Mbi 7000 femra marrin pjesë në Garat e Kur'anit në Teheran

Publikuar në Dhj. 13, 2017, 12:41 a.m.

- Më shumë se 7,000 femra po marrin pjesë në edicionin e 11-të të Garave Kur’anore Kombëtare në  Qendrën Dar-ul-Kur'an të Imam Aliut (a.s.).

Garat filluan në Teheran, në kryeqytetin e Iranit të mërkurën dhe do të vazhdojë deri të premten, më 15 dhjetor 2017.

Pjesëmarrësit konkurojnë në tre grupmosha, të adoleshentëve, të rinjve dhe të rriturve.

Kategoritë e Garave Kur’anore përfshijnë këndimin e Kur’anit sipas rregullave  dhe memorizimin e Librit të Shenjtë (në 4 nivele).

Përveç femrave nga Irani, në Garat Kur'anore marrin pjesë 318 shtetase nga shtete tjera.

Qendra Kulturore e Dëshmorët të Revolucionit Islamik në qendër të Teheranit është organizatore e kësaj ngjarje.

Shpenzimet e organizimit të ngjarjes janë siguruar nga donacionet e veprimtarëve Kuranorë.



Burimi : IQNA