U vranë 4 dhe u plagosën 400 palestinezë në ditën e xhumasë

Publikuar në Dhj. 16, 2017, 1:02 a.m.

Forcat izraelite kanë vrarë 2 ndërsa kanë plagosë 150 palestinezë në lindje të Rripit të Gazës, ka lajmëruar Ministria palestineze e shëndetësisë. Në Rripin e Gazës janë vrarë dy demonstrues, njëri prej të cilit ishte në karrocë invalidore.

Dy palestinezë janë vrarë në Bregun perëndimore, ndërsa më shumë se 270 palestinezë janë plagosur në ballafaqime me policinë. Dhjetë demonstrues janë plagosur kur forcat izraelite kanë hapur zjarr kundër demonstruesve. Njëri nga të vrarët, sipas theksimeve të policisë izraelite, ka vrarë pjesëtarin policor izraelit.

Palestinezët nëntë ditë me radhë po protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trumpit për njohjen e Jerusalemit për kryeqytetin e Izraelit. Në Jerusalemin lindor të okupuar dhe në Bregun perëndimor 150 demonstrues janë plagosur me plumba të vërtetë, ndërsa 61 me pumba të gomës, ndërsa të tjerët janë lënduar nga gazi lotsjellës, ka publikuar Gjysmëhëna e kuqe palestinze. Protestat kanë nisur menjëherë pas faljes së namazit të xhumasë.

Policia izraelite në Jerusalem, me dhunë e ka parandaluar palestinezët të organizojnë demonstrata. Një grup i palestinezëve është tubuar për protesta në portën e Damaskut. Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë demonstruese. Protestat tek porta e Damaskut ka përfunduar ashtu që policia thjesht i ka shpor pjesëmarrësit e protestës.

Protestat po mbahen për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Trumpit për të njoh Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit, po mbahen jo vetëm në Palestinë por edhe në Lindjen e Afërt dhe gjithandej botës islame. Palestinezët synojnë që Jerusalemin lindor të cilin Izraeli e ka okupuar në vitin 1967 gjatë luftës gjashtëditore me arabët dhe më tutje e ka aneksuar ashtu që në vitin 1980 e ka shpallur Jerusalemin për kryeqytetin e vet. Por, bashkësia ndërkombëtare këtë veprim të Izraelit kurrë nuk e ka njohur.