Kosova me Termocentral të ri

Publikuar në Dhj. 15, 2017, 2:54 a.m.

Kompania amerikane “Contour Global”, do të bëjë ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

“ContourGlobal” është një platformë e blerjes dhe zhvillimin e gjenerimit të energjisë me shumicë. Kjo kompani ka arritur kontrata afatgjata për gjenerimin e rrymës nga lloje të ndryshme burimesh dhe në vende të ndryshme.

 Kompania operon në tri kontinente, më së shumti në Evropë, pastaj në Amerikë Latine si dhe në Afrikën Subsahariane. Ajo numëron 69 centrale elektrike duke përdorur një gamë të gjerë të burimeve, teknologjisë dhe pajisjeve. Kompania është prezente në 19 shtete në mbarë botën.

Kompania përdor energji të ripërtrishme si hidro, solare, të erës dhe biogazit. Po ashtu, kompania operon edhe me termocentrale që sigurojnë energjinë nga thëngjilli. Një i tillë është edhe ai Martiza në Bullgari. Pas renovimit të centralit deri në vitin 2009, ai u kthye në centralin e parë me energji termale në Evropën Juglindore që plotëson të gjitha standardet mjedisore të BE-së.

Përmirësime të mëtejshme u bën në vitin 2015, të cilat adresuan rregullimin e detyrueshëm të emetimeve të BE-së, që hyri në fuqi në vitin 2016.

Termocentrali në Kosovë do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW.