshme dhe përhapja e mendimeve, të cilat kanë sulmuar besimet e muslimanëve, në fushën e shenjtë të rububijjetit, postit të lartë të profetësisë dhe shkallëve të nderuara në të cilat gjenden Ehli Bejti dhe bashkëkohësit e të dërguarit. (106)

Njeriu i cili ka thënë këto fjalë, (ka për qëllim Ibn Tejmijjen), është ai i cili nuk ka përfituar nga dituritë islame dhe nga besimi fetar, e ka cilësuar Alahun si një trup, i cili mund të dëgjohet si trupat e ngurtë; ai ka mohuar mrekullitë dhe çuditë e lajmëtarit, virtytet e të dashurve të Allahut dhe të bashkëkohësve të të dërguarit; ai ka fajësuar padrejtësisht duke u tallur me imamët e doktrinave; ai është bërë një mohues i sunnetit të të dërguarit; ai i ka cilësuar si risi punërat e lejuara dhe të pëlqyeshme të muslimanëve dhe në këtë mënyrë duke futur përçarjen në mesin e muslimanëve, është bërë shkak i tronditjes së besimit të muslimanëve të rëndomtë... Ne duke u nisur nga domosdoshmëria, e detyrës sonë të ligjeve hyjnore, bëjmë thirrje në ndërgjegjësimin e muslimanëve, në mosdhënien rëndësi të këtyre mësimeve djallëzore, në qëndrimin larg ndaj këtyre vesveseve djallëzore dhe në kapjen fort pas litarit hyjnor dhe sunnetit të të dërguarit”. (107)

Dijetarët shiitë që kanë kundërshtuar veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti”

Në fakt ndjenjat vetjake dhe besimet e gabuara të autorit, të pasqyruara në veprën e tij me titull Minhaxhu’s-Sunneti” (Metoologjia e Sunnetit), nuk ndezën vetëm zjarrin e zemërimit dhe të fanatizmit të muslimanëve sunnitë; por ato plagosën thellë edhe zemrat e muslimanëve shiitë. Këhtu që edhe dijetarët shiitë shkruan një mori kundërshtimesh duke qortuar mendimet e Ibn Tejmijjes. Si shembuj të këtyre kundërshtimeve mund të sjellim titujt e veprave të mëposhtme:

 

1- Sejjid Mehdi Kazuiniu, “Minhaxhu’sh-Sheriati fi’r-Reddi ala Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Ligjeve Hyjnore në Kundërshtimin e Metodologjisë së Sunnetit) (viti i shkrimit 1318)

2- Sejjid Siraxhuddin Husejn Ibn Isa Jemaniu, “Ikmalu’l-Minneti fi Nakdi Minhaxhu’s-Sunneti” (Përsosmëria e Mirënjohjes në Rrëzimin e Metodologjisë së Sunnetit).

3- Sejjid Mehdi Shekueran Kazimiu, “Minhaxhu’sh-Sheri’a fi’r-Reddi ala Ibn Tejmijje” (Metodologjia Hyjnore në Kundërshtimin e Metodologjisë së Ibn Tejmijjes).

4- Shejh Xhafer Kashifulgita, “Minhaxhu’r-Reshadi” (Metodologjia e Udhëzimit).

5- Ebu Muhammed Sadruddin Sejjid Hasan Ibn Hadi Ibn Muhammed Ali Ibn Salihi, “Berahinu’l-Xhelijje” (Provat e Hapura).

6- Shejh Muhammed Nexhefiu, “Dauetu’l-Islamijje” (Thirrja Islame).

I ndjeri Dijetar Emini në veprën  tij me titull: “Gadir” (Gadiri) dhe i ndjeri Mudhafferi në veprën e tij me titull: “Delailu’s-Sidki” (Provat e Sinqeritetit), e kanë qortuar veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit).

Por më e rëndësishmja janë ato që ka thënë Dijetar Hili mbi veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit). Ibn Haxher Askalaniu citon kështu: “Ibn Mutahhari kishte një moral për t’u lavdëruar. Ai kur lexoi veprën me titull titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), me keqardhje shprehu: “Nëse Ibn Tejmijje do t’i kuptonte fjalët e mia unë do t’i përgjigjesha atij”. (108)

Vlerësimi i fundit mbi veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit)

Deri më tani ne kemi shqyrtuar veprën me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit) dhe kemi përcjellur mendimet kundërshtuese dhe triumfuese të dijetarëve mbi këtë vepër. Si përfundim kemi përcaktuar se në çështjet e besimit në këtë vepër dhe në diskutimet jashtë këtyre çështjeve, janë aluduar disa mendime të gabuara. Ne mund t’i përmbledhim përcaktimet tona në këto pika:

1- Ndryshimi nga ana shpirtërore e Kur’anit. Përmbledhim se në njërën anë, në ajetet e përdorura si shembuj Ibn Tejmijje, duke hequr fillimin dhe fundin e ajetit, është orvatur kështu që ta përshtasë ajetin e zgjedhur, sipas aludimit dhe qëllimit të tij. Ndërsa në anën tjetër, ai nuk ka ngurruar që të ndryshojë hadithet, që kanë të bëjnë me shkaqet e zbritjes së ajeteve, në rastet kur ato nuk u janë përshtatur dëshirës së tij.

2- Ai ka ndryshuar hadithet në lidhje me shkaqet e zbritjes për anëtarët e Ehli Bejtit.

3- Ai ka ndyshuar hadithet.

4- Ai ka dalur kundër vlerave që rrjedhin nga besimet e muslimanëne. Ai i ka cilësuar si përshkrim shok ndaj Allahut, kërkimin e ndihmës nga lajmëtarët, kujdestarët, ndërmjetësimin e njerëzve të mirë dhe ka moshuar se këta të fundit do të jenë ndërmjetës në Ditën e Kijametit. Ai ka quajtur si risi vizitën e te vdekurve, ndërtimin e xhamisë, tyrbesë, faltores dhe të ngjashmeve mbi varrin e lajmëtarëve, anëtarëve të Ehli Bejtit, kujdestarëve dhe njerëzve të mirë.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Sejjid Muhammed Husejn Museui Mubelligi, “داوری در اندیشه های علامه حلّی و ابن تیمیه در زمینه آیات نازل شده در شأن اهل بیت علیهم السلام / “Daueri Der Endishehaji Alame Hili ue Ibn Tejmijje Der Zeminei Ajati Nazil Shode Der Sha’ni Ehli Bejti (a.s.)” (Krahasimi i Mendimeve të Dijetar Hilit dhe Ibn Tejmijjes në Këndvështrimin e Ajeteve të Zbritura Për Ehli Bejtin (p.m.t.)), Përkthimi Në Turqisht Nga Ertuğrul Ertekin, “Mishkat” (Drita), Numri: 86, Stina e Verës: 1384, fq. 7-32.

2- Ibn Uerdiu, “Tarih” (Historia), vëll. 2, fq. 398.

3- Dijetar Hili, “Nahxhu’l-Hakki ue Keshfu’s-Sidki” (Oratoria e të Vërtetës dhe Zbulimi i Sinqeritetit), fq. 9.

4- Saib Abdulmexhidi, “Ibn Tejmijje: Hajatuhu ue Akaiduhu” (Ibn Tejmijje: Jeta dhe Besimi i Tij”, fq. 200.

5- Sejjid Muhsin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (Dijetarët Shiitë), vëll. 5, fq. 401.

6- Ibn Uerdiu, “Tarih” (Historia) vëll. 2, fq. 381.

7- Ibn Haxher Askalaniu, “Dureru’l-Kamine” (Dëmet e Dyfytyrëshit), vëll. 2, fq. 71.

8- Ibn Haxher Askalaniu, “Lisanu’l-Mizani” (Gjuha e Peshores), vëll. 2, fq. 317.

9- Shejh Hanefi Keutheriu, “Taliku’l-Keutheri fi Zejli’l-Esma ue’s-Sifat Li’l-Bejhaki” (Analiza e Keutherit në Përmbledhjen e Emrave dhe Cilësive Sipas Bejhakiut), fq. 31.

10- Saib Abdulmexhidi, “Ibn Tejmijje: Hajatuhu ue Akaiduhu” (Ibn Tejmijje: Jeta dhe Besimi i Tij”, fq. 125.

11- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 1, fq. 2.

12- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 1, fq. 8.

13- Ibn Tejmijje, “Teussul ue’l-Uesile” (Ndërmjetësimi dhe Ndërmjetësuesi), fq. 86.

14- Ibn Haxher Askalaniu, “Dureru’l-Kamine” (Dëmet e Dyfytyrëshit), vëll. 2, fq. 26.

15- Sureja Maide, Ajeti Nr: 55.

16- Dijetar Hili, “Nahxhu’l-Hakki ue Keshfu’s-Sidki” (Oratoria e të Vërtetës dhe Zbulimi i Sinqeritetit), fq. 172.

17- Dijetar Hili, “Keshfu’l-Muradi” (Zbulimi i Dëshirës), fq. 368.

18- Ibn Tejmijje, “Mukaddime fi’l-Usuli’t-Tefsiri” (Paraqitja e Metodologjisë së Komentimit), fq. 31.

19- Ibn Tejmijje, “Mukaddime fi’l-Usuli’t-Tefsiri” (Paraqitja e Metodologjisë së Komentimit), fq. 36.

20- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 2, fq. 90.

21- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 2, fq. 90.

22- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 2, fq. 90.

23- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 2, fq. 90.

24- Ibn Tejmijje, “Mukaddime fi’l-Usuli’t-Tefsiri” (Paraqitja e Metodologjisë së Komentimit), fq. 51.

25- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Metodologjia e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 80.

26- Taberiu, “Tefsiru’t-Taberi” (Komentimi i Taberiut), vëll. 4, fq. 186.

27- Imam Begauiu, “Mealimu’t-Tenzili” (Udhëzimet e Zbritjes), vëll. 2, fq. 272.

28- Uahidiu, “Esbabu’n-Nuzuli” (Shkaqet e Zbritjes), fq. 114.

29- Imam Zemahsheriu, “Tefsiru’l-Keshshafi” (Komentimi i Zbuluesit), vëll. 1, fq. 649.

30- Fahruddin Radiu, “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), vëll. 12, fq. 26.

31- Thalebiu, “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), (dorëshkrimi) në lidhje me ajetin.

32- Imam Ahmed Ibn Hanbeliu, “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve), vëll. 2, fq. 678.

33- Ibn Ethiri (Mexhduddini), “Xhamiu’l-Usuli” (Përmbledhja e Metodologjisë), vëll. 9, fq. 478.

34- Ebu Suudi, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 2, fq. 52.

35- Nesefiu, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 1, fq. 420.

36- Gjykatës Bejdauiu, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 1, fq. 272.

37- Xhelaluddin Sujuti, “Lubabu’n-Nukuli” (Thelbet e Përcjelljeve), fq. 93.

38- Sheukaniu, “Fethu’l-Kadiri” (Çlirimi i Pëcaktimit), vëll. 2, fq. 53.

39- Dijetar Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 6, fq. 167.

40- Dijetar Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 2, fq. 53.

41- Dijetar Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 2, fq. 53.

42- Dijetar Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 3, fq. 167.

43- Dijetar Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 3, fq. 167.

44- Imam Ahmed Ibn Hanbeli , “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve), vëll. 2, fq. 678, Hadithi Nr: 1158; Ibn Ethiri, “Xhamiu’l-Usuli” (Përmbledhja e Metodologjisë), vëll. 9. Fq. 478, Hadithi Nr: 6502.

45- Haskaniu, “Sheuahidu’t-Tenzili” (Dëshmitarët e Zbritjes), vëll. 1, fq. 209.

46- Uahidiu, “Esbabu’n-Nuzuli” (Shkaqet e Zbritjes), fq. 133.

47- Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), ajeti përkatës.

48- Imam Sujuti, “Durru’l-Mensuri” (Shpjegimet e të Ndihmuarit), vëll. 3, fq. 104-106.

49- Fahruddin Radiu, “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), vëll. 12, fq. 26.

50- Dijetar Emini, “Gadir” (Gadiri), vëll. 3, fq. 56.

51- Dijetar Tabatabaiu, “Mizan” (Peshorja), vëll. 6, fq. 25.

