Muslimanët luten pata Shtëpisë së Bardhë, protestojnë kundër Trumpit

Publikuar në Dhj. 13, 2017, 12:36 a.m.

Qindra muslimanë morën pjesë të xhumanë në lutje para Shtëpisë së Bardhë, protestojnë ndaj vendimit të Presidentit të SHBA –ve, Donald Trump për të njohur Jerusalemin (Kuds) si kryeqytetin e regjimit izraelit.

Duke iu përgjigjur thirrjes së organizatave amerikane muslimane, besimtarët-namzlitë shtuan sexhadet në park para rezidencës së presidentit.

Duke mbajtur shami tradicionale palestineze keffiyeh ose ngjyrat e flamurit palestinez, protestuesit gjithashtu mbanin pankarta që denonconin okupimin izraelit të Kudsit dhe Palestinës.

Të mërkurën, Trump deklaroi se SHBA i njeh Kuds si kryeqytetin e regjimit izraelit dhe njoftoi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds - duke kthyer shpinën e tij në dekada të diplomacisë amerikane dhe ndërkombëtare.

"Trump nuk zotëron një copë toke të Jeruzalemit dhe Palestinës, ai zotëron Kullën e Trumpit, që mund t'ua japë Izraelitëve", tha për AFP Nihad Awad, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR).

Presidenti është duke "fuqizuar ekstremizmin fetar të krishterë në SHBA", shtoi ai.



Burimi : World News