Islami politik, realitet apo iluzion (Pjesa e dytë)

nga Naxhi Ali | Publikuar në Dhj. 15, 2017, 3:34 a.m.

Siç cekëm në pjesën e parë të këtij shkrimi, Perëndimi dhe më sakt një fraksion radikal prej mendimtarëve dhe politikëbërësve perëndimore, gjegjësisht amerikan pas rënies së komunizmit e prezantuan Islamin si armikun më të madh të kulturës perëndimore. Për çudi, ndërkohë që po e përgatisja pjesën e dytë të këtij shkrimi, këtë javë ndodhën ngjarje, të cilët evidentuan këtë pohimin tonë, se politika amerikane, për fat të keq, ndjek një trend armiqësor ndaj Islamit dhe shpallja e al-Kudsit (Jerusalemit) si kryeqytet të një shtet okupator ndaj territoreve islame nuk mund të interpretohet ndryshe. Në këtë pjesë do të parashtrojmë disa pyetje në lidhje me pikëpamjet e shfaqura nga mendimtarët perëndimor për Islamin dhe shkakun se pse nga bota islame janë veçuar shtetet Iran, Libi dhe Liban si kundërshtar të vlerave perëndimore dhe cila është dëshmia e historisë rreth këtij pohim të Bernard Lewis-it, sot, plot 27 vjet nga publikimi i arikullit të tij të famshëm, i cili u bë bazë për lançimin e pikëpamjeve tejet radikale si përplasja e qytetërimeve. Mendojmë se distanca kohore na lejon që të gjykojmë pohime të tilla, të cilat sipas nesh janë më shumë spekulative dhe me prapavije politike sesa filozofike dhe logjikisht të argumentuara.

Këtu është vendi të kujtojmë se Xhorxh Bush junior po ashtu jo shumë larg se Bernard Lewis-it do të konsideronte Iranin dhe Libin bashkë me Koren e Veriut si boshti i së keqes dhe kjo nuk duhet të na duket dhe aq e çuditshme, sepse politika amerikane mbështetet në pikëpamje, ide dhe këndvështrime që gatuhen në kuzhinën e politikëbërjes amerikane dhe prezidentët amerikanë janë vetëm zbatues të këtyre politikave. Luftërat e Xhorxh Bushit në Afganistan në vitin 2001 dhe Irak në vitin 2003 si dhe lufta e Izraelit me Libanin në vitin 2006 (po në kohën e Xhorxh Bushit republikan) duhen parë po në këtë kontekst, pra në kontekstin e përplasjes midis qytetërimeve dhe armiqësisë me Islamin. Sot ka dyshime të arsyeshme , të cilat bëjnë të dzshojmë se sulmi terrorist në SHBA më 11 Shtator, 2001 ishte inskenuar apo së paku ndodhi me dijenin e segmentëve të inteligjencës amerikane dhe u përdor si pretekst për të filluar luftërat në Lindjen e Mesme. Nuk është çudi fakti që po në atë kohë, siç thotë Trumpi, Kongresi amerikan para 20 vite shpalli al-Kudsin si kryeqytet të Izraelit. Kjo është një dëshmi tjetër që politika amerikane ndaj Botës Islame nuk ka ndryshuar, por ka një vazhdimësi dhe është koherente, edhe pse për shkaqe objektive kaluan 20 vjet para se ky vendim i Kongresit të shndërrohet në ligj të firmosur nga presidenti amerikan.

Ajo çka na intereson neve në këtë shkrim është islami politik dhe gjithë çfarë u tha sa më lart dhe në pjesën e parë të këtij artikulli ishte si një hyrje dhe premise që na orienton e na udhëzon drejt së vërtetës. Sot në trojet tona flitet shpesh për islamin politik, por rrall kush merr përsipër definimin e këtij koncepti dhe në fakt njerëzit të cilët shkruajnë për të janë pinjoll të komunizmit, të shndërruar detyrimisht në demokrat (të pagdhendur) pas rrënies së ideologjisë komuniste. Ata që në fillim pozicionohen qartazi kundrejtë fesë islame duke e konsideruar atë si mbeturina të epokës së kaluar, duke haruar që dhe myslimanët kanë të drejtë po në të njëjtën mënyrë ta konsiderojnë kristianizmin si mbeturina e së kaluarës, meqë ka ndodhur në kohëra shumë të turbullta dhe është rezultat i pushtimit romak, bizantin, bullgar, serb dhe ... të trojeve tona. Po ashtu këta njerëz në vend që të përgjigjen për kolaboracionizmin e tyre me komunistët jugoslav dhe slav, në vend që të kritikojnë Perëndimin për shkakun se ka copëtuar vendbanimet shqiptare, në vend që të përpiqen që ta kuptojnë shkakun real për pranimin e Islamit nga shqiptarët dhe po ashtu për t'iu ikur këtyre pyetjeve, zgjedhin rrugën më të lehtë, që është bashkëpunimi dhe nënshtrimi karshi imperializmit dhe fuqisë supreme të kohës sonë.

