Jemi të gatshëm të mbrojmë Jerusalemin

Publikuar në Dhj. 14, 2017, 12:59 a.m.

Presidenti i Iranit Ruhani  ka përkujtuar se myslimanët, krishterët dhe hebrenjtë  gjithmonë kanë jetuar bashkë në këtë hapësirë. Cionistët janë ata që janë imponuar në këtë rajon.

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani ka porositur se janë të gatshëm të bashkëpunojnë  me vendet myslimane pa kurrfarë kushte me qëllim të mbrojtjes së Jerusalemit. Duke folur në samitin e Organizatës për bashkëpunim islamik(OIC) presidenti iranian ka cek se në këtë aspekt nuk kanë kurrfarë parakushte dhe tërheqje. Ruhani konsideron se konsultimi dhe koordinimi i disa vendeve me regjimin sionist ka ndikuar në vendimin e SHBA-së të sjell me 6 dhjetor për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit. Sipas fjalëve të tij  ata përpiqen të vendosin  fatin e Palestinës.

“Cionistët janë ata që shtojnë terrorizmin dhe dhunën në Lindjen e Afërt”, ka cek Ruhani duke theksuar se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ndërmori kurrfarë masa. Më tej shtoi se SHBA-të regjimit sionist i ofron çdo lloj të armatimit.

“SHBA-të kurrë nuk kanë qenë ndërmjetësues i ndershëm, e as që do të jenë ndonjëherë. Nuk kanë luajt rolin pozitiv në zgjidhjen e çështjes palestineze. Shohim se SHBA-të përpiqen të fitojnë përfitim maksimal”, ka thënë Ruhani.

Konsideron se është e nevojshme që nga ky samit të dërgohet një porosi e fuqishme të dënimit të këtij vendimi të pamatur të SHBA-së. Ruhani ka nënvizuar se është e nevojshme uniteti i të gjithë myslimanëve kundër regjimit sionist.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) Donald Trumpi javën e kaluar ka sjell vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit që ka shkaktuar reagimet të fuqishme në tërë botën.

Donald Trumpi po ashtu ka urdhëruar që ambasada e SHBA-ve të transferohet nga Tel Avivi në Jerusalem. Këto hapa të presidentit amerikan kanë shkaktuar valën e demonstratave jo vetëm në Palestinë, por edhe në shumë shtete tjera.

Izraeli e ka okupuar Jerusalemin Lindor me 5 qershor 1967. Ky shtet në vitin 1980 njëanshëm e ka shpallur për kryeqytetin e shtetit të vet, por Kombet e Bashkuara këtë vendim e kanë shpallur nule.



Burimi : SAHAR