52- Gjykatës Nurullah Shushteriu, “Ihkaku’l-Hakki” (Shpalosja e të Vërtetës), Shënimi Nga Ajetullah Marashi Nexhefiu, vëll. 2, fq. 392-408.

53- Dijetar Sherefuddin Amiliu, “Muraxhaat” (Lutjet), fq. 157.

54- Sureja: Ali Imran, Ajeti Nr: 61.

55- Imam Bejdauiu, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 1, fq. 261.

56- Dijetar Hili, “Nahxhu’l-Hakk ue Keshfu’s-Sidki” (Oratoria e të Vërtetës dhe Zbulimi i Sinqeritetit), fq. 177.

57- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), vëll. 2, fq. 188; vëll. 4, fq. 35.

58- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), vëll. 4, fq. 35.

59- Ibn Haxher Askalanaiu, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 2, fq. 319.

60- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit, vëll. 3, fq. 269.

61- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit, vëll. 1, fq. 6.

62- Ibn Haxher Hejtemiu, “Saua’iku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), fq. 124 (Kjo është përcjellur nga shënimi i veprës me titull: “Biharu’l-Enuari” (Verërat e Dritave), vëll. 35, e Dijetar Mexhlisiut).

63- Imam Zemahsheriu, “Tefsiru’l-Keshshafi” (Komentimi i Zbuluesit), vëll. 7, fq. 370.

64- Dijetar Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 3, fq. 190.

65- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Imam Muslimit), vëll. 2, fq. 180.

66- Ibn Haxher Hejtemiu, “Saua’iku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), fq. 92.

67- Kemaluddin Muhammed Ibn Talha Shafiiu, “Metalibu’s-Suuli” (Kërkesat e Pyetjeve), fq. 16.

68- Kemaluddin Muhammed Ibn Talha Shafiiu, “Metalibu’s-Suuli” (Kërkesat e Pyetjeve), fq. 16.

69- Ebu Nuajm Isfahani, “Hiljetu’l-Eulijai” (Tiparet Fizike të Kujdestarëve), vëll. 1, fq. 61.

70- Ebu Nuajm Isfahani, “Hiljetu’l-Eulijai” (Tiparet Fizike të Kujdestarëve), vëll. 1, fq. 61.

71-  Fahruddin Radiu, “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), vëll. 8, fq. 81.

72-  Fahruddin Radiu, “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), vëll. 8, fq. 81.

73- Tabersiu, “Ihtixhaxh” (Ekstrakti), vëll. 1, fq. 118.

74- Shejh Saduku, “Ujunu Ahbari’r-Ridai” (Burimi i Lajmeve të Gëzuara), vëll. 1, fq. 231; Sejjid Sherif Radiu, “Hakaiku’t-Teuili” (Të Vërtetat e Interpretimit), fq. 230.

75- Shikoni veprën me titull: “Fusulu’l-Mutahara” (Krerët e Pastër) e Shejh Mufidit, fq. 38; Dijetar Mexhlisiu “Biharu’l-Enuari” (Verërat e Dritave), vëll. 35, fq. 257.

76- Sureja Ahzab, Ajeti Nr: 33.

77- Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 3, fq. 485; për më tepër shikoni në burimet e refereuara në artikull.

78- Imam Tahauiu, “Mushkilu’l-Asari” (Çështje e Pazgjidhura), vëll. 1, fq. 426.

79- Dijetar Hili, “Nahxhu’l-Hakki ue Keshfu’s-Sidki” (Oratoria e të Vërtetës dhe Zbulimi i Sinqeritetit), s. 173.

80- Ibn Tejmijje, “Hukuku Ali’l-Bejti” (Jurisprudenca e Familjes së Ehli Bejtit), fq. 12.

81- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), fq. 117.

82- Sureja Ahzab, Ajeti Nr: 33.

83- Imam Safediu, “Uafi bi’l-Uefejati” (Flijuesi në Flijimet), vëll. 3, fq. 79.

84- Imam Dhehebiu, “Zejlu’l-Iberi” (Përmbledhja e Shembullit), vëll. 4, fq. 77.

85- Ibn Haxher Askalaniuu, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës) , vëll. 2, fq. 317.

