Udhëheqësit fetarë të Libanit dënojnë lëvizjen e Trumpit për Al Kudsin

Publikuar në Dhj. 17, 2017, 6:13 a.m.

Udhëheqësit fetarë muslimanë, të krishterë dhe druzë u takuan të enjten në Kishën Maronite në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut, për të dënuar njëzëri njohjen e fundit e Kudsit të Shenjt si kryeqyteti i regjimit sionist.

Udhëheqësi fetar i të krishterëve marionitë  libanezë, Bashareh Petros al-Raei e përshkroi vendimin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të njohur Al Kudsin e okupuar si kryeqytetin e ri të regjimit sionist si një veprim mizor kundër palestinezëve, arabëve, muslimanëve dhe të krishterëve.

Udhëheqësi i Maronitëve tha se veprimi i SHBA-ve është kundër Rezolutës së Kombeve të Bashkuara dhe ligjeve ndërkombëtare. Vendimi do të provokojë një tjetër intifadë palestineze (kryengritje) dhe një luftë të re rajonale.

Kryetari i Këshillit Suprem për muslimanët shiitë libanez, Shejh Abd al-Amir Keblan, nga ana tjetër, dënoi vendimin e Trumpit mbi Al Kudsin e Shenjtë (Jerusalemin) dhe vazhdoi të lavdërojë qëndrimin e presidenti libanez dhe të qeverisë në trajtimin e çështjes.

Shejh Abd al-Amir  Keblan përsëriti gjithashtu se muslimanët dhe të krishterët duhet të qëndrojnë së bashku dhe të bashkohen kundër masave të Uashingtonit.

Shejhu Abdel-Latif  Deryan, Myftiu i Madh i Libanit, nga ana e tij, tha se ne nuk e kemi njohur shtetin e Izraelit dhe nuk do ta bëjmë këtë.

Shejh Deryan e përshkroi vendimin e Trump-it si një agresion ndaj të gjitha feve hyjnore dhe dinjitetit të arabëve, muslimanëve dhe të krishterëve.

Për më tepër, udhëheqësi shpirtëror i Druzëve, Shejh al-Akl Naim Hassan, dënoi masën e fundit të Trumpit  lidhur me Al Kudsin të pushtuar, duke thënë se një civilizim i paaftë për t'u siguruar palestinezëve një minimum të drejtësisë, nuk ka vend dhe kuptim.

Libani në ditët e fundit ka dëshmuar demonstrime nga njerëz të grupeve të ndryshme fetare dhe politike dhe fraksioneve që protestonin kundër njohjes së Al-Kudsit  nga Trumpi  si kryeqyteti i regjimit sionist.



Burimi : IRNA