Por kjo nuk është çudi; intelektualët shqiptar nuk bëjnë gjë tjetër përpos asaj që kanë bërë në të kaluarën (nuk duam të ofendojmë të gjithë intelektualët, sepse jo të gjithë hyjnë në këtë kategori), siç kanë vepruar në kohën e komunizmit, edhe sot rruga e zgjedhur prej tyre është kolaboracionizmi me armiqtë e Islamit. Këtu vlen të përmendim shembullin e Kadares, njeriu që në shkrimet e veta me ngjyrim tepër ideologjik ka luftuar fenë dhe religjionin, pa bërë dallim midis Islamit dhe të krishterimit (mjafton të lexosh librin e tij "Eskili, ky humbës i madh"), duke mohuar identitetin fetar të pjesës dërrmuese të kombit shqiptar. Sot po ky njeri është shndërruar në mbrojtësin më të shquar të vlerave perëndimore duke e zëvendësuar Moskën me Parisin, kuptohet, pa ndryshuar sensin e kolaboracionizmit të vet.

Islami politik duhet shikuar në prizmin e shkrimeve të Bernard Lewis-it dhe politikave të Xhorxh Bushit ndaj botës islame, ku spikasin tre shtete – Irani, Libani dhe Libia që kanë qenë të shënjestruara prej tij. Sot Libia nuk është më në këtë list, sepse Perëndimi ia doli që të rrëzonte kolonel al-Kadh-dhafin nga pushtet, por dy të tjerët vazhdojnë rrugëtimin e tyre të suksesshëm.

Islami politik që na serviret nga qarqe të dyshimta intelektuale kolaboracioniste, duke  e prezantuar atë nën dritën e lëvizjes selefiste-uahabiste është një islam i deformuar nga vetë Perëndimi dhe fare nuk ka të bëjë me shqetësimet amerikane në lidhje me ringjalljen apo rilindjen e Islamit si fuqi politike të pavarur. Kjo sepse Arabia Saudite si burim i uahabizmit dhe sponsorizuesi më i madh i këtij sekti sot shfaqet si aleati më i besuar i SHBA-së, madje në një çështje shumë sensitive për botën islame - Palestina.

Por intelektualët tanë nuk bëjnë përpjekjen më të vogël për të dënuar ekstremizmin saudito-amerikan, që ka gjetur një strehim dhe përhapje maline në trojet tona, duke quar me qindra të rinjë në radikalizim dhe pjesëmarrje në organizata terroriste si ISIS. Ata nuk shqetësohen as me pohimet anti-islame të  prezidentit amerikan, me gjuhën e urrejtjes së tij, sepse kështu janë mësuar – të jenë të nënshtruar ndaj Të fuqishmit e ditës.

Këtu është vendi të pohojmë që islami politik në kuptimin e paraqitur në këtë shkrim akoma nuk ka depërtuar në trojet shqiptare, por nuk është larg dita, kur masat myslimane do të vetëdijësohen për qëllimet e vërteta të armiqëve të Islamit dhe do t'iu bashkohen pjesës dërrmuese të botës islame, e cila mbron shenjtërinë e kësaj feje, sepse ata tek Islami shohin fenë racionale që është burim i lumturisë së përjetshme dhe paraqet alternativë shumë të fuqishme për ideologjitë perënduese në botën perëndimore, sepse siç komunizmi, po ashtu liberal-demokracia, si ide, burojnë nga Perëndimi dhe nuk është larg dita kur fati i komunizmit marksian dhe engelsian do të ndiqet nga liberalizmi i shfrenuar.