86- Ebu Muhammed Takijjuddin Hasan Ibn Ali Ibn Daud Hili, “Kitabu’r-Rixhali” (Libri i Muhaddithëve), vëll. 8, fq. 466.

87- Saib Abdulmexhidi, “Ibn Tejmijje: Hajatuhu ue Akaiduhu” (Ibn Tejmijje: Jeta dhe Besimi i Tij”, fq. 203.

88- Tefrishiu, “Nakdu’r-Rixhali” (Përcjelja e Muhaddithëve), fq. 100.

89- Imam Safediu, “Uafi bi’l-Uefejati” (Flijuesi në Flijimet), vëll. 21, fq. 262.

90- Ibn Haxher Askalaniu, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 6, fq. 319.

91- Ibn Haxher Askalanaiu, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës), vëll. 6, fq. 319.

92- Abdullah Muhammed Salihu, “Ulemau’l-Islami: Meukifuhum Mine’l-Uehhabijje”, (Dijetarët Muslimanë: Qëndrimet e Tyre Ndaj Uehhabistëve), fq. 30.

93- “Uehhabijje fi Nadhari’l-Ulemai’l-Islami” (Uehhabizmi në Këndvështrimin e Dijetarëve Muslimanë), fq. 11.

94- “Uehhabijje fi Nadhari’l-Ulemai’l-Islami” (Uehhabizmi në Këndvështrimin e Dijetarëve Muslimanë), fq. 47.

95- “Uehhabijje fi Nadhari’l-Ulemai’l-Islami” (Uehhabizmi në Këndvështrimin e Dijetarëve Muslimanë), fq. 54.

96- “Uehhabijje fi Nadhari’l-Ulemai’l-Islami” (Uehhabizmi në Këndvështrimin e Dijetarëve Muslimanë), fq. 56.

97- Ali Asgar Fakihiu, “Uehhabijani” (Uehhabistët), fq. 129.

98- Abdullah Muhammed Salihu, “Ulemau’l-Islami: Meukifuhum Mine’l-Uehhabijje”, (Dijetarët Muslimanë: Qëndrimet e Tyre Ndaj Uehhabistëve), fq. 273.

99- Abdullah Muhammed Salihu, “Ulemau’l-Islami: Meukifuhum Mine’l-Uehhabijje”, (Dijetarët Muslimanë: Qëndrimet e Tyre Ndaj Uehhabistëve), fq. 273.

100- Abdullah Muhammed Salihu, “Ulemau’l-Islami: Meukifuhum Mine’l-Uehhabijje”, (Dijetarët Muslimanë: Qëndrimet e Tyre Ndaj Uehhabistëve), fq. 347.

101- Haxhi Halife (Mustafa Katip Çelebiu), “Keshfu’dh-Dhununi an Esmai’l-Kutubi ue’l-Fununi” (Zbulimi i Zotëruesit të Nunit në Emrat e Veprave dhe Shkencave), vëll. 2, fq. 1872.

102- Abdullah Muhammed Salihu, “Ulemau’l-Islami: Meukifuhum Mine’l-Uehhabijje”, (Dijetarët Muslimanë: Qëndrimet e Tyre Ndaj Uehhabistëve), fq. 347.

103- Ibn Tejmijje, “Kitabu’r-Reddi Ala’l-Ahna’i” (Libri Kundërshtues Mbi Ahnaiun), fq. 205.

104- Mahna Enueri, “Ulemau’l-Islami fi’l-Hindi (Dijetarët Muslimanë në Indi), fq. 121.

105- Mahna Enueri, “Ulemau’l-Islami fi’l-Hindi (Dijetarët Muslimanë në Indi), fq. 134.

106- Umer Bajtari, “Asaru’l-Halide” (Çështjet e Përjetshme), fq. 176.

107- Ibn Haxher Askalaniu, “Lisanu’l-Mizani” (Peshorja e Gjuhës) vëll. 2, fq. 317.

108- Ibn Haxher Askalaniu, “Lisanu’l-Mizani” (Gjuha e Peshores), vëll. 2, fq. 317.

Sqarime të Nevojshme

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të



Burimi : Medya Şafak